Koment
Skënder MULLIQI
Që shumë kohë veriun e Kosovës, strukturat paralele kriminale serbe më incidente të ndryshme nuk e kan lënë të qetë. Shtrohet pyetja logjike. A ka mundësi që të ndalohen veprimet e tilla destabilizuese, që qytetareve në këtë pjesë të vendit tu mundësohet të jetojnë të lirë dhe pa frikë? Qeveria e re ka filluar tashmë levizjët e dukshme në këtë drejtim, të cilat levizje stabilizuese nuk i kishim për shumë vite. Strukturat paralele serbe duhet të zhbëhën, së ato janë mishë i huaj në trupin e Kosovës. Kjo është e para.
E dyti element kyq destabilizues pos regjimit kriminal të Vuçiqit, është Kisha Ortodokse Serbe. Ajo moti e ka lënë rrugën e predikimit fetar. Kjo organizatë famkeqe, radikale e shoviniste, po vepron edhe tash në Kosovë, dhe në Mal të Zi. Fjalimet, komunikimet, jo toleranca fetare, apetetet pushtuese ndaj tokave të huaja, po vijnë nga logjika mesjetare e Kishës Ortodokse Serbe. Qëndrimet agresive dhe provokative të kishës ndaj shqiptarëve, janë duke i vu në funksion strukturat kriminale për aneksimin e veriut të Mitrovicës.
Pastaj, gjithnjë e më shumë po jemi dëshmitarë të ndikimit rus në veri të vendi, që e vertëton edhe incidenti në Shqipëri, ku kriminelët rus plagosën dy shqiptarë. Kjo nuk guxon të na përseritët.Veprimet e tilla ruso-serbe, janë duke na treguar qartazi qëllimet e tyre politike, më mundësi të eskalimit të gjendjës edhe më luftë. Shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, ishte dashur të kanë një koordinim të madh, që t’i ruajnë interesat shtetërore dhe nacionale, nga çdo aventurë e mundshme të tyre. A thua ka filluar Edi Rama të mbushet mend? Heshtja e tij për ngjarjet e fundit flasin së ai ende po jeton më ëndrrën e tij për Ballkan të Hapur.
Rusia është duke i përdorur kërcënimet hibride për luftë në Ballkan. Kosova nuk është anëtare e NATO-së, si Shqipëria dhe Mali i Zi, por ka KFOR-n si roje të kufirit. NATO ishte dashur të përmbysë çdo plan të luftës hibride në rajonin e Ballkanit. Ajo më gjasë duhet sërish të tregon forcën në Ballkan, së kemi të bëjmë më dy shtete, të cilat nuk e njohin gjuhën diplomatike. Rruga për në BE, e shteteve te Ballkanit Perëndimor, është ndaluar për shkak të kësaj krize.
Amerika dhe BE-ja ka ardhur koha e fundit të sanksionojnë ashpër Serbinë në aspektin politik dhe ate ekonomik. Ata të cilët kërkojnë dhunë, dhunshem edhe duhet stopohen në synimet luftënxitëse. Çdo provokim i serbëve në veri të planifikuara nga Begradi zyrtar, duhet të zbrapsen pa pardon nga organet tona të shtetit dhe nga KFOR-i, i cili po e shton gjendjën e gadishmerisë. Kosova dhe shtetet tjera të rajonit vemendshem duhet të ndjekin gjendjën dhe akitivitet e përbashkëta ruso-serbe. Lufta në Ukrainë ka provokuar situaten në disa vende të botës, e më së shumti rajonin e Ballkanit…