Gabriel Escobar, ndalu !

0
Gabriel Escobar
US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans

Kisha mendua që sot të shkruaj për mësuesit e viteve 1977-1980, për ish kolegët e mi që punuam bashkë në Lubizhdë e Panorc, atëherë Komuna e Rahovecit, për Halil Bajrën, djalin e Man Halilit, Enverin, djalin e Rifat Dinës. Istref Rudajn, djalin e Magjun Hajrullahit, Bilallin, djaline Sylës. S`qenka thënë por nuk e lë pa shkruajt  nëherë tjetër edhe për ata burra, që tash u plakën, për pleqtë e tyre, për nënat, motrat e kunatat e tyre që gatuajtën bukë për neve herët në mëngjese e mbrëmjeve e netëve të vona, për Familjen e Man Halilit, Islam Brahimit, Latif Reshitit, Asllan Bajramit, Veli Bajramit, Ramadan Sylës, Hisen Dergutit, Asman Pajazitit, nipin e Shaban Shaqës, kusheri nga Turjaka, Mgjun e Sylë Hajrullahin, Rexhep Sylën, Murat Musën e famile të tjera bukëdhënëse, mikëpritës, të ndershëm e të pahile, të gjithë nga Panorci e Rudi.

Këta burra e këto familje nuk mund dhe nuk duhët të harrohen. Këta janë po kaq meritorë për mësimin dhe shkollës sa edhe vetë mësuesit që punonin, nga rrethi i Pejës e Deqanit, Isuf Imeri e Ramë Januzi e deri të Rexhep Merturi, Dalip e Elmi Thaçi, Kamer Asllani e Behram Syla, Adem Uka (vëllai im e unë), Habib Neziri e Nuhi Sadria, Abdyl Morina e Musë Ahmeti … Isref Rudi, Bilalli e Cenë Magjuni, Halil Mani, Enveri e … Halim Kadria, sepse atëherë nuk kishte mësues Panorci e Rudi.

Më vjen kqe që nuk mund ti përmend të gjithë.
Të gjithë këta mësues meritojnë respekt e katundarët e Panorcit, Garaqvës e Rudit, gjithashtu.
E tash po dal te “tema e ditës”

Gabriel Escobar, ndalu !

Escobar, jam i sigurtë se nuk do ta lexosh shkrimin tim sepse, unë jam i vogël, jam i një populli të vogël, i një shteti edhe më të vogël, të varfër e të rrethuar me (shtete) fqinje grabitqare, që kanë brenda poullsi shqiptare, tokë, male, det, lumenj e liqene shqiptare-

I nderuri Escobar, pse kështu jeni rreshtua edhe ju në krah me armiqtë shqiptar kundër Kosovës?

Kundër Kosovës nuk janë vetëm shtetet fqinje e Evropa por edhe udhëhqja e Shqipërisë, Edvin Kritaq Rama, kryeministër’ *) dhe ish udhëheqja shqiptare e Kosovës që s`ishin tjetër pos lajkatarë, servilë, dallkaukë, sahanlëpirës, liderët nga partitë PDK-ja, AAK-ja, LDK-ja dhe ish Nisma.

Nuk dua të flas për historinë e tokave shqiptare që sot padrejtësisht janë në Maqedonië artificiale, Tetova e Gostivari, Kumanova, Struga e … qyteti i Manastirit ku u mbajt Kongresi i Alfabetit (1908) e sot nuk ka as shkollë në gjuhën shqipe, sepse nuk shqiptarët nuk kanë të drejta të barabarta me ”maqedonët” e kohës së Filipit.

Në Mal të Zi ku pëveç Tivarit e Ulqinit (apo Ulcinit), qytete bregdetare, Evropa me ndihmën e Rusisë cariste ia dhuroi Crna Gorës edhe Plavën e Gicinë e Ali Pashë Gucisë, Vraninën e Oso Kukës dhe …  Liqenin e Shkodrës.

Shqiptarët luftuan por nuk mundën ti mbrojnë tokat e veta kundër ushtrisë serbe e malazeze prandaj edhe u shpërngulën për në SHBA e disa u asimiluan në ”myslimanë” e ”bosnjakë”, në Sangjak.

