U ndërtuan:
– 155 mijë shtëpi të shkatërruara gjatë luftës 1998-1999.
– 200 mijë banesa të reja.
– 180 mijë shtëpi të reja.
– 170 mijë biznise aktive.
– 5000 fabrika të vogla dhe të mesme.
– 950 pompa benzini.
– 500 hotele-motele.
– 130 pishina.
– 40 kompani televizive.
– 1200 spitale, ambulanta dhe dentist privatë.
– 2 super resorte kalërimi
– 8 mijë restorante-kafiteria,
– 130 qendra tregtare
– 3 shoping qendra fantastike: Prishtina Mall, Albi Mall, Royal Mall.
– 1000+ agro-biznise.
– Janë themelue dhjetëra super IT kompani: 3CIS, FRAKTON, GJIRAFA etj…
– 2 super auto-rrugë, çë bregdetin e afrojnë nga 12 orë super të vështira në 2/3 orë super të lehta.
– rrugë asfalti në 95% të fshatrave
Rezultatet tjera me rëndësi janë:
– 420 mijë puntorë të regjistruar.
– 250 mijë puntorë të paregjistruar.
– 200 mijë pensionerë.
– janë ble mbi 950 mijë automjete.
– janë ble 3 milion smartphone.
– janë në përdorim 2 milion desktop-laptop-ipad.
– në bankat e KS janë 6 miliard euro të kursyera.
– Universitet publike kanë 70 mijë studentë.
– Universitetet private kanë mbi 50 mijë studentë.
– Shkollat fillore-të mesme kanë 350 mijë nxënës.
– 5000 studentë u shkolluan dhe shkollohen nga qeveria Amerikane në Amerikë.
– 3000 student u shkolluan dhe shkollohen në Europë.
– 35 mijë sportistë zhvillojnë sport profesional dhe amatorë.
Liria ua mundësoi 1.2 milion Kosovarëve në diasporë të vijnë lirisht në Kosovë, dhe lirisht të kënaqen, të investojnë, ose të kthehen të jetojnë të lirë në Kosovë. Diaspora qdo vit shpenzon në forma të ndryshme 3 deri 4 miliard€.
Kosova ka marrëdhënje fantastike me Shqipërinë….në të cilin shtet tonë, nga viti 2008, Kosovarët (rreth 90%) i shpenzojnë për turizëm qdo vit 300 deri 350 milion euro. Poashtu janë ble mijëra pasuri të patundshme dhe janë hapur qindra biznise në Shqipëri.
Nihilistët pohojnë asgjë nuk është ndërtuar në Kosovë ose gjithëqka është shkatërruar, dhe se përpara ka qenë më mirë, por këta numra i demantojnë totalisht.
Natyrisht nuk është gjithëçka mirë, dhe ka pasë veprime dhe mos – veprime të dëmshme siç janë:
– Vrasje të shumta politike, shumica apo 99% në kohën e qeverisjes të UNMIK-ut.
– Pa-aftësia në integrimin më cilësor të veriut të Kosovës.
– Mos-zbatimi ose zbatimi selektiv i ligjeve.
– Mos-privatizimi i PTK-së megalomane.
– Mos-privatizimi ose zvoglimi i RTK-së megalomane.
– Mos-privatizimi i Trepqës.
– Privatizimi falas i ELEKTROKOSOVËS.
-Dhënja me komision e Aeroportit Prishtina me kushte të pa-plotësuara nga komisioneri sipas kontratës.
– Diskriminimi i qytetarëve duke lejuar e parkimin e automjeteve në trotoare.
– Rritja enorme e universiteteve publike çë duhet reduktuar, në 1 universitet publik, duke organizuar vetëm studime jetike për shtet….me 6000 deri 8000 studentë, që do të rriste numrin dhe cilësinë në universitetet private, si dhe cilësine në atë publik.
– Lejimi i mijëra OJQ-ve regjistrohen pa kriteriume me të cilat do të pengohej aktiviteti i dëmshëm i tyre, që kryesisht zhvillohet me propagandë anti-kosovare, me të cilat OJQ-të e kanë detyrën të vërtetojnë se në Kosovë gjithëçka është keç.
Pastaj janë këto mos-veprime:
– Mos-aprovimi i ligjit për organizata religjioze.
– Mos-aprovimi i ligjit për polici.
– Mos-aprovimi i kodit civil.
– Mos zbatimi i masave të sigurisë në trafik.
– Mos- regjistrimi i punëtorëve dhe bizneseve çë funkcionojnë por nuk paguajnë tatimet dhe obligimet tjera shtetrore.
– Regjistrimet apo censuset të mangëta dhe të pasakta në 2011 & 2024.
Këto janë dobësitë të qeverisjeve, gjatë kohës së pavarësisë 2008-2024 dhe periudhës së sundimit të OKB-së 1999-2008.
Referenca me e saktë e krahasimit është me vetvehten…dhe me këtë referencë të krahasimit Kosova ka bërë përparime fantastike në periudhën 1999-2024.
Gjithsesi rezultati më i mirë i lirisë është ndërtimi i njeriut të lirë.
Faleminderit USA dhe UK që me ushtritë e juaja e mbroni lirinë e Kosovës për 25 vjet.