NGA KALOSH ҪELIKU
Dudumët, Sot: na e kanë zënë edhe Diellin me ndërtime korruptive partiake me ndërtesa disa katëshe për biznese personale, familjare, partiake përkarshi Shtëpisë sime që me pasuri trashigimtare familjare e kam blerë në Shkup me arat dhe pyllin e Babait për Gruan besnike. Pallate, që Sot: ma kanë zënë edhe Diellin. Nuk ma ka dhënë Shteti i “përbashkët” Jugosllav. Siç, ua ka dhënë partizanëve besnik të partive politike jugosllave. Argatëve antishqiptar të dalldisur me vende pune dhe honorare nëpër institucionet e shtetit “përbashkët”. Ose, atyre të themeluar nga partitë politike si “institucione” shqiptare.
Korrupsioni i Partive politike të “vëllazërim-bashkimit” na i ka mbyllur sytë. Nuk e shohim as njëri – tjetrin nga trungu i shelgut. Shtëpi, të cilën edhe e kanë djegur me themele, dhe gjithë libra. Edhe, me “Xhipin” përpara dritareve të Shtëpisë, për të më përzënë nga Lagja Shqiptare. Trumbetimet e tyre para kamerave televizive me “fitore” madhore në prag të fushatave parazgjedhore parlamentare. Arsim dhe kulturë, nën nivelin e sitemit komunist jugosllav.
Megjithatë, jeta ende vazhdon me Luftë. Dhe, Penë. Libra. Unë, nuk e dua Luftën, por ju e doni për të grabitur poste partiake dhe pasuri. Propagandën, dhe afirmimin si personazhe nëpër libra. Vërtetë, u kam miqë, e jo “armiqë”. Dorën në zemër, pa luftën e juaj për “Liri”, të drejta të barabarta, flamur kuqezi, gjuhë shqipe, tekste shkollore… Arsim, dhe kulturë, as unë nuk do të isha shkrimtar me disa libra në publicistikën letrare. Poezi:
Dudumët mbi mua ndërtojnë çati
Unë, Nateditë: Luftë bëj me Pandeminë
Përditë, me Koronavirusin. ”Armnik”.
Pas porte: Raki rrushi. Gra besnike.
E, dudumët, përderisa shkruaj Poezi erotike
Nateditë, mbi mua: Ende, ndëretojnë çati…
Ende jam gjallë, pas djegëjes të Shtëpisë Babait. Bibliotekën, poashtu e kam gjallë me libra nëpër Botë. Lufta vazhdon me Penë.
Edhe pse, Diellin ma keni zënë me pallate…