Se ato kanë qenë dhe janë toka vetëm shqiptare, dëshmojnë edhe të dhënat historike, arkeologjike, gjuhësore, etimologjike, preajardhja e emrave, fjalëve psh Ulcin nga tokë e butë, ultsinore ose ”Ulqin”, nga ”ulq” (ujk). ”Liqeni i Shkodrës”, që malzezët dhe sllavët, përgjithësist e quajnë Skadarsko jezero *) që në gjuhën shqipe do të thotë LIQENI I SHKODRÊS, Mali i Zi, ka më shumë se gjysmën e saj.

Sylejman (Man) Hali i Panorcit (1918-2008), baba i Halil Bajrës me nipin-Bajronin

Por as kjo, nuk duhët të merret si bazë mbi të cilën ai është liqen shqiptar sepse, ju do të thoni se në Evropë ka vende, krahina që kanë emra të tjerë, psh Norrmandia, është emër (fjalë) që vjen nga ghuhët skandinave ”Norr” (veri) dhe ”man” nga ”mën”, ”njerëz” që do të thotë ”Njerëz të Veriut” kryesisht suedezë, koha e Vikingëve, është në Francë, vend ku forcat aleate amerikane zbarkuan në luftën kundër fashizmit.

Escobar, ndoshta e din se francezët edhe varret e ushtarëve amerikanë, i shkatërruan, i lavruan me traktorë e nuk lanë gjurmë, ushtarët amerikanë që i erdhën në ndihmë Francës dhe Evropës kundër Hitlerit (Lufta e II Botërore).

Escobar, këto janë fakte historike, jo mite, legjenda e përralla

Escobar, në tre komunat në Jug të Serbisë apo në Veri të Kosovës, ka po aq shqiptarë, ndoshta më shumë se sa ka serbë në Veriun e Kosovës por ata nuk i gëzojnë as të drejtat elementare, sipas të standarve evropiane dhe të Drejtave të OKB-së.

Vetëm një shembull: në Veri të Kosovës, në Mitrovicë, serbët kanë edhe Univerzitetin e tyre, në gjuhën e tyre-serbe po shqiptarët në Medvegjë, Bujanofc e Preshevë, a i kanë të drejtat që i kanë serbët në Kosovë?

– JO!

Escobar, sot lexova, se ti paske thënë:

Escobar: Për euro-integrim, Kosova t’u japë më shumë autonomi serbëve në veri“, 17:19, 07/06/2023
https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/485269/escobar-per-euro-integrim-kosova-tu-jape-me-shume-autonomi-serbeve-ne-veri/

Escobar: Për euro-integrim, Kosova duhet t’u japë më shumë autonomi serbëve në veri”, June 07, 2023 – 16:54
https://zeri.info/aktuale/494479/escobar-per-euro-integrim-kosova-duhet-tu-jape-me-shume-autonomi-serbeve-ne-veri/

Escobar: Për euro-integrim, Kosova duhet t’u japë më shumë autonomi serbëve në veri” 07/06/2023 | 17:07
https://reporteri.net/lajme/escobar-per-euro-integrim-kosova-duhet-tu-jape-me-shume-autonomi-serbeve-ne-veri/

Nëse vërtë kështu ke mendua, Escobar, mendoj unë se ke gabua ose nuk e njeh Kosovën e shqiptarët. Ti e ortakët tu po e përkrahni Serbinë e cila bëri katë lufta në ish shtetin e Jugosllaviës. Serbia ishte fajtore për gjithë ato viktima në njerëz, (qindra mijëra), shpërnguljen e miliona bosnjakëve e shqiptarëve, për shkatrrimin e djegjen e qyteteve, në Kroaci (Vukovarin) e Bosnjë, urave (Ura e Mostarit e filloi të gjuaj edhe qytetin antik të Dubrovnikut). Serbia bëri gjenocid në Srebrenicë*) e në Reqak *)

Man Halili, një nga bukëdhënësit që odën e kishte si hotel e han, për mësues . Panorc 2001

Escobar, edhe çka duhët ndodh, serbët, Serbia të pajtohet e serbë e Veriut në Kosovë të qeësohen?

