Nga : Isak A H M E T I
I. Në vend të hyrjes
Sapo kam përfunduar leximin dhe analizimin e dy veprave me peshë shkencore të autorit të njohur Samet Dalipit, ish nxënësi tim shembullor në mësime dhe sjellje.
Këto dy vepra janë:
1. KONTEKSTI POLITIK I SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS 19 89-1999 dhe
2. NDËRTIMI I INSTITUCIONEVE NË KOSOVË 1989-1999 (Rasti i Vitisë), të cilat autori i ka shkruar me shumë përkushtim dhe pedantëri shkencore.
Këto dy vepra, të cilat autori m’i ka dhuruar me dedikim të veçantë(për çka e falënderoj nga zemra!), kanë jo vetëm vlerë dhe rëndësi historike – dokumentare – shkencore por edhe vlerë kulturore dhe kombëtare. Këto dy vepra, me vlera shumështresore, të cilat po i marrim në shqyrtim, meritojnë qasje të veçantë edhe për faktin se në to janë përshkruar mbase për herë të parë dhe në mënyrë të plotë,panoromike e shkencore jo vetëm.
1. KONTEKSTI I SHTETNDËRTIMIT TË KOSOVËS (1989-1999) por edhe
2. NDËRTIMI I INSTITUCIONEVE NË KOSOVË 1989-1999 (në Viti)…
II. Pak biografi për autorin
Samet Dalipi ka lindur më 2 mars 1959, në Beguncë (Komuna e Vitisë). Shkollën fillore dhe të mesmen i ka kryer në Beguncë dhe Viti, kurse studimet universitare në Prishtinë.Ndërsa studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit.
Si bursist i Fondit Fylbright të SHBA-ve ka qëndruar në Universitetin Amerikan në Washington DC ku ka përgatitur tezat e doktoraturës të cilat i ka mbrojtur në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.
Ka punuar në shkollën e mesme të Vitisë nga viti 1982 deri më 1999 kur kyqet në institucionet komunale në fillim në bordin e drejtorëve të komunës. Më pas zgjedhet kryetar i Kuvendit Komunal të Vitisë në zgjedhjet e para demokratike të vitit 2000. Ka punuar pëe OJQ-në e Britanisë së Madhe “OXFAM” e pastaj, pas kthimit nga SHBA-të, ka kryer detyrën e këshilltarit të lartë politik në Kryeministrinë e Kosovës, në presidencë dhe në Ministrinë Administrative të Pushtetit Lokal.
Ka qenë kryetar i degës së LDK-së në. Viti 1992-2002.
Ka qenë deputet i Parlamentit të RK 1998-2001. Ka qenë anëtar i Komisionit Komunal për mbajtjen e Referendumit të vitit 1991. Ishte kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe kryesues i Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Pas tërheqjes nga institucionet, ai ka punuar dhe punon si ligjerues në Kolegjin AAB, pastaj në Iliria dhe së fundmi është profesor i rregullt në Kolegjin Ndërkombëtar UNIVERSUM-UNI.
III. Veprat
Autori në fjalë, Samet Dalipi, është autor i shumë publikimeve shkencore nëpër revista të ndryshme shkencore si dhe autor i lbrave-monografive shkencore siç janë:
1. Dr. Samet Dalipi, Organizatat Ndërkombëtare, Prishtinë, 2015,
2. Dr. Samet Dalipi,Ndërtimi i Paqes në Kosovë, nga Perspektiva e Politikologjisë Perëndimore, Artini, Prishtinë, 2014,
3. Samet Dalipi, Besa Luzha edicioni “15 Years of Peacebulding im Kosovo-Lessons Learned for the Region” Prishtinë, 2014,
4. Zymrie Salihu & Samet Dalipi “Jakup Jahiri:një jetë kushtuar shtetndërtimit të Kosovës (recenzentë: Nijazi Halili & Isak Ahmeti”, SHB “Ramadan Musliu”, Lena Graphic, Prishtinë, 2023,
5. Samet Dalipi, Konteksti politik i Shtetndërtimit të Kosovës 1989-1999, Lena Graphic, Prishtinë, 2024 dhe
6. Samet Dalipi: Ndërtimi i Institucioneve në Kosovë 1989-1999, Lena Graphic, Prishinë, 2024.
IV. Dy vepra që meritojnë qasje të veçantë
E thash që në fillim të këtij shkrimi tim se dy janë veprat e autorit, Samet Dalipi, të cilat, pas leximit, po i marr në shqyrtim edhe për faktin së ato, të shkruara me shumë përkushtim dhe finesë, përkundër ndonjë “mangësie” eventuale që mund ta kenë si çdo vepër njerëzore, përmbajnë vlera shumështresore dhe si të tilla, botimi dhe promovimi i tyre, si ngjarje kulturore me mjaft rëndësi, meritojnë qasje të veçantë.
