Nuk do ta besoja se sa e vështirë qenka me i kap përdore edhe njëherë shkrimet e tua që pluhuri e harresa e kanë bërë të vetën.
Kujtimet për Sylën për mua janë si ato te Emilit për Astrid Lingren. Syla është personi më i dashur që e kam zgjedhur ndoshta pse edhe vetë si fëmi e i ri kam qenë bari (çoban) kur linda dhe u rrita, lut jetoja në Turjakë.
Shpresoj se pasi ta hjek pluhurin nga fletët e bardha të fletoreve të mia, kësaj radhe me ni mene e kam, dua ti mbledh e ti botoj në një libër të veçantë kujtimet për Sylën, në një tjetër libër, për Turjakën dhe në librin e tretë për ngjarjet nga shkollimi im, puna dhe ngjarjet kryesore nëpër të cilat kalova, në Demonstratat e vitit 1981, në jetën në burg, në ushtri dhe në mërgim dhe në kazamatet serbo-jugosllave, si shumica e të rinjëve shqiptarë nga Kosova.
Turjakasi e tiranasja në Tiranë e në “Turjakë, ”S” dhe Syla (Sulo)
Të dytë, emrat e vajzës tiranase dhe e djalit kosovar fillonin me shkronjë “S”. Dhe kjo ishte rastësi që të dytë kishin lindur e jetonin në qytetin dhe në katundin që fillonte me të njëjtën shkronjë, shkronjën ”T”, Tiranë dhe Turjakë që ishin edhe vendbanimet e tyre. Madje ai e ajo jetonin në shtetin që gjithashtu fillonte me të njëjtën shkronjë ”S” dhe ”S” (”Sh”).
Dashuri që zgjati zgjati dy ditë
Dhe tash, duke e kujtuar at “histori” të dhimshme të para 70 vjetëve, si për çudi edhe unë, auori i keti tregime e ngjarje, jetoja në shtetin që fillonte me po të njëjtën shkronjë “S” (në Suedi).
Po bëhen 27 vjet (31 vjet, nga viti 1992, ndërh. imja) që kisha ardhur në Suedi, bashkë me familjen time. Ishte fundi i muajit qershor të vitit 1992 që erdha në Suedi si refugjat *) Pasi u mbajtën zgjedhjet presidenciale e parlamentare, një muaj më parë, më 24 Maj 1992 *) e ku edhe mua më kishin propozua për deputet, por nuk u zgjodha, sepse nuk i mora votat e mjaftueshme. U propozova në një vend ku nuk njihesha, nuk i njihja e nuk më njihnin. Dr. Shukri Gërgjaliu, mjek në Vushtrri me një grup mjekësh më propozuan si kandidat për deputet në disa katunde që asnjëherë nuk kisha qenë atje e jo më me bërë fushatë. Më thanë: ”Me e pasurua pluralizmin politik në Kosovë” me parti të reja e deputetë me bindje të ndryshme politike.
Të gjitha këto ngjarje mu kujtuan sikur kur sheh një fim bardhë e zi, krejt pa dashje. Mu kujtua Ramë Bllaca dhe historia tragjike e Ramës e Qazimit, djalit të Ramës. Edhe ai (Rama) diku në mes të viteve 1930 kishte qenë deputet i kuvendit të Serbisë që pleqt i thonin “poslanik skupštne”*), në Beograd. Ramë Bllaca *) e kishte marrë me vehte Qazimin që të shkollohet e pale, masandej çka do të bëhet.
Dhe në kokë më shkonin në mend lloj mendimesh e më kujtoheshin tregimet që dikur gjyshi Imer Seferi dhe gjyshërit e pleqtë tjerë nga Turjaka na tregonin ndodhi por pa e përdot fjalën ”dashuri” sepse fjala ”dahuri” ishte e ndaluar të përdorej nga burrat e pleqtë para të rinjëve e mysafirëve n¨për oda. Ato ndodhi, ngjarj e histori që kishin pasur kur kishin qenë të rinj, si çobanë me dele e kur korrnin grunet me drapër, kur shkonin në mulli e kositnin livadhet por që nuk kishin pasur fat e nuk kishin guxua me i tregua askujt për jaraneshat*) (nga ”jaran-eshë” e tyre.
