Duhet hequr qafe keqbëresit e politikës, nga këto zgjedhje lokale deri të niveli qendror

0
Skënder Mulliqi

Vështrim

Skënder MULLIQI

Legjitimiteti i zgjedhjeve mund të ngrihet pikërisht për shkak të pjesmarrjës të ulët në zgjedhje. Dhe një pjesmarrje të tillë të ulët patem në të gjitha zgjedhjet të pas luftës në Kosovë. Dhe, duhet të bëhët një pyetje. Pse zgjedhjet treguan një trend të tillë të ulët? Mendoj së ka shumë factor shoqëror dhe politikë, por pjesmarrja e vogël në zgjedhje u ndikua edhe nga qeverisjët e dobëta, të cilat nuk i realizuan kërkesat qenësore të qytetarve.

Tjetra, në Kosovë lulëzuan fenomenet si krimi i organizuar, korrupcioni i niveleve të larta, nepotizmat… të cilët ndikuan jo vetëm në pjesëmarrje të dobët në zgjedhjet locale dhe ato naciolnale, por bënë që të rinjët tanë nga pa përspektiva u demoralizuan duke marrë rrugën e gurbetit.

Asnjë motiv nuk e paten qytetarët pos asaj që të dalin në zgjedhje për Atdhe dhe Komb.Mentaliteti i pushtetarëve ndryshojë për këto vite nga mentaliteti i vituesve. Të parët kishin motiv pushtetin apsolut që iu sjellë atyre privilegje dhe para. Kurse qytetarët menduan pas secilës palë të zgjedhjeve së situate politike dhe e rrjedhave ekonomike të dobëta do të ndryshon për të mirë, e pak ndryshoj në krahasim më mundësit dhe kërkesat e qytetarëve. Pjesa që nuk doli në zgjedhje u rebeluan nga paknaqësit e krijura. Po mirë do të ishte dalja masive si një detyrim i mbijetesës se vendit dhe të mirëqenjsës të përgjithshme.

Çdo parti në çdo zgjedhje duhet të marrë parasysh kryesisht faktin se parimi suprem është të vendosë në lista ata njerëz që mund të tërheqin, votuesit me qëllime të sinqerta pas zgjedhjeve. Kjo është ajo që bëjnë të gjitha partitë e tjera në vendet demokratike.Këta i tërheqin votuesit në zgjedhje më logjikën e mashtrime dhe dallavereve, duke dhënë premtime të pa realizueshme. Edhe ato të realizueshmet shumë pak erdhën në shprehje. Fitorja ishte imperativi i partive politike sa për të marrë pushtetn, e pastaj për të qitur çdo kërkesë ligjitime te qytetarëve ne harresë.

Kjo nuk ishte dashur të përseritet në këto zgjedhje locale që po afrohen. Njerëzit dëshirojnë politika të cilët zbatohen në praktikë, e jo premtime të rreme. Sikur është instaluar, logjikë e keqe dhe perfide e partive politike, për të dhënë premtime sa për ta marrë pushtetin, e qebesa në ndërdijën e tyre mbizotëron logjika e mashtrimit dhe manipulimit më masën. Vetë mënyra e qasjës së fushtave elektorale të deritashme ka qëne sa për të ardhur në pushtet. Me duket mua se çdo zgjedhje lokale është më e rëndësishme për qytetarët sesa zgjedhjet presidenciale.

Shumë energji dhe para publike shpenzohen për zgjedhjet presidenciale, dhe në thelb kjo është një mashtrim. Ne kemi një person të zgjedhur me legjitimitetin më të madh në vend, dhe ajo në fakt nuk vendos për asgjë të rëndësishme. Zgjedhja e kryetarit të bashkisë është më e rëndësishme për ta, sepse ai ka shumë më tepër pushtet që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Zgjedhjet nuk janë lojëra politike siç janë kuptuar nga shumë njerëz të skenës politike në Kosovë. Por, janë shumë serioze për zhvillim dhe prosperitet të vendit, dhe për mirëqenje të përgjthshme.

Pastaj, janë serioze pse ruhet niveli i demokracisë të sistemit pluralist shumë partiak, të cilën e kemi zgjedhur, por që nuk po zbatohet në tërsi në praktikë. Ende nuk është flakur logjika autoritare e qeverisjës më vendin, logjikë kjo e sistemit të kalbur komunist. Të shpresojmë që më në fund do të lirohemi nga struktura politike të burokratizuara dhe të korruptura, që i kemi po thuaj në të gjitha komunat. Kosovës i duhen njerëz profesionist, kredibil, të ndëgjegjshem dhe më moral politikë të lartë.

Situata e përgjithshme politike ne vend, më keqardhje mund të themi së nuk është e mirë. Prandaj, duhet hequr qafe gjithë keqbëresit e politikës, duke filluar nga këto zgjedhje lokale deri të niveli qendror. Vetëm kështu mund ti bashkohemi familjës së madhe evropiane, aty ku edhe e ka vendin Kosova. Çdo opcion politikë që të këtë sukses, i nevoitet një elitë intelektuale për ta formësuar atë opcion.Vetëm më njerëz që kan ide ose levizje, në rrethanat aktuale politike, mund të kemi sukses…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.