Nexhat Halimi
Fundi i rrugës
çdo rrugë e ka fundin mes fillimit e nyjës në krua
e kjo është ajo biografia e mbetur peng në kohë
do ta rrëfejë çdo gur e çdo rreng të rëndë trohë trohë
dredhi ose diçka tjetër të keqe veç për ty dhe mua
fshehurazi dikujt për ta vënë në gjendje të vështirë
herë në këtë ngjyrë e herë tjetër në këtë mënyrë
ja ec tashmë gjithherë mes dy stacionesh mistike
ndërmjet cungut e cungut tjetër deri te shenja mitike
më del veç më e shkurtër rruga e gjatë e madhe
e dhembja më çel varrë të dashurisë dhe aty ngecë
e thellësia më del varfëri kot tehut të shpatës ecë
fushës ca lule xheneti derdhin për hije sorkadhe
etja për ëndrrat për fije më lëshon për çdo çast kallet
e unë hesht dhe vetëm i shikoj shelgjet te varret