Ata nuk dinin të lexonin e as të shkruanin sepse nuk kishin qenë në shkollë e nuk kishin pasur libra me “sllova” (shkronjat)*). Pastaj, me shkua në shkollë, bâhesh shka (sllav), iu kishin thënë hoxhallarët. Prandaj, edhe gjyshi thonte: “Ma mirë âsht me ni se me pa”
Dhe mendova, mendova e mendova e nuk më kujtoheshin emrat e asnjë “partizani” kosovar që kisha dëgjua sa e sa herë të njëjtat ngarje e historitë e tyre të dhimshme.
Së shpejti bëhen 30 vjet që jetoj në Suedi e edhe nja 15 më parë, pra para 40 e më shumë vjetëve, kur isha fëmi kisha dëgjuar këto “histori” të dhimshme nga pleqt që dikur edhe ata kishin qenë të rinj, po prap nuk më kujtoheshin emrat e atyre djemve që kishin mbetur “me gishta në gojë” e për ta shpëtuar kokën e tyre kishin ikur bashkë me partizanët shqiptarë, në Shqipëri por atje i kishte gjetur e keqja më e madhe, ”Ik prej ukit e n’gojë të arushës”.
Ndërsa mbaja mend “Vrasësin” e ujqëve, “Urën e mjerimeve”, “Folenë tragjike …” e … “Lulja e kujtimit” por jo edhe at vajzën tiranse që nga tregimet që kisha dëgjuar, më dukej sikur po e shihja. Ajo më dilte para syve kudo, ditën e natën e shihja në ëndërr. ”Flisja” e ”fleja” me tiransen.
Kishte flokë kaqurrela e të gjata që kur ecte, nuk i shihej asnjë pjesë e trupit të saj të bukur, shpina e vithet (bythet)*) nga flokët e arta. Ajo më dukej, sipas tregimeve që kisha dëgjuar e pastaj, unë e imagjinoja sikur të ishte një Zanë e Maleve të Turjakës e të Zatriqit. Flokët i mbante të lshuara pas shpine e ato ia shtonin edhe më shumë bukurinë e asaj vajze të hishme (e të “shishme” tiranse).
Natën zgjohesha disa herë dhe prap flija. Dëshiroja të jetoja me ëndërrat me at vajzë. Nganjëherë bërtisja në ëndërr emrin e saj me zë të lartë nga gëzimi: “S…” dhe zgjohesha nga bërtima ime- Më dilte gjumi e nga britma ime. Zgjohesha por përveç krevatit dhe dhomës së errtë nuk kishte njeri tjetër.
Ferkova sytë dhe pash se kisha qenë në ëndërrr, në gjumë të rëndë, në krevatin e butë e jastakun me pendla. Vrapova në dhomën time të punës dhe shpejt e shpejt e shkruajta me një fletë të bardhë, tri herë, emrin e saj ”S”, ”S”, ”S”, sikur friksohesha se do të më ikte ajo e emri i saj e mua më vinte keq për Sylën, çobanin turjakas. që s`e kisha parë e takur, kurrë.
Dhe përsëri mundohesha të fle me shpresë se përsëri do ta shoh.
Oh sa kisha dashur të isha në ëndërr në ëndërr e ta dë dëgjoja nga goja e Metë e Sali Xhemjlisë, Sahit Mstafës, Lil Dergutit, Sahit Jeminit, Rexhep Asllanit e … babës Ukë ato që ata më kishin tregua për Rifat Berishën, kapiten, për Kapetan Rudin e kapetan Palushin dhe për Sylën. Isha në ëndër por ato që dëgjova për ”S” e për Sulon ishin identike me ato që kisha dëgjuar nga gjyshi Imer Seferi, Adem Nishori, Islam Maliqi e të tjerë pleq nga krahinat e tjera, Hazir Prellovci e Hazir Xhaka, Shaban Mrasori e Shaban Azemi, Halil Hamza i Kaznikut e Hazir Gariqi i Oshlanit.