Ata kanë të gjitha të drejtat, por nuk janë të sigurtë, nuk janë të kënaqur e nuk flejnë të qetë, JO nga rreziku shqiptar por sepse kanë ndërgjegje të zhytët, për të kaluarën e tyre kriminale (pushtetet) sepse janë të ndërsyer nga Beogradi, nga Aleksandar Vučić, (Serbian Cyrillic: Александар Вучић, 5 March 1970), president, Ivica Dačić (kyrilliska: Ивица Дачић), 1 januari 1966 Prizren, Jugoslavien, që janë trashëgimtarët e Slobodan Milošević, (ish predintit, 29, 1941, Požarevac, Yugoslavia).

Escobar, shkrepsën dhe benzinën e kanë në të dy duart të lartpëmendurit ndërsa serbët e Kosovës, janë aktorët e hyzmeqarët e tyre, jo shqiptarët, as Albini e Vjosa.

Serbët frikësohen vetëm nga ndërgjegja e tyre e jam i sigurtë se ata e dinë që prej shqiptarëve, për fat të keq që i patëm fqinj, nuk iu vjen asnjë e keqe.

Sot Kosova ka më tepër se 30 komua *), prej tyre afro 10 (katunde) janë komuna, me popullsi të përzier serbe, shqiptare, boshnjake por, vetëm serbishta flitet e shkruhët si gjuhë zyrtare, stema dhe flamuri i Serbisë janë mbi dyert e ”institucioneve”, komunale, arsimore e kulturore.

Këto ishin marre-veshjet nga bisedimet teknike 10 vjet në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin dhe ”lehtësimin” evro-amerikan (Ndikimi amerikan atëherë ishte më i vogël, nuk vërehej. Pala kosovare ngulte këmbë që amerikanët të jenë kudo, në bisedime).

Escobar, nëse nuk priton shko edhe ti e bindu, aty ku serbët frymojnë, jetojnë, aty flitet e shkruhet vetëm serbisht sepse vetëm ata kanë tapi për Kosovën, sepse vetën serbët luftuane e punuan (më 1389 luftuan, e njohur si Beteja e Kosovës (ser. ”Kosovska bitka”) *)

Gabriel Escobar, a ju kanë thënë “përfaqësuesit” e serbëve, në Beograd dhe ata të Listës serbe në Kosovë, se serbët në Veri të Kosovës nuk i paguajnë tatimn e taksat Kosovës, nuk paguajnë as për rrymën e … ujin ?

Në cilin vend në Evropë e SHBA nuk paguahet tatimi, rryma që e hargjojnë qytetarët e ujin që e pijnë ?

Gabriel Escobar, unë jetoj në Suedi, sikurse ti në SHBA. Por unë paguaj tatimin afërsisht 30-35 % të të ardhurave që marrë, që do të thotë, brenda muajit, shtetit të Suedisë i paguaj afërsisht nga 1000- 1200 Euro (brenda vitit më tepër se 14.000 Euro).

Bada, nëna e Halilit e gruaja e Manit në Dasmën e nipit, Bajronit. Panorc 201

Gabriel Escobar, unë edhe në Kosovë, në Prishtinë paguaj tatimin, çdo vit për një banesë të vogël që e kam.

Gabriel Escobar, mua më ka detyrua ”shteti” im, Kosova të paguaj për nxemjen, rrymën, ujin që nuk e kam hargjua e as 1 gotë ujë nuk e pirë, të paguaj afro 6.000 Euro për shpenzimet që nuk i kanë pagua serbët të cilët (cilat) kanë banua në banesën time, deri në vitin 2002, 20023 (nuk jam i sigurtë, më 2002 apo 2003).

Gabriel Escobar, të drejtat individuale e ato kolktive të shqiptarëve, në krahasim me ato të serbëve shkilen me çizme sikur në kohën e Slobodan Milošević-it por tash edhe me ndihmën e Gabriel Escobar-it, Antony John Blinken (April 16, 1962). A. Blinken do të thoshte: “Nuk kemi as aleatë të përjetshëm dhe as armiq të përhershëm” *), e Christopher R. Hill, ambasador në Beograd *) ” Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia dhe të tjerë, ambasadorë e emisarë amerikanë e evropianë.

