HIJET E DEHURA
O ti më hyjnorja e qenies së tokës e yjeve
në një ëndërr që s´ishte krejtësisht e imja
jam duke kërkuar harrimin e saj, atë që e
deshëm së bashku, por stuhi të jetës na
ndan. S´qenka e lehtë ta shlyej harrimin
kujtesa nuk më lë, më risjell kohën tonë
atë që ne e ëndrronim në jetë, tjetër kush
e jetoi, Ara, më tepër se gjysmë jete jam
i ngrënë në vetminë time të pathyeshme
shpirt, harrim për ty asgjëkundi s´gjeta
erërat mund të thahen, por unë do t´i bie
atypari, nëpër lumin e dhimbjeve tona
dhe krenar do të mbaj në dorë emrin tënd
unazën e kurorës me qëndisma dardane…
Zemër, tëra shtëpitë nuk janë pranë detit
nëpër fusha dhe male ka qytete e fshatra
shqiptarët pellazgë nga i gjithë Mesdheu
gjuha shqipe i mbanë në dorë të gjallë.
Një lavdi poetike pas vdekjes sime, s´do
të jetë një rrasë varri te varri, por libër,
zot i kohërave, perëndi të stërgjyshërve
një premtim të veçantë e pres nga dielli
ai që do t´ia kthej emrin Atdheut, në Iliri.
Atdhe Geci – Dortmund, 2023
KRYE KRYELEGJENDA
Na thërret zëri o, nënës loke,
Na thërret nderi gjenës toke;
Na thërret zëri vëllaut, motër,
Na thërret vreri shkau n’votër,
Na thërret shqipja të jehonës,
Na thërret shkripja të lehonës;
Tingëllima lehone o troje tona,
Cingërime krezone ploje zona;
Trojet copëtuar gjër copa copa,
Plojet ropëtuar zër trope tropa;
Ndarë, përçarë, shtata e nënta,
Vrarë shpërndarë zhvate trënta;
Më të nënta mbi mure t’Berlinit,
Më e rënda gri skurre Kremlinit;
Shfarosje, varrosje terë globale,
Zhvarosje zjarrsosje terë totale;
Mos të dëgjohej zëri Shqiptarit,
Sos përgjohej vreri shtipzjarrit;
Prandaj thërrasin varret masive,
Andaj pëlcasin zjarret të mafive;
Thirrja nentë palë të larta qiellit,
Shtrirja nënt valë e zjrrata diellit;
Rikthim atkreu hye hyeregjenda,
Rizgjim atdheu krye kryelegjenda!.
Mani New Jersey USA 2024