Eh more bir, fillonte ai më plaku bisedën, erdhën një grup partizanësh nga Shqipnia dhe u shprëndan me hëngër bukë e me fjetu në odën e …. Smajl Zenelit, Ramadan Nezirit, Metë Xhemajlisë, Hamid Tushës, Sahit Mstafës e të Imer Seferit. Në këto familje vinin mysafirët sepse kishin oda për miq e mysafirë dhe mall e gja e jo oda me “lule”, qysh iu thonin pleqt sobave të nuseve. Aty kishin ardhur edhe më herët krerët e katundeve e të krahinave tjera por jo partizanë nga Shqipëria. Kishte ardhur Shaban Palluzha e Ramë Bllaca, Mstafë Rahaveci e Mstafë Kruja, Muharrem Bajraktari, Bajram Begi e Azem Bejta.
Partizanët kishin dëgjua se në Turjakë e në Zatriq ka burra të zgedhun, pleq, trima e bukëdhënës dhe vinin shpesh në Turjakë. Ata madje kishin dëgjua edhe për Bali Agën, Ali e Avdullah Agën, Dan Zatriqin, Hajdar Agën e Zatriqit, Bajram Qaushin …e mahallës së Goqëve të Turjakës.
Një partizan, që nuk ishte më i vjetri në moshë por dukej se ishte “ma i madhi”, filloi të na flas për “besën” që kishin lidhun me vllaznit jugosllavë. Dy nga pleqt, nëse nuk kam harrua, ata kanë qenë Metë Xhemajlia e Sahit Mstafa i thonë komandant “kogjabashit”:
– Na serbët nuk i kemi vllazen e as nuk iu besojmë sepse ata na kanë bâ bâtare *) sa herë ka ardhur ushtria e kralit të Serbisë knej. Nuk ka më shumë se 20 vjet kur krejt Qypevën (katund afër Bublit, Damanekit e Turjakës), i kanë bâ batare. Veç ni fmi 12 vjet ka pshtu, Halili i Vogël. Edhe ai ish mshef në fletët e kungllit se edhe atij ia kishin hjek kryet. Edhe te Vakafi i Lubizdës, serbi i ka bâ batare, burrat ma t’zgedhun të Damanekit e të katundeve tjera, n’kohen e Azem Bejtës.
Pas kësaj bisede në odën plot tym duhani ra një një heshtje.
– Mjaft ma more kokderr’…. mos me fol edhe njëherë … e fjalën nuk mundi ta kryej sepse e preku një ushtarak që ishte ulur afër tij, që dikush i tha “Komandant Shpati” me brryla, sikur donte ti thonte:
– Mos u ngut se këta kanë të drejt e i njohin më mirë e besa jemi në konaqet e tyre se këta dhe këta nuk janë më pakë trima se ne!
Ajo natë ishte nata e parë që partizanët shqiptarë (nga Shqipëria) kishin ardhur në Turjakë. Ata më nuk erdhën. Por Syla (Sulo) shkoi me ta, iu bashkua ardhave partizane me shpresë se Kosova do ti bashkohet Shqipërisë.
Sulon që nga ajo natë nuk e kishte parë njeri. Thonë se Syla ka luftua me partizanët shqiptarë deri në Varazhdin e në (Banatë), Vojvodinë, duke e ndjekur gjermanin.
Pasi mbaron lufta, Sylën e kishin caktua si udhëheqës komune në rrethin e Prizrenit. Ai në zyrën e vetë kishte disa foto të burrështetasve e atdhetarëve shqiptarë, si Vëllezërit Frashëri, Ismail Qemalin, Bajram Currin … dhe flamurin kuq e zi, e në ballkonin e ndërtesës së komunës valonte edhe Flamuri Kombëtar Shqiptar.
Katundarët e Hasit, Suharekës e të Rahovecit shpesh kur shkonin në Pazar në Prizren, shkonin edhe te Syla e i ankoheshin Sylës se “disa aradha partizane” shki të Shumadisë”, natën po i vrasin djemtë më të mirë të katundeve. Po na marrin drithin e magjet po ni lanë thata, po i fshijnë me fshisë! Besa edhe shkollat shipe nuk po i hapin e “otkup” po na qesin sa ska më shumë. ”Dhitë e kuqe” ni kanë marrë e “parezin” për dhen, e lesh, tlye e djath pa duhet me e dorzue në komunë. Nëpër zyrat e komunës i kanë shti n`punë veç shkie e “naselenik”, vazhdonte tjetri katundar e Syla mendonte, “qare vetit nuk i bante”.
