14.5 C
Tirana
E martë, 21 Tetor 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Gjeneral ® Piro Ahmetaj: “Trump, Triumfator i Paqes nëpërmjet Forcës”!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Krahas të tjera arritje, nënëshkrimi i marrëveshjes së Paqes, nga media botërore u demostrua edhe si triumfi i Presidentit Trump, ose si KingMaker i: “paqes nëpërmjet forcës”. Kjo pasi: “jo vetëm imponoi armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, por edhe fundin e luftës përgjakshme/3000-vjeçare në Rripin e Gazës!

Në vijim (për këdo i/e interesuar) gjeni përmbledhje rreth ambjentit/kërcënimeve të sigurisë, peshës gjeopolike si dhe mesazheve shpresëdhënëse që mbart kjo ngjarje jo vetëm për paqen në Lindjen e Mesme, por në mbarë Botën, Ballkanin Perëndimor, si dhe për interesat mbarë-Kombëtare (RSh/Kosovës):

Pikësëpari, për pêrqeshësit ndaj Presidentit Trump, sjell në kujtesë se koncepti “Paqe nëpërmjet forcës“, është po aq i vjetër sa vetë historia. Kështu përmendim Perandorin Romak Hadrian, 117–138 AC: “kushdo që do paqe, të përgatitet për luftë“’; Presidentin e I-rë, G.Washington në mesazhin vjetor (1794): “nëse duam paqe, duhet të jemi të gatshëm për luftë” si dhe përpjekjet për të shmangur Luftën e 2-Botërore, deri te oponenca e mënçur e historianit Andrew Bacevich: “‘Paqe nëpërmjet forcës mund të shndrrihet si paqe nëpërmjet luftës’“.

Shkurt, ky koncept nuk është shpikje, ndërsa Donald Trump është padyshim i pari President në historinë e njerëzimit, që nërpërmjet përdorimit të fuqisë (shkatërrimtare) të forcës ushtarke që u demostrua ndaj armëve bërthamore të Iranit, etj, arriti: “nënëshkrimin e marrëveshjes se paqes si dhe duke e imponuar Hamasin të çarmatoset vullnetarisht ose do të detyrohet nga forcat e SHBA-së dhe aleatëve”!

Ndërsa, ndoshta duke mos përmbajtur ngazëllimin për këtë arritje historike, kreu i Shtëpisë së Bardhë, nënvizoi: “U deshën 3,000 vite por më në fund lutjet e miliona njerëzve morën përgjigje”. Ndërsa falënderoi liderët nënëshkrues, fuqinë ushtarake USA e konsideroi si “anije kozmike”!

Po ashtu, ndoshta për ti dhenë madhështi sipërore kësaj arritje (paqe nëpërmjet forcës), Shtëpia e Bardhe kishte përzgjedhur Sharm el-Sheikh, qytetin e mirënjohur për për disa marrëveshje paqe, p.sh. “në 1996, ish-Presidenti Clinton bashkë-kryesoi Samitin e Paqebërësve dhe në 1999 mes Kryeministrit izraelit Ehud Barak dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez, Yaser Arafat si dhe në 2005, nën kujdesin e Presidentit Bush, Samiti midis kryeministrit izraelit Sharon dhe Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, etj.

Rëndësia historike si dhe pesha geopolitike që mbart kjo marrëveshje mund të lexohet edhe nga ambjenti/kërcënimet e sigurisë (perceptuar gjerësisht si prag i luftës së 3-botërore) si dhe e nënëshkrueve të këtij “angazhimi gjithëpërfshirës”. Kështu, përveç Presidentit Trump dhe mikëpritësit/Egjiptit, ishin të pranishëm Presidenti (Autoritetit) Palestinez, Britanisë, Gjermanisë, Turqisë, Francës, Greqisë, Hungarisë, si dhe shefi i FIFA-s, Gianni Infantino, ndoshta si mesazh që “futbolli mbetet ndër armët diplomatike të paqes”.  Kjo arritje u përshëndet gjithaahtu nga Kina, India, Pakistani dhe mbarë globi, përfshi “mbështetjen e sforcuar të Rusisë-Putiniste”, e cila për shkak të luftës neo-naziste në Ukrainë, si edhe në rastin e goditjes së bazave nukleare të Iranit, u përjashtua brutalisht edhe nga kjo marrëveshje!

Për ti thënë vlerë shtesë kësaj marreveshje, u zhvillua me urgjencë takimi Ministrave të Mbrojtjes së 32 vendeve të NATO-s, ku u konfirmua  5% shpenzimeve ushtarake me fokus aftësitë/murin mbrojtës nga Dronët Rusë; mbështetja deri në fitoren e Ukrainës (2 miliardë €), etj. Ndërsa Sekretari amerikan i Luftës Pete Hegseth, duke kërcënimet e Lavrovit ndaj lejes pêr raketat Tomahawk, e paralajmëroi Kremlinin që të ndal privokimet, ose: “do të ndëshkohet siç vetëm USA di dhe ka aftësi ta bëjë (p.sh sulmin ndaj Iranit)”!

Ndërsa përtej “gajasjes pa kripë për luftrat e fituara nga Trump”, po citoj pjesë nga sarkazma e mëncur e publicistit (mikut tim), Ben Blushi, i cili në statusin e dedikuar, e përshkroi presidentin Trump: “një njëri (Mesia) që zbret nga avioni vetëm pasi garantohet se do t’i përulen në gjunjë, si guvernatorët Romakë 2000 vjet më parë. Nga aty shkoi në Egjipt dhe i trajtoi liderët evropianë dhe muslimanë si piromanë të vegjël. Para se të ikte u mblodhi shkrepset dhe i futi në xhepin e fitoreve të tij”!

