Hysni Gashi i vogël, jetimi, bariu e rrogëtari

0
Hysni Gashi - Prishtinë
Sinan Kastrati
Sinan Kastrati

Jetimi Hysni Gashi i vogël, nga rrogëtari e njeriu i falur në familje me nevojë e aso që s’kishin fëmijë, në Jetimoren e Vlorës

Nga familja Zajmi, në katundin Lubizhdë e Hasit e Letaj, Kuks e në ”fund”, në Vlorë, te Ujë i Ftohtë

Edhe sikur të ishte udhëtim turistik e film artistik, për një fëmijë siq ishte Hysniu, në televizionin suedez, ky film do të emitohej pas orës 22:00 me rekomandim që fëmijët pa prezencën e njërit prind nuk do të mund ta shikonin, është me skena të rënda

Vazhdon nga shkrimi me titull ”Hysniu i vogël e profesori i madh”, publikuar më datë 27 mars 2023

Jeta e Hysni Gashit nëpër vite, edhe pse e vështirë, ishte një jetë në shërbim të atdheut. Arsimi ishte arma më e fuqishme kundër errësirës, të cilën Hysniu e mori. Ai e kishte kuptua qysh si fëmijë ku shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe, i shkruante në rrasa, i mësonte përmendësh e i ruante në zemër se vetëm me arsim dalim në dritë

Hysniu si fëmi në teqenë e Lubizhdës së Hasit

Fëmiu i vogël, pasi shëtiste ”kah i shihnin sytë”, ”dyjeja ishte e Hysniut”, sipas njërit me të cilin unë fola, shpesh ka dalur pa pyetur, Arifin, ka ikur nga shtëpia e Arif Gashit e ka shkua duke shetitur deri në Gjakovë, disa (dhjetëra) kilometra në shoqëri me rrjedhën e lumit Erenik e erën e luleve të tokës bukanike në mes të dy lumenjëve, Drinit të Bardhë e Erenikut, zëmadh.

Me Gjakovën, Hysniun e lidhën shumë ngjarje që edhe ato do të ndikojnë në formimin e personalitetit të Hysni Gashit, për të cilat më vonë do të flas

Hysniun e falin në Lubizhdë të Hasit

Nuk dihet qëllimi i vërtetë a shkoi Hysniu në teqenë e Hasit apo te ndonjë katundar në Lubizhdë por ajo që dihet është se Hysniu flente shpesh në teqenë e Lubizhdës së Hasit. Unë personalisht e kam njohur Sheh Brahimin e teqesë së Lubizhdës që me siguri ka qenë djali i shehut në kohën kur Hysniu ishte në Teqe. Sheh Brahimin e kam takua te mehybt, dervishët *) e Hereqit, katund në Reken e keqe. E takova te Dervish Neziri, ku punoja si puntor krahi, gati Hysniu. Ishte burrë i mirë e klerik i njohur dhe i respektuar.

Mua nuk më hiqet nga mendja se sa ”shërbente” Hysniu në Lubizhdë, ku ishte edhe një i sëmurë me tuberkuzloz, ushqimin që nuk ka mundur ta hajë, ia kanë dhënë Hysniut dhe qenit. Kjo më benë të mendoj se Hysniu ka qenë te familje e jo në teqe.

Pastaj po sipas të njëjtit njeri që kam folur, Hysniu ka fjetur në ahur me lopë

Ushqimin e të sëmuerit që e hante Hysniu, ishte i shishëm dhe Hysniut iu kishin kuq faqet, si mollat, ishte shëndosh.

Edhe jeta në Lubizhdë të Hasit për mua që jam marrë me Hysniun nuk është krejt e qartë.

Për këte, nuk kam folur me Hysniun dhe ka shumë të panjohura.

Në Letaj te familja e Rexhë Mehemtit

Rexhë Mehmeti ishte nga katundi Letaj. Ishte i martuar dhe i kishte 2 gra, e nuk kishte fëmijë me asnjërën prandaj e marrin Hysniun që edhe shtëia e Rexhë Mehmeti të ketë pasardhës (shën.imi). Rexha i thonte Hysniut: t

– Ty të kemi të afërm, të fisit, të kam si djalin tim (?).

