FEMRA ËSHTË E BRISHTË

0
Kumrie Shala

Kumrie SHALA

Ti, o mashkull i perdalë,
oj egërsirë e ndyrë,
fjalët tuaja, helmuese,
femrën e poshtrojnë, e bëjnë kosh mbeturinash,
apo një barrë që nuk i takon askujt.
O Zot, më jep durim
për këto krijesa pa vlerë,
skllavë të epshit dhe të djallit,
që femrat e shkreta bëjnë mish për korba.
Edhe kur kërkojnë ndihmë,
ju çdo lëkurë të shtrirë ia shkelni.
Pse e përbuzni njeriun më të brishtë,
kur ajo është : nena, motra, vajza apo,
halla e tezja juaja,
Ju dhunuese faqezi.
Kush është fajtori këtu?
Nena e shkretë që në barkun e saj
të mbolli dhe të ushqeu,
duroji çdo dhimbje për të të rritur,
por ti e helmove, e përdhonove,
e dhunove, e tmerrrove,
e gjunjëzove shpirtin,
e turprove përjetësisht.
Ia vure ëndrrat dhe shpirtin në zgrip,
për ta mos ngrihet më në këmbë.
Ju, si qentë e terbuar,
e të uritur për epsh,
versuleni mbi femrat,
duke i bërë të jetojnë me frikë.
Ku është ligji i këtij shteti pa shtet?
Ligji që duhet të varret në litar, përderisa dhunuesit e mbrohen,
dhe vajzat tona tërhiqen zvarrë.
O frikacakë, do t’ju kisha vendosur
para grykës së pushkës,
në një lëndinë lakuriq,
dhe do t’ju tërhiqja zvarrë,
përmes çdo guri dhe shkrepash.
Si nuk patët dhimbje për ato femra?
ua shuat shpresën.
Një lutje për nënat:
Rrisni, edukoni fëmijët,
por mos i ushqeni me dhunë.
Mësoni si të trajtohet një femer,
që për ta, femra të mbetet
Zot në tokë dhe nëntokë.

Ps. Në këto vargje nuk përfshihen të gjithë meshkujt.

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.