Ish-këshilltari i Clinton parashikon fitore të thellë të Trumpit: ‘fitore absolute’

0
Donald Trump

Candace Hathaway, TheBlaze.com01 nëntor 2024Përktheu Arben Çokaj

“Trump do të fitojë rreth 360 vota elektorale.”

Ish-këshilltari i fushatës së Bill Clinton, Dick Morris, parashikoi se Donald Trump do të sigurojë një “fitore elektorale në gjithë vendin” në zgjedhjet e ardhshme presidenciale kundër Kamala Harris.

Gjatë një interviste të enjten në “The Jeff Katz Show”, Morris tha se ai parashikon një “fitore absolute”.

“Nëse Trump fiton, ne kemi kontrollin edhe nëse nuk marrim një vend tjetër.”

Morris i tha Katz: “Unë mendoj se Trump do të fitojë dhe nuk mendoj se do të jetë aq afër. Unë mendoj se ai do të fitojë votën popullore me ngushtësi, por kjo do të përkthehet në një fitore elektorale në gjithë vendin.”

Ai shpjegoi se në vitin 2016, Trump mundi kundërshtaren e tij, Hillary Clinton, në një “shkallë vendi”, pavarësisht se kandidatja demokrate fitoi votën popullore me 2.6%.

Unë mendoj se kjo është ajo që do të ndodhë këtu,” vazhdoi Morris. “Unë mendoj se Trump do të mbajë të gjitha shtetet e lëkundura, me përjashtim të mundshëm të Wisconsin.

Morris parashikoi se kandidati republikan për president do të fitonte Xhorxhian, Arizonën, Nevadën, Miçiganin dhe Pensilvaninë.

“Trump do të ketë disa surpriza, si ndoshta Virginia dhe ndoshta Minesota”, tha Morris për Katz. “Me këto lloje numrash, unë mendoj se Trump do të fitojë rreth 360 vota elektorale dhe Harris do të fitojë rreth 100 vota elektorale. Kështu që do të jetë një fitore absolute.”

Katz tha se ai ka një “dyshim të fshehtë” se Trump do të fitojë Virxhinian. Morris ra dakord se Trump ka një “shans shumë të mirë” në këtë shtet.

Katz e pyeti Morrisin nëse ai parashikon, që suksesi i Trump do të ulte votën dhe do t’i siguronte atij një shumicë republikane në Dhomë dhe Senat.

“Unë mendoj se ai do të mbajë qartë Dhomën dhe ndoshta do të shtojë pesë ose 10 vende në diferencë. Dhe në garën për Senatin, unë e shoh atë padyshim duke marrë Virxhinian Perëndimore, e cila është disi e dhënë, dhe Montanan, e cila duket shumë e sigurt. Dhe pastaj Ohio duket se ai mund ta fitojë atë,” – tha Morris.

Morris deklaroi se të dhënat e sondazhit nga Michigan dhe Wisconsin duken “shumë pozitive” për Trump, por shtoi se ai “nuk është i sigurt se do t’i fitojë ato shtete”.

“Ai do të afrohet shumë dhe mund t’i fitojë ato,” përfundoi Morris.

“Është e rëndësishme të kuptoni se në një garë për Senatin, nëse kundërshtari juaj është nën 50%, që janë shumica e këtyre pushtetarëve, të pavendosurit zakonisht shpërthejnë. Sepse nëse je i pavendosur, është si të thuash se nuk mund të martohesh me të njëjtën grua vitin e ardhshëm,” i tha Morris, Katz.

“Unë mendoj se kjo tregon pakënaqësi me pushtetarët demokratë.”

Morris shpjegoi se shumë nga garat për Senatin “janë të varur me një pikë”, por me kandidatët demokratë nën 50%, republikanët mund të fitojnë pesë deri në gjashtë vende.

“Çështja është se nëse Trump fiton, ne kemi kontrollin edhe nëse nuk marrim një vend tjetër, edhe nëse humbim Virxhinian Perëndimore,” vazhdoi Morris, duke vënë në dukje se kandidati për zëvendëspresident i Trump, senatori JD Vance (Ohio), do të votonte një  republikan.

Katz i kërkoi Morrisit të ndante mendimet e tij për turnin e McDonald’s të Trump dhe konferencën e kamionit të plehrave.

Morris u përgjigj, duke deklaruar se përpjekjet e Harris për ta cilësuar Trumpin si një “miliarder elitar” të paprekur, nuk po funksionojnë.

“Trump duket i mrekullueshëm”, shtoi ai.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.