Gratë e Rexhë Mehmetit shtyheshin se cila do ta lajë Hysniun e Rexha kur i dëgjon që 2 gratë shtyheshin, përlaheshin e shaheshin se cila do të kujdeset ose cila e kishte rendin me e pastrua (la) Hysniun, ai iu thonte grave:

-Nëse nuk e kqyrni Hysniun, unë kam me marrë edhe 1 grue, kam i bâ 3 gra. Ndërkohë ato të dyjat kanë mbetur shatzëna dhe kanë lindur djem.

Kur dikush nga katundi e pyeste Rexhën, pasi i lindin djemt, ai thonte:

– Jo, nuk e kam djalë, e kam rrogëtar.

Hysniu te Rexhë Mehmeti ka qenë rrogëtar. I ka ruajt bagëtinë. I zoti i shtepisë ka pas me ia dhënë Hysniut 2 sheka drith (afro 80 kgr.) dhe me ia ble 1 pale tesha, brenda 1 viti punë punë si rrogëtar.

Se si ka ikur Hysniu i vogël nga Rexhë Mehmeti- Lekaj kam dëgjua 2 rrëfenjëza të ndryshme. E para, Hysniu ka qenë me lopë dhe ato i kanë humbur në mal e ai duke i lyp lopët, takohët me policinë kufitare dhe ata e pyesin kush je etj. dhe e marrin djalin e vogël.

Rrefimi është se i zoti i shtepisë e ka porositur Hysniun të ia kryej një punë te një njeri, ta qoj një amanet, në katundin tjetër, Hysniu e humb rrugën dhe takon kufitarët.

Ata e marrin Hysniun dhe e mbajnë afërsisht 1 javë. Hysniu e kishte kryet plot me morra *) e zhugë *), që janë pasojë e papastërtisë.

Rojet menjëherë e thërrasin pronarin, Rexhë Mehmetin dhe e urdhërojnë që Hysniut të ia blej një palë rroba të reja, sipas marrëveshjes. Ai shkon në dugajat e Gjakovës dhe ia blen teshat e iu jep rojeve kufitare apo policëve ku ishte Hysniu.

Jetimorja e Vlorës

Pasi e ushqejnë mirë, e pastrojnë dhe e veshin me tesha të reja, e dërgojnë në Kuks. Qendra sociale për jetim në Kuks pas disa ditëve e dërgojnë në jetimore, në Jetimoren e Vlorës.

Kohën më të gjatë Hysniu e kaloi në Jetimorën e Vlorës.

Jetimorja, ishte shkolla e jetës për Hysniun. Këtu Hysniu do të mësoj rregullat se si duhët me qenë i përpiktë në kohë pune, buke apo udhtimi.

Nuk njoh njeri që e ka respektua më shumë kohësn se ai. Ka ndodhur që kur haja bukë te ai, me bërtiste:

– Ha bukë … është koha e darkës, koha e bukës!

Një miku im nga Shqipëria, profesor Emil Lafe kur e kishte lexua nj pjesë nga kujtimet e mia për Hysniun, më shkruante:

”Kujtime të bukura dhe me vlerë njohëse për gjeneratat e reja.

Shumë interesante qëndrimi dhe shkollimi në Jetimoren e Vlorës. Atëherë ka qenë vendi më i bukur, në mes të gjelbërimit të ullishtev dhe të agrumishteve. Deti fare pranë!”

Po sot si është shkolla ”Jetimorja e Vlorës”?

Pasi që nuk kisha dëgjua për Jetimorën e Vlorës, u interesova dhe hyra në google. Gjeta disa shkrime por unë zgjodha këto:

”Rrëfimi tronditës i 38 vjeçares: Jetimorja e Vlorës dhe Tiranës ishin si Aushvic, çfarë lloj nëne ishte ajo që më braktisi”

https://360grade.al/438578/rrefimi-trondites-i-38-vjecares-jetimorja-e-vlores-dhe-tiranes-ishin-si-aushvic-cfare-lloj-nene-ishte-ajo-qe-me-braktisi/

Haja buburreca dhe me rrihnin me grushta”, rrëfimi tronditës i Marias që u rrit në jetimoren e Vlorës: Pyes veten pse”, 21 Qershor 2021, 05:00

https://dosja.al/haja-buburreca-dhe-me-rrihnin-me-grushta-rrefimi-trondites-i-marias-qe-u-rrit-ne-jetimoren-e-vlores/

