Shkruan: Florim Zeqa, 07.05.2024
Secili njeri që frymon në sipërfaqën e tokës, burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjenë tek paradhësit e tij, tek mësuesit dhe profesorët, dikush tjetër tek figurat historike dhe mitologjike, e kush tjetër frymëzimin e gjenë tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i heronjëve dhe dëshmorëve të epokës së tij.
Burimi i qëndresës
Unë i përkas grupit të njerëzve të cilët burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjejnë tek parardhësit e tij, tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i heronjëve dhe dëshmorëve të epokës së tij!
Burimi i parë i frymëzimit për dashuri ndaj atdheut më ka lindur nga prindërit e mi, Halili dhe Hysnija (të dytë mësues në kohën e tyre). Qëndresën dhe guximin i kam frymëzim nga babai im i ndjerë, i cili, edhe përkundër dhunës dhe torturave të policisë serbe që nga koha e Rankoviqit e deri tek i fundit Millosheviqi, për asnjë moment nuk është ligështuar dhe as dorëzuar në jetën e tij!
I frymëzuar nga ajo qëndresë e babait tim, as unë nuk jam ligshtuar në torturën fizike të policëve serb në 7 Marsin e vitit 1993 në postbllokun e policisë serbe në Vitomiricë të Pejës, ku e pash vdekjen me sy.
Disa herë gjatë jetës sime jam përballur me sfida të ndryshme, por asnjëherë nuk jam dorëzuar, duke qëndruar gjithmonë vertikalisht dhe i pathyeshëm në sfidat e kohës!
Idoli i veprimtarisë time politike
Secili njeri gjatë formësimit, e krijon edhe idolin e tij, mbi të cilin e bazon veprimtarinë e tij atdhetare dhe politike. Edhe pse, pa e takuar asnjëherë në jetën time, idhulli apo frymëzimi shpirtëorë për t’u marrur me veprimtari atdhetare dhe politike ishte njeriu i epokës sonë, presidenti historik Ibrahim Rugova.
Tek ai njeri e kam parë forcën shpirtërore për t’u përballur me sfidat e kohës, e kam parë durimin dhe konsistencën në mbrojtjen e qëndrimeve politike, e kam parë guximin dhe largëpamësinë politike, e kam parë dashurinë hyjnore ndaj popullit tonë.
Tek këto vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare e krijova idolin tim tek Ibrahim Rugova.
Ndjehem krenarë që kam jetuar dhe kam vepruar në epokën e tij, në epokën e viteve të krenarisë kombëtare.
Rugova ishte, është dhe do të mbetet figura më madhore e kombit shqiptar me vepra e jo më fjalë. Ai me politikën e tij aktive paqesore me mençuri e udhëhoqi dhe mbrojti një popullatë të tërë nga shfarosja fizike duke krijuar lidhje të forta miqësie me shtetet më të fuqishme në botë, duke i bërë për vete SHBA-të, aleancën më të fuqishme uashtarake në botë-NATO dhe shtetet më të zhvilluara dhe demokratike të BE-së.
Lufta çlirimtare kulminacion i rezistencës paqësore
Pa rezistencën e gjatë aktive paqësore vështirë se do t’ishin pjekur kushtet për një luftë çlirimtare. Përgjatë rezistencës paqesore u bën edhe parapërgatitjet për luftën çlirimtare, u bë unifikimi kombëtar përmes aktit sublim të pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave brenda popullatës sonë.
Përgjatë rezistencës së gjatë aktive paqësore u krijuan edhe disa parakusht të papara dhe paarritura gjatë historisë, e ato janë humaniteti dhe solidariteti i lartë njerëzor brenda trungut tonë kombëtar.
Si pasojë e katandisjes nga vlerat sublime të sipërcekura, sot populli ynë është transformuar në një popull pa ndjenja njerëzore, pa dashuri vëllazërore dhe pa ndjenja kombëtare.
Vendin e tyre e kanë zënë dukuritë e shumta negative, filluar nga egoja e pafundme për përvetësime të paligjshme dhe pasurim të shpejt pa djersën e ballit.
Ndarjet partiake i kanë rrënuar në embrion familjet tona, e kanë çuar popullin tonë deri tek urrejtja ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, ku askush nuk e do më askënd pa interes.
Përderisa në të kaluarën gjithçka e kemi ndarë me njëri-tjetrin, sot mundohemi t’i nxjerrim nga goja kafshatën tjetrit! Deri në këtë nivel ka arritur të katandiset shoqëria jonë shqiptare përgjatë viteve të fundit.
Si pasojë e kësaj katandisje, kemi rritje të dhunës në familje, rritje të konflikteve ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, rritje të grabitjeve dhe plaçitjeve të formave më ç’njerëzore të cilat kanë kulmuar me rritjen e vrasjeve brenda popullatës sonë.
Shkaktarë kryesor i kësaj situate është mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në këto 25 vjetët e lirisë dhe 16 vjetët e pavarësisë së shtetit tonë. Por, janë edhe faktorët e tjerë socio-ekonomik, përfshirë instalimin e kulturave të huaja.
Komplet ky shkrim i juaj eshte hipokrizi, sepse prinderit tuaj, Ibrahim Rugova dhe UDK-se, sepse te gjithe keta kane jetuar dhe vepruar ne Kosove, si ne liri ashtu edhe ne lufte.
E ju dhe lloji i bashkapartiakes suaj Gerrvalla Shfarc, keni ike dhe nuk jetoni ne KS.