E PADREJTË, RRUGA E KOSOVËS DREJT BE-SË, TË VARET NGA DIALOGU ME SERBINË

0
Marta Kos

Gani I. Mehmeti

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar të martën, më 4. 6. 2025, se rruga europiane e Kosovës varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe jo “përmes veprimeve të njëanshme”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” më 4. 6. 2025.

Kushtin që ia paraqet Kosovës, duhet t’ia bëjë Serbisë. Ajo ëashtë bllokueasja e dialogut me Kosovën. Kosova vazhdimisht ka qenë për dialog.

Zonja Marta Kos, ju duhet të dini se ku është bllokada.

Përveç këtij kushti ndaj Serbisë, ju duhet ta kushtëzoni Serbinë edhe me njohje të Pavarësisë së Kosovës, për të cilën kanë heshtur vazhdimisht ndërmnjetësuesit e mëparshëm që ishin tërësisht të njëanshëm pro Serbisë. Ata, asnjëherë nuk i paraqitën kushte Serbisë dhe asnjëherë nuk i thanë se Kosova është shtet i Pavarur , njësoj sikur Serbia, për çka ajo duhet ta njohë realitetin.

Serbia vazhdimisht, edhe pas Marrëveshjeve në Bruksel e në Ohër në vitin 2023, ku kërkohej që të mos lobojë për çnjohje të shteteve të tjera për Kosovën, ajo nuk qe ndalur, dhe, asnjëherë nuk i qe tërhequr as vërejtja e lëre më të ndërmirreshin masa ndaj saj për shkeljen e Marrëveshjeve në fjalë.

Madje, ajo çka është edhe më e papranueshme, vetë Bërnabiq, në cilësi të kryeministzres së Serbisë, i dërgoi me shkrim se pikat ku bëhet fjalë për Kosovën, nuk do të pranohebn. Askush nuk u mor me këtë letër të Bërnabiqit, me çka mbetet të kuptohet se edhe BE-ja ishte pajtuar me këtë letër.

Po, sikur t’i shkruante Kosova një letër se nuk do e themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, si do të vepronte BE-ja?

Uroj që të jini të paanshëm si ndërmjetësues, kjo do të mjaftonte për Kosovën me kusht që ta trajtoni si shtet të barabartë me të gjitha shtzetet e tjera në Europë e botë.

Prandaj, deri sa Serbia është bllokuese e dialogut dhe shkelëse e marrëveshjkeve, nuk është e arsyeshme të ndëshkohet Kosova as me masa, që ende i ka e as me  rrugën drejt Bashkimit Europian, deri sa bllokimi i dialogut ka ardhur nga Serbia.

Duhet ndëshkuar bllokuesi i dialoguit, jo edhe ai që është për dialog.

Sa u përket “veprimeve të njëanshme”, siç e thoni ju, Kosova nuk ka nevojë të konsultohet me Srbinë rreth zbatimit të ligjeve dhe Kushtetutës së saj. Serbia nuk është më hisedare në Kosovë. Serbët e Kosovës duhet të respektojnë ligjet e shtetit ku jetojnë, e jo ato të serbisë, që të mos bijnë ndesh me ligjet e Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.