Gishtat i kam të shtrembër, sepse…”/ Rrëfimi tragjik i vajzës që u braktis nga prindërit vetëm 8 muajshe në jetimoren e Vlorës. Babait i ra të fikët gjatë përballjes me të

Jun 20, 2021 | 19:12

http://www.panorama.com.al/gishtat-i-kam-te-shtrember-sepse-rrefimi-tragjik-i-vajzes-qe-u-braktis-nga-prinderit-vetem-8-muajshe-ne-jetimoren-e-vlores-babait-i-ra-te-fiket-gjate-perballjes-me-te/

”Mbyllja e Jetimoreve, KLSH: Do fillojmë kontrollin për të verifikuar nëse është procesi i duhur – Gazeta Si”

https://gazetasi.al/mbyllja-e-jetimoreve-klsh-do-fillojme-kontrollin-per-te-verifikuar-nese-eshte-procesi-i-duhur/

Shtëpia e Fëmijës në Vlorë ka marrë vendim për karantimin, duke mos lejuar hyrje-daljet në këtë institucion. “Panorama” mëson se stafi dhe fëmijët do të karantinohen brenda ambienteve të shtëpisë

Uji i Ftohtë në Vlorë, Shëndeti Publik: I pisët, mos e konsumoni!”

Mar 27, 2013 | 11:56

http://www.panorama.com.al/uji-i-ftohte-ne-vlore-shendeti-publik-i-piset-mos-e-konsumoni/

*) DERVISH m.

  1. fet. Murg i sektit bektashian, që jeton e kryen shërbime fetare në një teqe (në vendet ku vepron feja myslimane; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Si xhybja (si mjekra) e dervishit. Është bërë si dervish nuk është rruar e nuk është qethur prej kohësh, i është rritur mjekra shumë.

*) MORR m. zool.

  1. Kandërr e vogël pa krahë, që rron si parazit te njerëz të papastër (në trup, sidomos në kokë, në rrobat, në shtresa e mbulesa), te disa kafshë e shpendë etj. Morri i kuq
  2. a) morr më i madh se morri i zakonshëm, që ka ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe që shkakton sëmundjen e tifos së morrit;
  3. b) mjek., bised. tifoja e morrit. Morr pule. Morr pate. Fole morrash. Zhdukja e morrave. Tifoja e morrit. mjek., veter. tifo që shkaktohet nga një lloj morri i kuq. E hëngrën morrat. Kishte zënë morra. Vriste morrat.
  4. Kandërr shumë e vogël, që shtohet shumë shpejt e që u bie bimëve të ndryshme dhe i dëmton ato, duke u thithur lëngun. Morri i zi. Morri i gjelbër. Morri i pjeshkës. Morri i trëndafilit. Morri i panxharit. Morri i drithërave. Morri i misrit.

As një morr qorr asgjë, asgjësend, kurrgjë. Iu bë morr dikujt thjeshtligj., mospërf. iu ngjit e s’iu nda (për dikë që nuk e duam, që na mërzit etj.). S’e gjeti asnjë morr dëm thjeshtligj. nuk pësoi as dëmin më të vogël, s’humbi asgjë. E rrjep morrin nga bishti shih te RRJEP. E shtie morrin në hell shih te HELL,~I. E di ku i ka morri sytë është shumë i zgjuar e i shkathët, di çdo gjë. Hunda në lis, morri në kurriz fj.u. mendjemadhësia sjell gjithmonë të këqija, mendja e madhe e zeza e të zot.

*) ZHUGË f. krahin.

  1. mjek., veter. Zgjebe. U ra zhugëza dhive. I rëntë zhuga! mallk.
  2. fig. shar. Njeri i fëlliqur; njeri zgjebarak. Zhugë e keqe!

ZHUGËZ f. krahin.

  1. mjek., veter. Zgjebe. U ra zhugëza dhive. I rëntë zhuga! mallk.
  2. fig. shar. Njeri i fëlliqur; njeri zgjebarak. Zhugë e keqe!

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 28 mars 2023
sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.