Për Josep Borrell-in dhe Miroslav Lajčák-un *) nuk po të flas. Janë dy përfaqësues evropianë, nga dy shtete që nuk kanë njohur Kosovën (Spanja dhe Sllovakia), çka pritet prej tyre?

Gabriel Escobar, edhe një detaj të vogël për ty: Në Kosovë, nëse vetëm 1 serb ose malazez ka qëllua në autobus, ne (edhe unë) kemi folur serbo-kroatisht. Kur ka ardhur në pushtet Slobodan Milošević-i, me mitingjet serbe në Kosovë (me mitingjet e serbëve të Fushë Kosovës), po ata serbë, ”kolegë” tanë që i kishim respektua, përkrahur e mbrojur, ata na larguan nga puna e në vendet tona, ata u vendosën, u bënë udhëhqës (1987-1992. Kjo ka ndodhur kur unë isha në Kosovë, deri më 1992.

Ata bashkëpunuan, edhe atëherë me pushtetin (Beogradin) kundër neve (dhe mua).

Shtypi i verdhë, ”Borba”, ”Politika” e Beogradit e ”Jedinstvo” në Prishtinë, dhe ish RTP-ja. Programi në gjuhën serbe shkruanin kundër neve shqiptarëve (edhe mua) e i ndërsenin Njësitë e Policisë Speciale serbe kundër neve (dhe kundër meje) që ia kishin zënë frymën Kosovës.

Kështu ishte atëherë lufta për të Vërtetën Serbe e kështu po vazhdon edhe tash por me aktorë tjerë.

*) Edi Rama (lindi më 4 korrik 1964), ish Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013.

*) Skadarsko jezero

Skadarsko jezero je najveće jezero u Crnoj Gori i na Balkanskom poluostrvu, površine 369,7 km² (od toga Crnoj Gori pripada 221,8, a Albaniji 147,9 km²)[1] . Dužina mu je od Vranjine do Skadra 40 kilometara, a širina na nekijem mjestima 14 kilometara. Dubina od 4 do 6 metara, a sve dalje što se ide ka zapadnome brijegu još je veća. Prema godišnjim dobima mijenja veličinu, a vode prima iz mnogo rijeka. Otiče rijekom Bojanom u Jadransko more.

Jezero je puno ostrva i poluostrva na kojima se nalaze tragovi istorije i vrijedna kulturna baština: Žabljak (15. v.) – prijestonica nekadašnje Zete, Lesendro – tvrđava na stijeni usred jezera, tvrđava Grmožur. Bistra voda i očuvani ambijent omogućili su razvoj izuzetno bogatog eko-sistema. Ovo je jedino stanište pelikana na jugu Evrope.

Na obali jezera nalazi se mali gradić – Rijeka Crnojevića. U blizini su ostaci grada Oboda gdje je bila smještena štamparija u kojoj je 1494. godine štampana prva knjiga u ovom dijelu Evrope Oktoih.

Jezero je mijenjalo veličinu tokom historije, Dioklitijsko jezero u 11. stoljeću je bilo znatno manje. Pred II svjetski rat se razmišljalo o isušivanju jezera radi dobijanja obradive površine.
https://sh.wikipedia.org/wiki/Skadarsko_jezero#:~:text=Skadarsko%20jezero%20je%20najve%C4%87e%20jezero%20u%20Japanu%20i,kilometara%2C%20a%20%C5%A1irina%20na%20nekijem%20mjestima%2014%20kilometara.