Së dyti, në leximin strategjik paqa, ishte produkt i mbas-sulmit “më të suksesshëm të historisë së njerëzimit, që fuqia shkatërrimtare e ShBA (6 avion B-2 me kosto 2-Bilion $; 37 orë fluturim; 12 bomba GBU-57 (14 tonë sejcila); 10-ra raketa Tomahawk dhe mbi 125 avionë  F-35) realizuan ndaj bazave bërthamore të Ajatallah-ut të Iranit, i cili ( si terroristët),  gjatë 36 viteve kërcënonte jo vetem Izraelin por mbarë njerëzimin:me shfarosje nga faqja e dheut të Kombeve, kulturave dhe Shteteve sovrane”!

Asnjë shtet tjetër në botë (përfshi Kinën dhe Rusinë) nuk ka (dhe nuk ka për të patur në 75 vitet që vijnë) aftësi ushtarake për të realizuar një operacion të ngjashëm ose të përafërt! Kështu, ky sulm mbetet edhe si mesazh i fuqisë shkatërrimtare të USA ndaj diktatorëve gjakatarë, ose të shkalluarve nga fuqia e gjithë-Pushtetit (Putinit, Kim Jong, etj), nëse guxojnë të sulmojnë këdo nga 32 vendet anëtare.

Për shkak të agresionit neo-naziste të Rusisë 44 muaj më parë: “Jo vetëm për pushtimin e Ukrainës – Martire por edhe ndaj rendit global, vlerave demokratike dhe fuqisë ushtarake të Aleancës; përshkallëzimit të përballjes me ekstremistët në Lindjen e Mesme; rikthimit të frikshëm te gara e armatimeve, etj po kërcënojnë më shumë se kurrë njerezimin. Kështu, kjo marrëveshje, mbetet historike edhe për mesazhet optimiste të Presidentit Trump: “nuk do të ketë Luftë të 3-Botërore”!

Presidenti Trump mori duartrokitje, edhe për fjalimin shpresëdhënës në Knesset/Izrael kur konfirmoi se: “Nuk është vetëm fundi i luftës në Gaza, është fundi i epokës së terrorit. Tani do të përqëndrohemi te Rusia dhe do ta zgjidhim edhe këtë”. Ndërsa “Ju jeni i vetmi lider i aftë për të arritur paqen në rajon”, tha presidenti Egjiptit al-Sisi, duke i kërkuar Trump mbështetje për konferencën e rindërtimit të Gazës, që Egjipti dëshiron ta organizojë me Gjermaninë, etj.

Pra, arritja e kësaj marrëveshje, konfirmoi se: vetëm falë (super) Fuqisë ushtarake të pakonkurueshme të ShBA si dhe Leadershipit të fortë të Trump, Bota nuk do të rrokulliset në fatalitetin e Luftës së 3-të Botërore”. Pra, jo Lufta por: “paqja, rendi global, vlerat e qytetërimit dhe demokracia do të triumfojnë mbi neo-nazistët, neo-stalinistët, neo-Millosheviçët, ndaj shteteve dhe organizatave terroriste”!.

Në shtesë: edhe4 këshilla strategjike, ose çfarë mund të bëjnë vendet e vogla si RSh/Kosova, në rendin e ri global si dhe projektin e “paqes nëpërmjet forcës”:

  • Ndërsa asnjë vend nuk i mbijeton dot një lufte globale dhe as e mbron dot paqen i vetëm, Kosova dhe RSh kurrësesi nuk duhet as ta mendojn/më rikthimin te paranojat enveriste mbi sovranitetin apo mëvetësinë e mbrojtjes”. Pra përtej rapsodive patriotike, mbrojtjen e sovranitetit si dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike, RSh dhe Kosova, mund t’i realizojmë vetëm duke skalitur mirënjohjen kombëtare si dhe duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me ShBA.
  • Duke duartokitur “marrëveshjen mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh në fushën e mbrojtjes”, do t’i këshilloja aktorët dhe faktorët Shtetërorë në Tiranë dhe Prishtinë: të përulen/mi në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore, për t’i dhënë jetë Platformës: “2-Shtete sovrane, 1-Komb i Vetëm”, duke e konfirmuar në Washington, Bruksel etj, që edhe pse e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend (përfshi Serbinë), por do të kontribuojë si një balancë racionale për paqen afatgjatë si dhe integrimin euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
  • Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen deri në 5% (rreth 1.3 Miliard €) deri në 2030, mbetet domosdoshmëri kritike për të transormuar Sistemin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, në përputhje me Konceptin e Ri të Mbrojtjes Kolektive, duke modernizuar aftësitë luftarake të FA për përmbushjen e misionit kushtetues: mbrojtjen e integritetit (neni 5); zhvillimin e interesave kombëtare, promovimin e vlerave euroatlantike si dhe përmbushjen e detyrimeve në NATO !
  • Përtej demokracisë fasadë, dalldisjes nga fuqia e mbi-Pushteteve dhe Presidentit të vetë-degraduar/qesharak, apo bejteve folklorike, për suksesin e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes mbeten mision historik ri-kthimi i: “pluralizmit (real) politik dhe balancave demokratike të pushteteve; përgjegjshmërisë dhe përulësisë ndaj interesave kombëtare si dhe forcimin e partneritetit strategjik me ShBA/NATO/BE”.

* Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për çështjet Sigurisë Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO, ish:
ZvShShP dhe Këshilltar Ushtarak i Presidentit, etj.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit