Milazim Zeqiraj
Fuqinë e Kuvendit s’e ndalë bllokimi
Ngërçi politik në Kuvend,
sa qel e mbyll sytë u qel.
Fjala u gëzua,
u hap liria me folë në Kuvend.
Sa qel e mbyll sytë,
prap ngërçi politik në Kuvend.
GjK. erdhi me vendim,
deputet i dërgoi në pushim.
Ata u kënaqën hiç pa punu,
rrogat e mëditjet duke i shiju.
2.
Nga opozita,
kryetari me nënkryetarë
është votu.
Kandidati serb votat si ka fitu.
Pozita s‘është e kënaqur,
prapë duke kritiku.
Zgjedhja e nënkryetarve shkoi dallash,
dikujt ngërçi i konvenon.
Rregulla dihej,
nënkryetarët zgjidhen në grup,
me aklamacion.
Me qëllim vepruan:
“Kandidatet e minoritetëve, në grup s’u votuan.”
E ditur se kandidati i serb s’kalon me votim.
Ishte me qëllim,
që Kuvendi të mbetet në bllokim
3.
Ekspertët e kushtetutës tregojnë;
“Me ligjet e Kushtetutës:
Me zgjedhjen e kryetarit,
Kuvendi u konstitu.”
Kjo lojë që po luhet në Kuvend,
është e rrezikshme për vendin tonë,
por ta dinë se Kosova edhe pa ta jeton.
4.
Në Gjykatën Kushtetuese, minoriteti serb pyetje ka dërguar,
se me vendimin e Kuvendit,
s’munden me u rehatu.
Pyetje për Gjykatën tonë,
kur ligji është i qartë,
veç ai që s’don, s’e zbaton.
5.
Pozita si opozita,
akuzohën për vota e karrika,
vendi s’ju intereson.
Ata nuk po i kuptojmë,
se për çfarë misioni janë në
Kuvend.
Populli nuk shqetësohet,
si me ta, si pa ta,
Kosova e ne mundet me jetu.
6.
Disa gazetarë në debate,
po ndezin fjalët e kota,
se pa nënkryetarin e pestë,
Kuvendi nuk ëdhtë konstitu.
Me këta njerëz s’dua me bisedu.
Këto llafe sot si dikur,
më shqetësojnë.
Janë gojëkëqinjtë s‘duhet ti
ndëgjojm.
Se veç me mendu,
më keq s’ka ka me shku.
7.
Më 2 korrik 1990,
Kuvendi në oborr, pa asnjë serv ka vepru,
vendim madhor për vendin ka pru.
Sot këta deputetë,
heronjtë ndër varre janë trazu:
Ademi në istikam,
Salihu e Agimi në kufi,
Zymberi e Afrimi në veri,
Rugova e Ademi në Velani,
Hashimi në skëterrë të zi.
Askujt nuk i intereson,
Albin Kurti me e pa detyrë, pushtetin e drejton.
8.
Eksperti i Kushtetutës,
prof. Kryeziu apelon:
“Deputetë, Kuvendi është konstitu,
moszgjedhja e nënkryetarit të pestë,
Kuvendit punën s’ja ndalon.
Unë në këtë Kushtetutë,
si ekspert kam punu,
edhe nënkryetar i GjK kam qenë.
Apel LVV,
mandatarin për formimin e qeverisë,
të presidentja ta dërgon.”
9.
Tani nga pyetja e minoritetit serb në GjK,
puna në Kuvend,
nga GjK prekohësisht ka pushu.
“Vetëm vendimi tjetër i saj,
bllokimin e Kuvendit mundet me çliru,
punë normale aty me u zhvillu.”
10.
Në Kuvend bllokadë mbi bllokadë,
dikujt po i konvenon.
Albini Kurti s’i ka numrat për qeveri ?
“Me bllokadë mendon,
të zgjidhja me ardhë,
siç ka ndodhur me parë,
kur opozita e zgjodhi kryetarin e nënkryetaret.“
Ai tutje po tenton,
me ndonjë deputet të bëjë koalicion,
që të krijojë qeverinë.
Ai nuk pranon koalicion të gjanë,
s’don pushtetin me parti tjera ta ndan.
Halli i tij tani është bërë halli jonë.
11.
Deputetët e ri politikën s’e kuptojnë,
mendojnë se është punë me orar,
nga tetë në gjashtëmbëdhjetë.
Deputetë kur dalin në shesh me shetitë,
kokën e mbajnë lartë,
ecim cullak si të pa punë,
se pa punë janë.
Kur ata i pyet ndonjë gazetar,
me nervozë përgjigjen:
“Për cilin medium ti raporton?”
Kur filloj me bisedu,
ata na tregojnë kush ka faj.
Se kush ka fajin, ne e kemi kuptu,
por ajo jetën s’na përmirëson.
12.
Në media disa gazetarë
nformojnë,
me llafe të kota popullin e helmojnë.
Jemi lodhur kur Kushtetutën e interpretojnë,
të metat e saj na i tregojnë.
Ju leverdis bllokada në Kuvend,
disa merakosen për nënkryetarin e pestë.
13.
Sikur fituesi pas zgjedhjeve,
t’i merrte përgjegjësitë e veta,
sot s’do ta kishim këtë maskaradë.
Me kot pozita e kritikon opozitën,
si dorë e zgjatur e Serbisë,
me Listën Serbe,
Kuvendin po e bllokon.
Kësaj shakaje askush s’i beson.
Në këtë kampanjë,
popullit mendjen me ja ndrru,
janë angazhu:
disa gazetarë,
intelektualë e pseudointelektualë,
Qëllimi me bind masën,
se opozita Kuvendin është duke e blloku,
s’po e lejojnë qeverinë “Kurti 3” me u formu.
14.
Albin Kurti nga populli është votu.
Ai pushtetin s’e lëshon:
Paradite në Kuvend, pasdite qeveri,
në detyrë pa detyrë, ai është aty.
Udhëheqësit tanë janë patriot,
pa flamurin kuq e zi nuk lëvizin dot.
Për premtime askush nuk bisedon,
ishin shaka në fushatë,
për to s’ka askush nuk mendon.
Të gjithë në janë ngatërru në bllokadë.
Sot kanë hall tjetër,
jo për shtet, por karrikat e veta,
e për zgjedhje të reja,
një gënjeshtëren si agjendë me kriju.
se ajo është e ardhmja e partisë me fitu.
15.
Kushtetutën Albin Kurti e respekton.
Kur një gazetar e pyeti
për “bashkimin kombëtar”,
ai tha: “Bashkimin
Kushtetuta s’e lejon.”
Edhe vendimin e GjK,
për Manastirin e Deçanit e ka pranu.
Flamurin e himnin e Kosovës e respekton.
Dikur këto simbole e ligjet e Kosovës,
përherë i ka refuzu.
Respekt për Albinin Kurtin,
prej se është kryeministër,
të gjitha rregullat e Kosovës i ka respektu.
16.
Albini në fillim si kryeminister,
shume gjera si ka kuptu.
Në hajgaret e prendimorve,
keq je n’gatërru.
Do nga mosdija, do nga mospërvoja,
Meselet e tyre s’i ka kuptu,
andaj do ligje të dëmshme,
pa nevojë i ke pranu,
Deklarata e Ti,
se për të gjallë s’ke me i pranu,
na bënë me besu.
Frika e jonë është se edhe ti,
në presion dorëzohesh,
si ata më parë.
17.
Ne të kemi besu,
por edhe ti si ata je duke vepru!
Tani kemi mbetë si pika në lis,
nuk po dimë kujt me i besu.
Kishim shpresë të ti,
por edhe ti keq je ngatërru,
duke refuzu e blloku
s’po mundesh miqësi me kriju.
18.
Kosova është lodhur nga burrat,
pa dije e mundësi.
Edhe Ti kartën e udhëheqsit e ka shkri.
Mandato Donika Gërvallen,
Ajo me koalicion të gjerë,
qeveri me ndërtu,
Kosovën do të kishte ngritë,
se nga zgjedhjet e reja asge s’duhet me pritë.
Këtë punë e din edhe ti,
shpresa e popullit tek ti është shkri.
19.
Bac, këtij vendi,
duke filluar nga Teuta deri
sot,
vetëm femrat fytyrën ja kanë ndritë.
z. Milazim,
i paskeni kushtuar një “POEMË” Kuvendit
Ju kam njohur si prozator të mirë, por nuk e paskëm ditur se Ju shkruani dhe poezi.
Ju lumt mendja dhe ju lumtë dora.
*
Një popull duhet t’i podedojnë dy gjëra:
Forcën dhe mençurinë.
Që i posedon që të dyja, lum për atë popull,
Që posedon vetën njënën, qëndron disi,
Po që se nuk posedon asnjërën – mjer (ku-ku) për stë popull