5.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj HISTORI E PA TREGUAR, KUSH DESHI TA VRISTE IBRAHIM RUGOVËN (4)

HISTORI E PA TREGUAR, KUSH DESHI TA VRISTE IBRAHIM RUGOVËN (4)

1
Ibrahim Rugova

Dr. Ibrahim Rugova

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani, Suedi

NJË MENDJE KRIMINALE

Atententatin kundër Ibrahim Rrugovës, më 15 mars 2005 e përgatiti në detaje një mendje kriminale, që tronditi gjithë vendin tonë. Pra, prapa kësaj ngjarje qëndron një mendje kriminale.
E vërteta për te nuk është zbardhur kurrë!?
Do të përpiqemi që t’i japim dritë kësaj ngjarje në mënyrë që sa do pak të dijmë për të, që tronditi terë vendin.
Kemi përsonazhe që janë njohës të mirë të rrethanave të asaj kohe siç janë:

1. Rrahman Sylejmani, kolonel në pension, ish-zëdhënës i policisë së Kosovës,
2. Refki Morina, kolonel i policisë së Kosovës, ish – zëdhënës shërbimit policor të policisë se Kosovës, dhe
3. Mensut Ademi, profesor i kriminalistikës,

Ju kujtohet si kishte ndodhur atentati mbi Presidentin Ibrahim Rugova?
Rrahman Sylejmani: “Po më kujtohet kjo ngjarje! Unë atëherë kam qenë në policinë e Kosovës, drejtor në departamentin e hetimeve, i cili atëherë ende nuk ka qenë i pavarur, por lëndët i përgatisnim për policinë e UNMIK-ut. Ngjarja ka ndodhur me 15 mars 2005 dhe ka qenë rasti më i rëndë në historinë e policisë se Kosovës.
Rugova ishte një figurë qëndrore në politikën kosovare dhe njeriu i cili është angazhuar për zgjidhjën në mënyrë paqësore të marrëdhënieve me Serbinë.

Kjo ngarje i ka tronditë të gjitha institucionet dhe krejt Kosovën, sepse ishim në rrugë drejt pavarsimit të Kosovës.

Ka qenë i paraparë një takim me Havier Solanën, përfaqësues i Lartë i BE-ës për siguri dhe politikë të jashme. Në situatë, mendoj se janë tri elemente kryesore që duhet marrë parsysh, e që në hetuesi këto janë marrë në konsideratë, e ato janë, në radhë të parë KONTESTI POLITIK që ka qenë në atë kohë dhe elemente tjera, siç janë:
1. Krimi i organizuar,
2. Elementët ekstremiste – nuk po mendoj në ato islamike
3. Rethanat brenda përbrenda subjekteve politike…
*
Refki Morina: “Unë atëherë kam qenë zëdhënës në Policinë e Kosovës. Atë ditë, dmth. më 15 mars 2005, Rugova ka pasë një takim me Havier Solanën dhe me veturën e tij të blinduar dhe eskorten e tij, janë nisë për në Kuvend, drejt rrugës Agim Ramadani, kur kanë mbërri të “Sllovenija Sport” – aty kanë qenë disa kontenjera të bërllogut në anën e djathët, ka ndodhë një shpërtim i fuqishëm, janë dëmtuar veturat, sulmi në fakt atentati, po për fat këtij atentati i ka shpëtuar Rugova. Kjo ngjarje ka marrë jehonë të madhe jo vetëm në Kosovë por në krejt rajonin e Ballkan. Rugova, pas këtij atentati, prapseprap ka shkue dhe është takuar me Solanëen. Si zëdhënës i policisë se Kosovës kam pasë shumë thirrje nga mediat dhe telefonata nga Kosova por edhe nga krejt Ballkani dhe më gjërë, për rastin që ka ndodhur… Mënyra se si ka ndodhur ky astentat: ka qenë mjaft mirë e organizuar nga grupe të ndryshme, po në detale, lënda është të UNMIK-u, EULEX-i…

Mensut Ademi: “Unë mendoj se këtu ka të bëjë me “mendje kriminale” dhe plotësisht ka arrijtë ta organizoj këtë atentat, por plotësisht s’e ka arritë. Nuk është rastësi, vendi ku është krye atentati, sepse m’u n’at vend është promovua Presidenti Rugova, në vitin 1999, pas luftës, sepse para vitit l999 Rugova ka qenë Lider i të gjithëve. Sa i përket atentatit, për këtë ka shumë rrethana që kanë ndikuar. Personi që ka stagnuar, që ka penguar Rugovën në atë kohë ka qenë Bujar Bukoshi, kryeministër i Kosovës në egzil. Në vitin 1999 Ibrahim Rugova nuk ka qenë i mbrojtur nga askush, vetëm nga populli dhe dy persona civil…!

