DITA E LIBRAVE-DHURATË PËR FËMIJËT SHQIPTARË NË LUGINËN E PRESHEVËS DHE NË MALIN E ZI

0
2000 libra për Luginën

2 MAJ 2022

Nga Rali LURA

Dr. Erton Karafili
Dr. Erton Karafili

2 Maj 2022, ditë e hënë, do të jetë Dita e Librave-Dhuratë për Fëmijë, e cila organizohet në Tiranë.

Librat-Dhuratë për Fëmijë do të ndahen me 13 maj 2022, ditë e premte, në mënyrë solemne zyrtare, në Hotel “Sirius” në Prishtinë, për fëmijët shqiptarë në Luginë e Preshevës (Kosova Lindore) dhe në Malin e Zi.

NË LUGINË-KOSOVA LINDORE (Serbia Jugore):

Në komunën e Preshevës për shkollat fillore në Preshevë, Miratoc, Rehovicë, Corraticë, Raincë, Caravajkë e Leran dhe në shkolla e mesme qytetëse “Presheva” e gjimnazin “Skënderbeu”. Në komunën e Bujanocit në shkollat fillore Bujanoc (“Naim Frashëri”), Tërnoc, Bilac, Muhoc, Lluçan (“Sami Frashëri”), Nesalcë e Zarbincë (“Skënderbeu”) dhe në shkollën e mesme qytetëse në Bujanoc. Në komunën e Medvegjës, në shkollat fillore Tupallë (“Zenel Hajdini”), Jabllanica e Epërme e Banja e Sjarinës dhe shkolla e mesme qytetëse “Nikolla Teslla” në Medvegjë.

NË MALIN E ZI:

Në komunën e Ulqinit në 4 shkolla fillore (dy në qytet dhe dy në Katërkollë e në Shtoj), dy shkolla të mesme në qytet. Në komunën e Tuzit në 4 shkolla fillore në qytet e Dinoshë, një gjimnaz në qytet. Në komunat e Plavës e Gucisë: shkollat fillore në qytetet Plavë dhe Guci, Vuthaj, në Martinaj, Vishnjevë dhe gjimnazi në Plavë. Në Komunën e Tivarit një shkollë fillore “Gj.K.Skendërbeu” në Ostros. Në komunën e Rozhajës: një shkollë fillore në Dacaj.

LIBRAT-DHURATË

Ftojmë të gjitha institucionet e larta të shtetit shqiptar (Presidenca, Kuvendi, Kryeministria me ministritë përkatëse, etj), institucionet e Drejtësisë Shqiptare, Institucionet Akademike e Universitare, institucionet ekonomike të Kryeqytetit, Bashkinë e Tiranës me Njësitë Bashkiake, Shoqërinë Civile, Shtëpitë Botuese, qytetarët e Qarkut të Tiranës, që të dhurojnë libra për fëmijët shqiptarë në shkollat e Luginës së Preshevës dhe në Malin e Zi.

Librat-Dhuratë për Fëmijët Shqiptarë (në këto treva etnike shqiptare e në shkollat përkatëse) mund të sillen të paketuara e me nënshkrime, si dhuratë individuale (nga personalitete të shtetit, akademikë, deputetë, botues, shkrimtarë, qytetarë) apo dhuratë kolektive (institucione të ndryshme).

Librat-Dhuratë për Fëmijët Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe në Malin e Zi dorëzohen në adresën:

“Klinika Erton” (Erton Diagnostic Center), Rruga “Don Bosko”. Pallati Nr. 92. Përballë Qendres Sociale e Kulturore dhe Kishës “Don Bosko”. Tiranë.

Tel: 00355694010657 dhe Email: erton60@gmail.com

Librat-Dhuratë për Fëmijët Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe në Malin e Zi, të paketuara e nënshkruara, dorëzohen me 2 Maj 2022, e Hënë, Ditë Pushimi.

Librat-Dhuratë për Fëmijët Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe në Malin e Zi janë Projekt i Madh Kulturor i dr. Erton Karafilit, me mbështetje dhe nga “Gazeta e Alpeve”- Media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), ku mbi 3 mijë libra do të ndahen në mënyrë ceremoniale zyrtare, në prani të masmediave etj., me 13 Maj 2022, ora 10.00, në Hotel “Sirius” në qytetin e Prishtinës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.