Arben Çokaj
Metamorfoza e Franz Kafkës është një novelë interesante e pjellë nga imagjinata e shkrimtarit, e cila ka në qendër një familje, që goditet nga një fatkeqësi e madhe. Familja Samsa ka dy fëmijë, djalin Gregorin, një tregtar shëtitës dhe vajzën Greten, një studente, që luan violinë e më pas punon si shitëse në një dyqan.
Djali i tyre Gregori në një natë të mallkuar shndërrohet në një kafshë të çuditshme me shumë këmbë, që zvarritet dhe nuk mund të ecte më – një tip zvarraniku – tip oktapodi në tokë, një trajtë e pasqaruar qartë nga autori, që ngjitej mureve, por nuk dilte kurrë më nga dhoma e tij.
Dhe historia zhvillohet e gjitha në atë apartament të vogël, ku dalin në pah siatat e ndryshme dhe shoku që pësoi familja nga ky transformim i papritur djalit të tyre, që në fund, vendosin ta eleminojnë, sidomos Grete. Por ende përmbahen, ia lënë atij, Gregorit – kafshë, që të vendosë. Dhe ai në fund, pasi dëgjon debatin brenda familjes, e merr vendimin dhe vdes brenda natës…
Kështu që familja lirohet nga ky hall i madh, që i kishte kapur me djalin kafshë, dielli lind përsëri, dhe prindërit kujtohen për Greten, që kishte hedhur shtat dhe interesohen tani për t’i gjetur një burrë të mirë e të ndershëm. E habitshme, ishte koha kur kërkoheshin ende burrat e ndershëm… 🙂