NGA KALOSH ҪELIKU
Përçudi, pas publikimit të shkrimit tim publicistik Droni “Bayraktar” i Erdoganit, të cilët i bleu Qeveria e Kosovës me kryeministër Kurti, i cili tha, se: “Kosova, nuk është në rrezik”, patrokitur hyri nga dritarja edhe Droni “Grerëza” në dhomën time të punës dhe gjumit. E hapi Laptopin mbi tavolinën e punës. Tinëz, hyri në shkrimet e mia publicistike letrare dhe libra.
E inçizoi me kamerë dhomën time me libra, piktura dhe fotografi mureve: karikaturën e faqes parë të Adem Kastratit me lodra (tupana) te revista për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket. Ballinën e librit me karikatura: “Kali Trojës” nëpër “Bit-Pazar”, po nga i njëtit piktor me pseudonimin Cun Geli. Gjelin kryengritës mbi kokë në shtrat nga piktori poradacas Koci. Dhe, doli te pikturat e mësuesit tim legjendar, Ramadan Ramadani – Ballazhi.
Në fund, i mori nga muret edhe disa fotografi të autorit të këtij shkrimi publicistik nga Shkolla e mesme normale “Zef Lush Marku” në Shkup, dhe studimeve në Prishtinë. Edhe shkrimet e mia letrare dhe publicistike nga laptopi. Edhe, iku me materialet e “rrezikshme”, matanë Kopështit, për “kundërzbulim” armiqsor. Fat, që nuk lëshoi një “kashikarë” serbi me “shlihovicë” (raki kumbulle) në Shtëpi.
Jo, ato Dy “kashikarat” e mia me raki rrushi në çantë. Ose, të dëllinjave…