*) Komunat e Kosovës
https://sq.wikipedia.org/wiki/Komunat_e_Kosov%C3%ABs

*) Marrëveshja e Brukselit
Marrëveshja e Brukselit (serbisht: Бриселски споразум/Briselski sporazum,), zyrtarisht Marrëveshja e Parë e Parimeve që rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve, u bë ndërmjet qeverive të Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Ishte negociuar dhe përfunduar, megjithëse nuk u nënshkrua nga asnjë palë, në Bruksel nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Bisedimet u drejtuan nga Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç dhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe u ndërmjetësuan nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton. Marrëveshja u lidh në 19 prill 2013.[2] Qeveria e Serbisë nuk e njeh Kosovën si një shtet sovran, por megjithatë, filloi të normalizojë marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Termi normalizim i marrëdhënieve mbetet i paqartë dhe, në këtë mënyrë, kryesisht problematik.

Asociacioni i Komunave Serbe (serbisht: Заједница српских општина Zajednica srpskih opština) është asociacion vetëqeverisje i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Bashk%C3%ABsia_e_Komunave_Serbe

*) Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000[6] boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni” (sq. Akrepat), e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë,[8][9] si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid (popullvrasje)

*) Masakra e Reçakut ishte masakrimi i 45 shqiptarëve nga Kosova në fshatin Reçak, me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër.[3]

Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara. Ai deklaroi:”Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.” Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të Natos në Serbi.

*) Kosovska bitka, poznata i kao bitka na Kosovu, boj na Kosovu, Kosovski boj ili Vidovdanska bitka, vođena je 15. juna[v] 1389. na hrišćanski praznik Vidovdan, nedaleko od Prištine, između srpskih i osmanskih snaga. Srpske snage je predvodio knez Lazar Hrebeljanović i među njima su bile i snage njegovih srodnika i saveznika, dok se na čelu osmanske vojske nalazio sultan Murat I sa sinovima Jakubom i Bajazitom.

U prvoj fazi bitke, srpske snage su potisnule protivnika, a jedan od srpskih vitezova (Miloš Obilić) uspeo je da ubije sultana Murata i natera osmansku vojsku da se povuče. Njegov sin Bajazit je uspeo posle toga da konsoliduje svoje redove i krene u protivnapad u kome je zarobljen knez Lazar. On je po njegovom naređenju pogubljen, posle čega se osmanska vojska povukla sa bojišta i napustila Srbiju.

Prvi izvori o samoj bici govore o srpskoj pobedi, a tek kasnije se javljaju navodi o nerešenom ishodu i srpskom porazu (sredinom 15. veka). Zbog toga se smatra da je sama bitka završena najverovatnije srpskom pobedom ili eventualno nerešeno, ali ona po svojim dalekosežnim posledicama predstavlja osmansku pobedu. Smatra se da su dva ključna momenta bitke pogibija osmanskog sultana Murata i pogibija srpskog vladara kneza Lazara.

Lazarevi naslednici su pod pritiskom ugarskih napada (jesen 1389) i njihovih kontakata sa Vukom Brankovićem, sklopili u prvoj polovini 1390. mir sa Bajazitom i priznali njegovu vrhovnu vlast.[16] Uz pomoć njegovih trupa, oni su uspeli da potisnu Ugare i povrate izgubljene predele u zapadnoj Srbiji.

Kosovska bitka je imala veliki odjek u tadašnjoj Evropi i uspela je da privremeno zaustavi osmansko širenje u Evropi.[15] Ona je tokom narednih vekova postala središnji motiv srpske narodne epske poezije i središnji motiv srpskog nacionalnog identiteta.

*) Marrë nga Bota Sot “Blinken tha se nuk kemi as aleatë të përjetshëm dhe as armiq të përhershëm – Reagon ashpër Berisha, kritikon Kurtin”
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1941384/blinken-tha-se-nuk-kemi-as-aleate-te-perjetshem-dhe-as-armiq-te-perhershem-ndash-reagon-ashper-berisha-kritikon-kurtin/

*) “Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia”, December 31, 2022 – 15:05
https://zeri.info/aktuale/476198/hill-me-vjen-keq-qe-u-bombardua-serbia/

”Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se i vjen keq për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 për ta çliruar Kosovën. …”

*) Miroslav Lajčák (20 March 1963) diplomat Slovak
*) Josep Borrell (24 april 1947, Katalonien, politikan nga Spanj)

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 8 qershor 2023
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.