Syla i kishte dëgjua edhe nga të tjerët të njëjtat ngjarje dhe nuk dinte çka po ndodh e ai çka të bëjë. Syla e shihte se ishte mashtruar por tash ishte shumë vonë. Shkau na kishte hi n`shpi. Me Fadilin, Xhavitin e Xhevdetin nuk shihej. E mori vesh se Eminin e kishin vra diku te Gjilani. Ndërsa fliste me disa katundarë të Blacës, Bellanicës e të Banjës, sytë i shkuan në ballkon, te vendi ku një ditë më parë ishte flamurit shqiprtar e natën dikush e kishte hjekur. U afrua dhe nga dhe shkoi e shikoi nga dritarja e sikur donte të sigurohej por e nuk e pa e Flamurin Shqiptar. Doli nga zyra e katundarët i harroi që kishin ardhur “me kajt naj dert” dhe ende pa zbritur, dëgjoi disa zëra serbisht. Qetnikët serbë me rroba partizane kishin hyrë edhe nëpër zyre në Prizren.
Tash rendin e kishte Syla, luftëtari besnik për çlirimin e Kosovës. Ai edhe pse i pa shkollë, kishte marrë “garanci” nga më të mëdhenjët se pasi ta largojmë gjermanin, do ti kemi të drejtat e barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë e … do të hapen shkolla edhe në gjuhën shqipe … Por tash po e sheh që nuk është ashtu, nuk po i dalin fjalët qysh i kanë pas e besën që e kanë “lidhur”.
Besa i shkoi mendja se edhe vrasjet e Abedinit e të Gnimetes, në Gjakovë, partizanët serbë i kishin qit në pritë. Edhe ballistët e Kosovës i kishin pushkatua pa gjyq ose siq e quanin atherë “Gjyq në emër të popullit” e i pushkatonin vetëm shqiptarët.
Syla, duke dashur të dalë në oborrin ku ishte administrata e përkohshme komuanle, një shtëpie dykatëse që ishte vendosur, dy djem të rinjë trima shqiptarë, nuk e lënë me dalur jashte. I tregojnë se nëse del do të arrestohet me arsyetimin se është anmik i popullit e lufton për bashkimin me Shqipninë, kundër “Vllaznim Bashkimit” e “Internacionalizmin proletar”.
Trimat e rinj prijnë Sylës dhe drejtë një derickë tjetër që ishte në podrumin e shtëpisë, dhe dalin në oborrin tjetër fqinj. Syla në përcjelljen dhe ndihmën e tyre, dy djemëve ik nga shtëpia në shtepi e nga oborri në oborr që në Prizren shtëpitë janë ngjitur njëra me tjetrën, ik. Thonë se ata djem ishin kanë nga Rahoveci. Pasi i desh teshat e partizanëve dhe e heq kapuqin me yllin pesërremësh, Syla vishet me do tesha si të çobanëve, që mos të hetohet dhe natën afrohen afër kufirit me Shqipërinë që pastaj më lehtë ta kalojnë kufirin e të dalin në Shqipëri.
Në Has Syla shkon te disa miq të Mulla Halitit në Rogovë dhe Greqinë, te Arif Haziri. Arifi i përcjell me një kali deri në Goden e prej Godenit, kufirin e Shqipërisë nuk e kishin më larg se 500 metra.
Në Shqipëri, Syla shkon te ish miku i tij, “Komandant Shpati” në Tiranë, ish partizan dhe komandant i aradhave partizane nga Shqipëria që kishin luftua bashkë me brigadën e shtatë shqiptare dhe e kishin çlirua Prizrenin e Pejën e mandei kishin vazhdua luftën deri në Vishegrad e Vojvodinë duke i ndjekur “fashistët” gjermanë.
Syla i kishte thënë komandantit dhe ish komesarit politik që të ndalen në Kosovë e mos të shkojnë më larg por fjalët e tij jo vetëm që kishin shkua në vesh të shurdhët por edhe nuk ishin prit mirë e ai ishte kritikua me vrejtje “çortim” nga partia komuniste. Ai e dinte sepse e informonin katundarët se si, na duke shkua pas gjermanëve, forcat serbe “partizane” po hyjnë në Kosovë. I kujtohet edhe Mixha Shaban që i kishte thënë:
– Sylë, unë nuk e kam nërmend me shkua mas partizanëve serbë se qetnikët serbe, bashkë me partizanë po i vrasin shqiptarët në Drenicë. Shabani e njihte Sylën se në Turjakë kishin ndejtur në dasmën e Salih Xhemajlisë e Syla ia kish marrë kalin e mixhës Shaban e i kish qit taxhi, barë të livadheve të Jarugave dhe ia kishte kashagit (kreh) kalin.
