Këta fuksat janë zogj kurvash, kanë gjëra në dorë, e tallin bythën me njerëz…

1
Lali fiku
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Unë kam historinë time të ndërlikuar me ta, nuk kam bërë gjë kundër ligjit, por fuksat vazhdojnë e më bien në qafë – ende nuk e di arsyen pse. Ata nuk dalin hapur kurrë, se nuk kanë guxim, e dinë se hapur, me mua humbin, por veprojnë në fshehtësi. Dhe vazhdojnë në fshehtësi e me poshtërsi, pa u ndalë.

Se si veprojnë këta, shikoni si vepruan me Lali Erin, lali fikun… Lali Eri i shkretë, e ka filluar si fëmijë me shitje fiqsh, u tregua i zoti, se arriti të merrej me aktivitet politik, të martohej me një grua të bukur, dhe u bë edhe kryetar Bashkie në Tiranë, mandati i 3-të. Jo pak ë? Por politika te ne të korrupton – prandaj unë nuk merrem me politikë aktive. Dhe ai e kishte gruan e bukur, e cila i pëlqente brekët 260 Euro, e pallton 35 mijë, si Marie Antoneta e Francës. Dhe në fund e hëngri keq… fikun.

E ftonin në SPAK dhe bisedonin me të, pinte kafe lali Eri me ta, dhe duke qenë se kishte pushtet e para, e prisnin mirë, e ky ndihej rehat. ‘Flej në ujë’ i thonin, se jemi ende në fillim të çështjes tënde. E lali Eri ikte i kënaqur nga ‘kolegët’ e SPAK-ut, të cilët i buzëqeshnin me përzemërsi, edhe pse ia kishin bërë lëndën gati. Derisa erdhi një amerikan në Shqipëri një ditë dhe e arrestuan… Aq bukur e arrestuan, sa lali Erit i dukej surreale e gjithë kjo gjë, ‘nuk është e vërtetë’ – mundohej t’i mbushte ai mendjen vetes.

E unë duke qenë se nuk kam post e nuk kam as mundësi abuzimi, nuk kam as mundësi të shkeli ligjet, por fuksat më ndjekin nga pas, nuk e di pse. Ndoshta ngaqë shkruaj, e nuk ia ledhatoj shpinën askujt… Fuksat janë zogj kurvash, tallin bythën me ty, se kanë gjëra në dorë, je i fajshëm ose jo, po hyre në lupën e tyre, ata të shkatërrojnë… sikur janë dorë e zgjatur e serbit, në rastin tim. Për lali Erin, nuk ndaj të njëjtin mendim, se ai ka abuzuar e duhet të dënohet.

* * *

S’e di, Rama abuzon shumë me paratë publike dhe nuk ia ndien për këtë vend, Saliu është rrumpallë. E prandaj jemi këtu ku jemi. Mund të kishim qenë në BE tash 10-15 vjet, por merru me fe e me gjëra irracionale e pa produkt, me hajni e korrupsion, e jo me punë, shkollim e dije. Kina është zhvilluar shumë e ne vetëm pas, drejt degradimit e regresit shkojmë, të paaftë për ta bërë këtë vend e tokë të jetueshme për shqiptarët. Të vjen keq, se vendin e kemi të mirë, por njerëzit pa mend. Edhe Ukraina u shkatërrua, se u korruptua keq. Edhe ne mundet se na ndodhë ndonjë e keqe e madhe, se vetë po e kërkojmë.

1 KOMENT

  1. I nderuari Arben Çokaj!
    Lexova me kujdes shkrimin e juaj, nga i cili veçova këto fjalë:
    …”Ata nuk dalin hapur kurrë, se nuk kanë guxim, e dinë se hapur, me mua humbin, por veprojnë në fshehtësi. Dhe vazhdojnë në fshehtësi e me poshtërsi, pa u ndalë.”

    Dhe vazhdoni shkrimin me fjalët, po citoj:
    …”Fuksat janë zogj kurvash, tallin bythën me ty, se kanë gjëra në dorë, je i fajshëm ose jo, po hyre në lupën e tyre, ata të shkatërrojnë… sikur janë dorë e zgjatur e serbit, në rastin tim. Për lali Erin, nuk ndaj të njëjtin mendim, se ai ka abuzuar e duhet të dënohet.”
    *
    Ju lumtë për një shkrim të guximshëm, ngase vet jeni i dijshëm dhe guximtar! Ua kam lakmi.
    Nuk po zgjati shumë komentin, ama nuk po mundëm ta përfundoj pa e thënë këtë:
    1. Forca e NDËRGJEGJËS është aq e madhe saqë të PAFAJSHMIN e liron nga frika, e të FAJSHMIN e gjykon dhe e dënon rëndë;
    2. Në një shtet ku mbretëron dhuna dhe tirania, vendi i njerëzve të ditur është në burg;
    3. O Drejtësi! Sa padrejtësi bëhën në emrin tënd!?

    Respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

    Shënim: Ismet, nuk punojnë për shtet këtu tek ne, korruptohen të gjithë, e ne që japim kontribut shtetformues qoftë edhe me shkrimet tona, jemi në shënjestër të këtyre horrave, që punojnë për shtetin e marrin rroga për të na mbrojtur – ata na dëmtojnë. E kjo është absurde, por nuk ke kujt i thua.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.