1. KONTEKSTIBPOLITIK I SHTETNDËRTIMIT TË KISOVËS 1989-1999, SHB “DANI”, 204., fq. 415.
Recensentë: Dr.Fahrush Rexhepi & Prof Zeqir Rama.
Këtij libri mjaft interesant dhe me vlerë njohëse, i paraprin fjala e Hyrjes (fq. 3-14) që është mjaft përmbajtësore dhe shërben si vade mecum jo vetëm për lexuesin por edhe për studiuesin.
Librin në fjalë autori e ka strukturuar në gjashtë kapituj :
I. E KALUARA E PAFAT E KOSOVËS (fq. 17-122),
II. NDRYSHIMI I RENDIT BOTËROR DHE NDIKIMI NË KOSOVË (fq. 135-188),
III. DEGA E LDK-së NË VITI (fq. 191-243),
IV. LUFTA NË KOSOVË (fq. 247-351),
V. EPILOGU, KTHIMI NË ATDHE (fq. 361),
VI. DËSHMORËT E VITISË (fq. 367-401) dhe recensionet (fq. 403-407), autorë:
1. Prof. Dr. Fahrush Rexhepi dhe
2. Zeqir Rama.
Duke e vështruar strukturën dhe përmbajtjen e këtij libri, kuptojmë se është fjala për një studim shkencoe, mjaft të thelluar dhe me vlerë të shumëfishtë. Aty nuk vërejmë qasje subjektive, emicionale, as urrejtje partiake. Është ky një libër shkencor, i shkruar me elegancë,libër i dokumentuar me fakte. Prandaj si i tillë, ky libër, jo vetëm meriton të lexohet por edhe t’i qasemi në mënyrë të veçantë për të mësuar më për së afërmi për kontekstin politik të shtetndërtimit të Kosovës 1989-1999.
2. NDËRTIMI I INSTITUCIONEVE NË KOSOVË 1989-1999 (Rasti i Vitisë) SHB “Dani”, 2024, fq. 287
Recensentë: Dr. Sadik Haxhiu & Dr. Shkodran Imeraj
Redaktor: Muzafer Ramiqi,
Ballina: Musa Sadiku.
Në këtë libër, që është një studim interdisiplinor, i strukturuar në nëntë (IX) kapituj, është përshkruar në mënyrë mjaft të bukur dhe objektive, siç e thotë edhe vetë titulli, ndërtimi i institucioneve në Kosovë 1989-1998, rasti në Viti.
Në fillim të librit e kemi një Hyrje (fq. 5-8), ku autori ka shpjeguar dhe përshkruar mjaft bukur procesin e ndërtimit të institucioneve në Kosovë, përkatësisht në Viti, 1989-1999. Aty ka theksuar mjaft bindshëm, veç tjerash, se rasti i krijimit të shtetit të Kosovës nuk ka ngjashmëri me procesin e pavarësimit të vendeve koloniale. Prandaj në kontekst me këtë, autori thekson se, citojmë “mobilizimi etnik, rezistenca e armatosur dhe kritikat e bashkësisë ndërkombëtare kundër Serbisë/Jugosllavisë për dhunën e ushtruar ishin elemente të cilat e çuan në formimin e shtetit të Kosovës” (fq. 7-8).
Me këtë libër, siç e ka theksuar edhe vetë autori, ka synuar të vë në pah aktivizimin e qytetarëve, partive politike, mekanizmave shtetëror të Kosovës të cilat u zhvilluan gjatë kohës mes viteve 1989-1999, me theks të veçantë në Komunën e Vitisë, mekanizma këta të cilët ishin të njëjtë me ata të komunave të tjera të Kosovës (fq. 8).
V. Në përmbyllje
Krejt në fund të këtij syzimi, le të theksojmë se këta dy libra, sipas vlerësimit tim, meritojnë jo vetëm të lexohen por edhe t’u qasemi në mënyrë kritike dhe të veçantë edhe për faktin se janë kontribut i çmueshëm dhe me vlerë në historiografinë shqiptare.
Në Durrës, mars 2025.