“Komandant Shpati” u gëzua kur e pa “Sulon” sepse ata e quanin Sylen, ”Sulo”. Pastaj sikur donte ti tregonte vetëm Sulos e mos ta dëgjonte kush, iu afrua Sulos sa më afër e gojën e ofroj afër veshit e i tha:
– Sulo, nuk ke bërë mirë që ke ardhur këtu. Ne i kemi punët edhe më keq se ju atje me ”vëllezërit serbo-jugosllavë”. Mua më kanë “desh” dhe mi kanë marrë të gjitha gradat e meritat e luftës. Por nëse p`shtoj me kaq, unë jam i lumtur dhe kam me i k`cye dy lluga e tri therra.
Bisedën e ndrëpreu një vajzë si pehrri që hyri në dhomën ku ishte ”Komandant Shpati”, babai i saj e Sulo. Ishte vajza e komandantit, ”S”
Ajo iu pruri disa sheqerka dhe një kafe por sytë ia nguli Sylës sikur donte ta përbinte të tërin e ta njihte qysh herët në fëmijëri. Ishte një gocë që veç Zoti kish ditur dhe e kish falur me të gjitha të mirat, siq thonë në Turjakë. Kishte një trup mesatar por të gdhendur. Gjokset veç sa nuk i pëlcisnin. Kishte veshur një këmishë të bardhë të pastër si bora e maleve të Zatriqit dhe e kishte përthekua deri në qafë e nuk i shihej krejt qafa e hollë dhe e gjatë. Po kjo ia shtonte edhe më shumë bukurinë ”S-it”. Belin e kishte të hollë që me dy të duart mundesh me ia përthekua e vithet jo shumë të trasha. Nuk më kujtohet çka kishte të veshur poshtë, fustan apo pantolla por i dalloheshin kofshët e trasha me plot mish muskuloz.
– Mirë se na keni ardhur Sulo! Ngrita kryet dhe e shikova sikur nuk iu besoja syve të mi. Ajo ma dinte edhe emrin.
– Baba na ka tregua për ty! Ai sa herë që flet për luftën, nuk e le pa e përmendur Kosovën dhe ty!
Syla sikur u lehtësua dhe tha më vehte:
– A është e mundur që edhe ”S-r”i të dije për mua e kush jam unë? Ndieva për herë të parë diçka që nuk dija çka është, “dashni”?
Po a ndien edhe ”S-i” për mua ate që unë ndieja për te?
”S-i” ma k`puti shpirtin e ma ndau zemrën për gjysëm. Harrova për një moment të gjitha ato vuajtje gjatë luftës dhe rrugën përplot me rreziqe që kisha kaluar kufirin jugosllavo-shqiptar, ilegalisht.
Mendoja vetëm për gocën tiranse. Oh sa do të doja të rrija me te e të folja. Më shumë nuk “doja”. Ti tregoja ”S-rit” ato që kisha parë e dëgjuar …. nga babai i saj e për “S-in” (?), për delet, luftën e largimin nga Kosova.
Ajo nuk kishte më shumë se 18-20 vjeç e Syla, dy javë para Shën Gjergjit i kisha mbushur 24 vjet. Kështu i kishte thënë nëna sepse edhe lopa Larushë e kishte pasur kohën me pjellë, 2, 3 javë mas Shën Gjergjit.
Komandanti sikur e hetoi se Syla humbi në mendime e “iku” në Kosovë, në kohë të luftës. Ai doli jashtë e i la vetum, Sylën kosovar, Sulon “shqiptar” me ”S-in”, tiransen.
