Dr. Ibrahim Rugova
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Në Prishtinë, destinacioni ishte nga shtëpia në Velani – ku ishte shtëpia e Rugovës deri tek Kuvendi i Kosovës, ku është edhe sot. Më 15 mars 2005, në zyrën e Presidentit Rugova kishte arritur Havier Solana, përfaqësues i BE-së për politken e jashtme, ishte figurë e rëndësishme për politikën kosovare, meqë në vitet 1995-1999 ishte Sekretari i NATO-s.
Lutfi Haziri thotë se “dikush” ka thënë se atë ditë që vjen Solana do të ndodhë diçka…!
Atë ditë, pra më 15 mars 2005, Solana po e priste Rugovën në zyrën e tij.
Ishin dy rrugë për të shkuar deri në Kuvend. Mbrotja e Rugovës zgjodhi drejtimin kah rruga ”Agim Ramadani”…me të arritur të ”Sllovenija Sport”, për një moment buuummm.
Detonimi ka qenë aq i fuqishëm sa që veturën prej 5 mijë kg. gadi sa e përmbysi.
Rugova bashkë me trup-rojën Elez Nikqi dhe mbrojtësit tjerë mbetën të tronditur, por të gjithë dalin me armë dhe e rrethuan veturën e blindur, Rugova ishte brenda në veturë! Ishte gjallë, merrte frymë; i kanë rënë syzat dhe kapela: syzat i gjeti, ndërkaq kapelën nuk e gjeti.
Karriga e Rugovës ishte e shtyrë mbrapa nga karrigët tjera, për njas 50 cm djathtas.
Der politische Führer der Kosovo-Albaner, Ibrahim Rugova, aufgenommen …
Elez Nikqi sqaron se: përveç neve që ishim me Presidentin, askush se ka dijtur se në cilën karrigë ulej Presidenti.
Ata që organizuan dhe realizuan këtë atentat ishin specialist. Eksplozivi ishte i montuar dhe me çip i orijentuar mu te koka kur rrinte Rugova.
Nga eksplodimi ishte dëmtuar vetëm xhami i djathtë, ku ishte i ulur Rugova, që po ishte thyer xhami i trashësisë 10 cm. s’kishte gja që do e shpëtonte Rugovën.
Atentatorët e kanë shrytëzuar situatën në atë vend ku askujt s’ia merrte mendja.
Për te eksploduar eksplozivi është dasht të kontaktohet “çipi” që ishte për eksplodim me “çipin” tjetërqë gjindej në veturën e blinduar.
Elez Nikqi sqaron se “çipi” në veturën e blinduar ka mundur të vendoset vetëm me rastin e larjës se veturës në Servisin e larjes; dikush e ka vendosur “çipin” në kohën deri sa është larë vetura!?
Havier Solana e priste Rugovën në rezidencën e tij në Kuvend.
Rugova me të ardhur në takim me Solanën, me butësinë e tij e shpjegoj rastin – atentatin duke thënë: “Kjo që ndodhi sot nuk ishte rastësisht – falë Zotit shpëtova edhe këtë herë! Kam pas edhe rastin, kur para nji viti gjuajtën me granatë dore edhe në shtëpinë time. Për fat të keq ende ka elemente dhe ka njerëz që duan ta destabilizojnë Kosovën”
Atentati kishte zgjuar edhe interesim të madh ndërkombëtar në atë kohë. Atë që shkruanin gazetat: Guardian, Njyjork Tajms etj. nuk jepshin shumë detaje. Titujt ishin të thjeshtë: “Presidenti Rugova i mbijetoi atentatit!”
Ne rajon Rugova ishte figurë e rëndësishme, me peshë politike historike.
Atë kohë edhe Sali Berisha (Shqipëri) ishte solidarizuar me Rugovëen. Ai tha: Kuvendi i Shqipërisë duhet të dënoi antentatin kundër presidentit Ibrahim Rugova.
Në atë kohë Rugova përpiqej të ruante paqen. Kur themi Paqen, nuk duhet anashkalur politikën në mes blloqeve politike që ishin në atë kohë…e Rugova i druante një përplasjeje të brendshme.