Në vitin 1999 kemi dalë prej një lufte e jem futë në një luftë ushtarake, kemi pasë dy luftëra: luftën politike dhe luftën ekonomike. Luftë politike është se né jemi futë me faktorin ndërkombëtar, me ato shtete që s’na ka njohur dhe me Republikën e Serbisë. Tjetra luftë politike është organizimi i oraganizatave dhe subjekteve politike në Republikën e Kosovës dhe brenda subjektit politik, dhe Ibrahim Rugova nuk ka pasë mbrojtje dhe as mbeshtetje ekonomike nga ata që kanë disponuar me 3 përqindshin e famshëm. Unë edhe sot befasohëm me Prokurorinë pse nuk e inicon një procedurë se ku kanë mbetur paratë e 3 përqindshit, kush i ka marrë, kush është pasuruar me to, dhe në ato rrethana Ibrahim Rugova ka qenë i pambrojtur. E vetmja mbrojtje ka ardhë, një pjesë nga pjesa ushtarake e Kosharës, të cilët kanë punuar në njësinë speciale ushtarake të Kosharës dhe ata vullnetshëm e kanë mbrojtë. Çka ndodhë? Ata djem janë shumë dhe i kam me emra e mbiemra, janë shumë dhe mund t’ua sjelli, por më duhet të konsultohëm së pari me ta e ta marr lejimin e tyre…

Nuk është rasti i parë që ka ndodhë sulmi ndaj Ibrahim Rugovës, kemi edhe raste tjera…Ka pasë informata që Ibrahim Rugova do të kërcënohet nga përsona që kanë qenë të përzier në kriminalitet, bile edhe jashtë Kosovës, nëpër Evropë, që të paguhen për kërcënime, krime…Në Kosovë ka ekzistua një luftë ekonomike, mbi çka përgjegjësinë e mban UNMIK-u, dhe zgjatja e misionit të UNMIK-ut ka pasë për qëllim që në Kosovë të ekzistojë zonë krize, zonë e rrezikut. Tri-katër ditë para se të sulmohet Rugova, është sulmuar UNMIK-u!?”

( v i j o n )

1 KOMENT

  1. POSTA TË KA ARDHË, TË KANË LAJMËRUAR 2 HERË, POR NUK KE SHKUA ME E MARRË

    Ismet,

    Posta me librin të ka ardhë në
    ICA MAXI HÄSSLEHOLM
    Industrigatan 1, 28141 HÄSSLEHOLM
    Këtu e ke, nëse nuk e kanë kthyer!

    me 22 janar 2026, kur fillove ti me më tregua se nuk i besohet gjithkujt…

    Të kanë nisur letër me të njoftua 2 herë – thonë, një herë me datën 23 Janar, 04:11 dhe të dytën herë me datën 3 Shkurt, 05:11, por ti nuk je interesuar.

    A ke qenë ti aty me u interesua?

    Nuk e di a e kanë ende postën aty, por ti shko nesër e fol me ta, se deri tani duket se aty e kanë.

    Po të nisi përgjigjen që më dha posta gjermane, sqarimi është në suedisht, e mora nga celulari i punonjësit, dhe kur erdha në shtëpi, e kërkova edhe unë (mund ta kërkosh edhe ti si ekspert që je në adresën: tracking.postnord.com, me numrin e paketës DHL: CY 4292 3085 9DE ) dhe gjeta të njëjtin informacion në anglisht, e po ta dërgoj.

    Nuk më ka shkua mendja me e kërkua unë më përpara statusin e paketës DHL se të kisha treguar më herët, dhe posta atje në HÄSSLEHOLM nuk i ka ra bririt me të njoftua, por të ka sjellë dy herë letra në shtëpi – njoftime – thonë këta këtu.

    I thashë postës gjermane se Ismeti e don lajmërimin me fishkëllimën e bririt, nuk e do me letër ai… 😊

    Arbeni

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.