Ajo i tregoi tregoi Sylës se po vazhdon shkollimin në një kurs nate për rrobaqepsi. Ka shumë shoqe tiranase që vijnë në kurse nate por ka edhe aso që nuk i lënë prindërit me ardhur në shkolla kundër analfabetizmit. Syla u frikësua se mos do ta pyes, të ngratin që nuk kishte as katër vjet të fillores, Si partizan kishte mësuar alfabetin. Dnte të lexonte abetaren dhe të shkruaja emrin e ndonjë letër me pakë fjalë. Por letra “dashurie” nuk dinte të shkruaj ani pse krenohej që kishte qenë partizan e kishte pasur pushkë, mitraloz e martinë në krah
Po ne, nuk ishte puna se nuk dashuronim, mendonte ti thonte Syla por nuk kishim kohë për dashuri. Atdheu kërkonte nga ne që ta çlirojmë. E donim atdheun të çliruar e të përparuar me dije e me shkolla të nalta.
Këto tregime, pjesë të shkëputura për Sylën, unë i “vesha” me petk letrar e artistik pasi që pleqt nuk flisnin për dashurinë nëpër oda e ndeja tjera. Ishte marre, thonin ata me na ngue të rinjët se iu prishet mendja. Ata as nuk e dinin fjalën çka është fjala “dashuri”. Në vend të fjalës “dashni” thonin “jarani, jaran e jaraneshë” e fjalën “dashni” më tepër e zienin në gojë se si “i ka desht“ gjyshja e gjyshi, baba e nëna, hallat e tezet, djalin e vajzën e nipat e mbesat.
Dha pa dashur mu kujtua “Martin Eden”e Jack London-it, një hamall … që s`kishte parë civilizim e nuk dinte çka është jeta e poezia e muzika. Syla ishte k`put e kryt si Martin Eden. Dallimi i vetëm ishte se ai ishte anglez e punonte si hamall, ngarkonte e shkarkonte anije e Syla kishte qenë çoban në Turjajë e jo më larg se në malet e bjeshkët e Turjakës e Zatrqiqit dhe vetëm njëherë kishte qenë në Pazarin e Rahovecit, të shtunën. Në Rahovec baba i kishte blerë 1 bukë furre dhe 1 lugë me marmeladë. Prandaj, Syla, nuk “dëshironte” të flas por vetëm ta dëgjoj ”S-in” e cila i fliste për jetën e re në Tiranë e për shkollën, për shoqet e për rrobat por edhe për një film dashurie të një partizani nga Kosova me një tiranase nga Shqipëria që e kishte shikua në kinamanë e qytetit të Tiranës.
E Syla nuk kishte parë asnjë film “dashurie”. Po ku kishte me parë filma dashurie në Turjakën e bukur që ishte si një botë në vete e shkëputur nga “Bota e civilizuar”? Ai në Prizren kishte parë një film me partizanë që ishte shfaqur diku në një rrugë të Prizrenit. Në muret e një shtëpie kishin vendosur një bez të bardhë dhe qytetarët shikonin luftën e partizanëve të Titos në Sutjeskë e në Dervar … në gjuhën serbishte.
Syla kishte parë edhe një film me Qentë çobanë të Sharit se si luftonin me ujqërit.
Por tash isha në Tiranë ballë për ballë kisha ”S-in”, një partizan si “Partizani Meke”, nga Turjaka fliste me një vajzë qytetare nga Tirana, vajzë e shkolluar që dinte shumë. Nga një fjalë Syla nuk e kuptonte por bëhej sikur asgjë nuk po ik.
Vazhdon me takimet, bisedat e letrat e ”S-it”, vajzës tiranase që ia kishte dërgua Sylës, djalit turjakas.
*) REFUGJAT m.
Ai që ikën nga vendi i vet ku jeton përherë për t’i shpëtuar një fatkeqësie të përgjithshme; i ikur, i shpërngulur. Refugjat politik. Refugjatët e luftës.
Grupe refugjatësh. Kampi i refugjatëve. Ndihma për refugjatët.
*) Zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Kosovë
Në Kosovë më 24 maj 1992, me simbolikë shtet-formuese, mbi 89% të qytetarëve të Kosovës votuan për të zgjedhur Presidentin e Republikës së Kosovës dhe 100 deputetë për Parlamentin e Kosovës.
Me shumicë të votave Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president i Republikës së Kosovës.
“Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të vitit 1992, e dëshmoi përpjekjen e popullit për një shtet demokratik, prandaj përmes imazhit të kësaj pulle postare, Filatelia e Postës së Kosovës e nderon këtë ngjarje historike të vendit tonë”, thuhet më tej. /Telegrafi
Zgjedhjet presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në Kosovë ishin zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind.
Në Kosovë 24 Maji, me simbolikë shtetformuese, shënohet si Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes në këtë ditë të para 29 viteve të Presidentit historik Ibrahim Rugova (“24 MAJI 1992, DITA KUR DR. IBRAHIM RUGOVA U ZGJODH PRESIDENT I PARË DHE HISTORIK I KOSOVËS”B. Jashari).
*) Narodni poslanik u Skupštini,
(посланик, parlamentsledamot, anëtar i parlamentit, deputet, delegat)
*) Ramë Bllaca
Ramë Bllaca (Bllacë, 1879 – 27 korrik 1937) veprimtar i çështjes kombëtare dhe deputet i Xhemijetit në parlamentin jugosllav. I biri, Qazim Bllaca qe ministër në qeverinë Mitrovica. Bllaca është katund që i përket komunës së Suharekës. jo larg katundeve të Banjës e Bellanicës (Komuna e Malishevës)
Bllaca (Therandë)
Bllacë është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Fshati shtrihet rreth 8 km në veri të sajë.
Demografia
Me emrin Blladçi përmendet në defterin kadastral të vilajetit Vëllk të vitit 1455 me 34 shtëpi.
Jeton popullsia autoktone shqiptare. Sa i përket numrit të banorëve sipas shënimeve të konsullit rus Jastrebovit, rreth vitit 1879 kishe 60 shtëpi, të gjitha shqiptare. Kjo po përputhet edhe me deklarimet e Mahmut Sherif Fangut të cilët thonin se: E mbajmë mend Munish Dergutin 1875-1948 kur thoshte se e kujtoj fshatin Bllacë me 60 shtëpi të gjitha të mbuluara me kashtë. Në fund të shekullit XIX kishe 100 shtëpi. Në regjistrimin e vitit 1913 kishe 1052 banorë.
Para se të flasim për arsimin në Bllacë, që është i pandarë me historinë e arsimit të Duhlës, duhet të themi dy fjalë për historinë në tërësi. Por gjithsesi, ngado që ta nisim, çfarëdo që të themi, ne nuk mund të dalim askund dhe nuk do të bëjmë dot asgjë, nëse nuk e fillojmë e mbarojmë me figura të tilla si Fetah Bllaca pjesëmarrës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e i shumë kuvendeve shqiptare. Ramë Bllaca, Qazim Bllaca e Asllan Fazlia që janë në themel të historisë së Bllacës e të krejt Kosovës, pra që janë krenaria e nderi ynë.
Suhareka (e njohur edhe si Suharekë, ose shqip Therandë/Theranda; serbisht: Сува Река / Suva Reka) është një qytet në pjesën jugore të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti ka 10,422 banorë, ndërsa komuna ka 59,722 banorë.
Në Fjaorin Enciklopedik hartuar dhe përgatitur nga Pasho Baku, ”Shtëpia Botuese BACCHUS”, Tiranë, 2002, nuk është as Ramë Bllaca e as Qazimi, djali i Ramës.
*) JARAN m. vjet.
1. Miku i zemrës ose i dashuri i një vajze a i një gruaje; keq. dashnor. Kishte një jaran. I vinte jarani. E gjetën me një jaran. E prisnin jaranët.
2. Mik i afërt, shok. Jarani i shtëpisë. Vinin e shihnin miq e jaranë. Ftoj miq e jaranë në dasmë.
JARANE f. vjet.
Fem. e JARAN,~I.
JARANI f. vjet.
1. Dashuri, zakonisht e fshehtë (edhe keq.). I dehur nga jarania.
2. Miqësi e ngushtë, shoqëri. Jarani e fortë. Kishin jarani.
3. Shaka midis shokësh e miqsh të ngushtë, hoka. Bënte jarani! S’i linte jaranitë!
Shën. Emri ”jaraneshë”, emër femre formohet nga emri mashkullor ”jaran”, sikurse emrat ”profesor”, ”profesoreshë”; ”bari”, ”bareshë”; ”doktor”, ”doktoreshë” etj.
*) SHKRONJË f.