Lutfi Haziri sqaron që Rugova gjithëherë na udhëzonte që të kemi kujdes nga faktori i jashtëm dhe i brendshëm, e mos të lejojmë përçarje e vëlla-vrasje dhe eventualisht ndonjë luftë civile në Kosovë.
Në kohën kur ndodhi atentati në Ibrahim Rugovëen në Kosovë ishte një situatë e komplikuar politike. Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi që ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë.
Një nder figurat e njohura – Hashim Thaçi e kishte përmendur rrallë atentatin kundër Rugovës. Rugova dhe Thaçi ishin figurat kryesore në atë kohë, por ndoshta edhe polarizuese në atë kohë. Kishte raste kur dy liderët ishin shumë afër bashkëpunimit. Deklarata e Thaçit mund të interpretohej edhe në një rrafsh tjetër…Kur, pa përmendur emra Thaçi e përmend Bashkëqeverisjen, e përmend edhe Statusin final të Kosovës. Diskutimett në Vjenë sigurisht i donte secila brenda partive të Kosovës.
Lutfi Haziri përemend faktin se në atë kohë në Kosovë vepronin edhe agjentura të ndryshme…
Pas shkuarjës së Ramush Haradinajt në Hagë, ka pasur bisedime që Thaçi të bëhej Kryeministër.
Sipas Hazirit, koalicionin PDK-LDK, me Kryemistër Bajram Rexhepin, e kanë bërë për një pajtim të brendshëm. Edhe koalicionin me AAK-ën e kanë bërë për pajtim të Dukagjinit.
Rugova me qëllim për mos t’i fyer kryengritësit i quante “djemt e malit”, por thoshte se duhet me i pajtuar edhe me i integruar.
Megjithë atë njeriu që kishte tolerancë për të tjerët, asnjë herë nuk gjeti tolerancë.
Aksidenti (atnetati) të “Sllovenija Sport” nuk ishte i vetmi. Rugova ka përjetuar edhe sulmë të tjera. Fushata e zgjedhjeve nuk e la krejt të qetë…
Elez Nikqi shpjegon se e kanë pasë edhe një sulm me bombë në Klinë, por, për fat bomba ka ra në nji kanal të thellë; poashtu kemi pasë edhe në Pejë…Rugova ka pas destinacion edhe Podujevën, por dikush e informon Nikqin se në Lluzhan janë gjetur 60 kg eksploziv, dhe e ka anulua shkuarjen në Podujevë.
Përshkak të paralajmërimeve për një atentat, Rugova nuk kishte shkuar as në fshatin Vranoc të Pejës. Atje ishte i ftuar nga Harri Bajraktari, veprimtar i çëshjës Kombëtaree në SHBA, për perurimin e një kulle.
Pista për dyshime është edhe e gjërë edhe e gjatë… madje edhe anëtarët e LDK-së hezitojnë të flasin me emra. Anëtarja dhe deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, thotë:
“Midis partive politike ka pasë përplasje, ka pasë kundërshtime… disa e kanë shajtë, e kane quajt Rugovën edhe si trathëtar!”. thotë Melihate Termkolli, anëtare dhe ish-deputet e LDK-së; e cila shton: “… se fajet i ka pasë edhe UNMIK-u, edhe EULEX-i, që në një Kosovë me kaq pak kilometra katrorë, me gjithë atë angazhim, me dhjeta mijëra ushtarë e policë të EULEX-it. të KFOR-it amerikan, me një administratë disa mijëshe, në një Kosovë me kaq pak banorë dmth. në Kosovë s’paska mujt me i hetua rastët që kanë ndodhur në pikë të ditës, në dritë të diellit… kjo është pak sa e pamundur! Kjo është një “Big Brother”. Asnjëherëe nuk është zbardhur: cili është dorasi, cili është urdhërdhënësi…?!
Padrejtësia ka qenë edhe vullnet nga ndërkombëtarët.”
Pikëpytje e dyshime ka sa të duash…!?
( v i j o n )











