FJALË QË MUGULLOJNË

0
Hajdin Morina

Hajdin Morina

FJALË QË MUGULLOJNË

paska fjalë që mugullojnë si bima
farë që s’prishet është kujtimi
farë prej gjaku është dhimbja

paska fjalë
që mugullojnë si syth i bukur bime
mbi borën e çdo stine

TREG

lisat lirë
purtekat shtrenjtë
treg

mielli lirë
krundet shtrenjtë
treg

burgjet e varret e atdheut lirë
teserat shtrenjtë
treg

Naimi lirë
bejtexhinjtë shtrenjtë
treg

MIRAZHET E MARSIT

bënë fotografi shumë
nën breshërinë e blicave

në Lezhë në Korçë në Prekaz

bënë fotografi shumë
e hije të veta nuk panë

në Lezhë në Korçë në Prekaz

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.