(Sllova nga serbo-kroatishtja, shkronjë)
1. Secila nga shenjat që përbëjnë alfabetin e një gjuhe dhe që shënon zakonisht një tingull; forma, tipi e përmasat e këtyre shenjave. Shkronjë e madhe (e vogël). Shkronja «a». Shkronja «sh». Shkronja lëvizore shkronja të prera, me anën e të cilave nxënësit e klasës së parë ushtrohen për të formuar rrokje e fjalë. Shkronja dore (shtypi). Shkruaj një numër me shkronja.
2. shtypshkr. Secila nga copat e vogla prej metali etj., me një shenjë grafike të gdhendur në reliev, që shërbejnë për të radhitur një tekst. Shkronja të drejta (të pjerrëta, të zeza). Shkronja tetëshe (dhjetëshe). Shkronja titujsh. Familje shkronjash. Trupi i shkronjës. Katalogu i shkronjave. Ndërroj një shkronjë.
3. vjet. Fati, e shkruara, e thëna. Si të jetë shkronja.
* Shkruaj me shkronja të arta shih tek ARTË (i,e).
SHKRONJËBARDHË mb. bised.
Fatbardhë, pulëbardhë; kund. shkronjëzi.
SHKRONJËS mb. vet. m.
Patëllxhanës. Fik shkronjës. Shkronjësit janë shumë të ëmbël.
SHKRONJËTORE f. vjet.
Gramatikë.
*) VITHE f. vet.
1. Pjesa e pasme e trupit të kafshëve të mëdha (të kalit, të mushkës etj.), që shkon nga ijet e deri te rrëza e bishtit. Vithet e kalit (e mushkës). Hipi në vithe.
2. Tulet e prapme të njeriut, mollaqet. Me vithe të gjera (të ngushta).
VITHEGJERË mb.
Që i ka vithet të gjera. Kalë vithegjerë. Grua vithegjerë.
BYTHË f. bised.
1. anat. Pjesa e prapme e trupit të frymorëve në fund të kurrizit; organi i jashtëqitjes dhe mollaqet; të ndenjurat. Bytha e foshnjës. Bytha e kalit. Bytha e pulës. Rri në bythë.
2. Fundi i një ene nga ana e jashtme. Bytha e kusisë (e kazanit, e tiganit, e shishes).
3. Pjesa e poshtme e një druri a e një sendi që rri pingul në tokë, fundi i një druri, rrëza. Bytha e fikut (e ullirit, e lisit, e arrës, e kumbullës). Në bythë të mullarit.
4. shih BYTHÇ/E,~JA.
* Bytha e kusisë! shar. shih te KUSI,~A. Me bythë përpjetë shih te PËRPJETË. Ishte bythë e brekë me dikë thjeshtligj., keq. ishte tepër i afërt me dikë, ishte i lidhur shumë ngushtë me të. S’i zë bytha vend thjeshtligj., keq. shih te VEND,~I.
BYTHË parafj. thjeshtligj.
Në pjesën e poshtme (të një druri a të një sendi që rri pingul), rrëzë. Bythë lisit (rrapit, manit). Bythë mullarit.
VITHEMADH mb.
Që i ka vithet të mëdha. Pelë (mushkë) vithemadhe. Burrë vithemadh.
VITHERËNË mb.
Që i ka vithet më poshtë se zakonisht, vitheulur. Grua vitherënë.
VITHETRASHË mb.
Që i ka vithet të trasha.
VITHEULUR mb.
Vitherënë.
*) Batare f.sh. – E shtënë me disa armë zjarri njëherësh. Batare pushkësh (mitralozash, topash). Batare në erë. Qitje (zjarr) me batare. Qëlloi me batare. Zbrazi një batare.
*) (K`nej, e fome lokale) KËNDEJ ndajf. parafj.
Këtej.
KËNDEJMË mb.
I këtejmë.
KËNDEJSHËM mb.
Këto kujtime me pakë përmirësime, janë botua në Bota Sot e në Fokusi.org në vitet 2018 me disa plotësime e ndryshime. Një tjetër vështirësi ishte e folmja turjakase, dialekti gegë i Kosovës dhe koha e veta e parë (unë) dhe e tretë (ai, Syla)
( Vazhdon )
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 23 shkurt 2023
sinan.lastrati@hotmail.com