
Arben Çokaj
Milaim Zeka thotë: Gjykata Speciale u krijua nga presioni i Rusisë dhe Serbisë. Po e keqtrajtojnë dhe torturojnë Hashim Thaçin…
Hashim Thaçi në kohën e tij thoshte, se “është armiku i pavarësisë së Kosovës dhe i UÇK-së”, ai që nuk e voton Gjykatën Speciale… A nuk ishte kjo Gjykatë edhe në atë kohë, në interes të Rusisë e Serbisë? Apo si?
Kush ishte ai politikan e ajo parti në Kosovë, që nuk e votoi Gjykatën Speciale? Ishte ‘armiku’ Albin Kurti. Sot doli se ai ‘armik’, paska pasë të drejtë, apo jo? Pra, nuk kuptojnë, shikon t’u tregosh, e të sulmojnë si Bajrami, si armik…
Në anën tjetër, gjatë fushatës, Milaim Zeka, po i njëjti si ky në foto, thoshte se nuk ka parë politikan më të keq Kosova se Albin Kurtin. Po na prishë me Amerikën e Perëndimin… dhe bëhej me të njëjtin arsyetim që kishte Grenell e Vuçiqi, kundër Albinit.
Cila është arsyeja që Perrëndimi nuk e do Albin Kurtion? Sepse që me fillimin e luftës në Ukrainë, ata morën anë me Serbinë dhe po përgatisnin terrenin, që t’ia kalonin dalë-ngadalë veriun e Kosovës, Serbisë. Kishin pengesë Albin Kurtin, i cili thotë: “kush jam unë me falë tokë?” Unë besoj se Albini nuk pranon me e firmosë dhënien e veriut të Kosovës Serbisë. Albinit po i bëhet një presion i madh, për ta larguar nga pushteti, që Kosova të ketë një Hashim tjetër në krye e të plotësohen prapë interesat serbe-ruse, për dhënien e veriut të Kosovës, Serbisë.
Të gjithë e dimë nga deklaratat publike të Lavrov dhe kërkesat serbe, se po synojnë aneksimi e veriut të Kosovës për Serbinë, dhe nëse ata arrijnë ta marrin, e kupton në fund edhe Milaimi me Ben Blushin e shokë, se kjo ishte loja, se deri në atë moment, ata po e sulmojnë Albinin, si mbrojtërs të terriotorit, dhe po thonë se kjo është propagandë e Albinit, sikur Serbia e Rusia po synojnë të marrin veriun. Dmth. bëjnë sikur ky problem nuk ekziston, dhe e minimizojnë shkallën e rrezikut. Albini duhet të ikë se po na prishë me Perëndimin. Në Kosobvë na duhet një si Zelensky e Hashimi, që pranojnë me ia futë vetes e Kosovës…
E në fund, pasi ia fusin vetes e Kosovës, si Hashimi, paraqiten edhe si heronj e të vuajtur… për mendtë që s’i kanë. Ku i ke mendtë, o Milaim Zeka?!
Ka shumë fakte të tjera asurde në politikën kosovare, që mund t’i përdorim për të ilustruar marrëzinë politike dhe konceptuale të disa politikanëve e analistëve në Kosovë, por po e lëmë me Milaimin, me kaq, këtë herë.
Sot Milaim Zeka po thoshte se Gjykata Speciale u bë nga presioni ruso-serb. Por Hashimi u thoshte në atë kohë se jeni tradhëtarëe kundër UÇK-së, nëse nuk e pranoni (dmth. nëse nuk pranoni kërkesat ruso-serbe). Kështu si bagëti e sulmojnë edhe Albinin sot, se nuk pranon të japë veriun për Serbinë, si nuk e pranoi Gjykatën Speciale, e nëse e humbin edhe veriun, nga presioni ruso-serb, e ndërkombëtar, do të dalin prapë e do thonë si Milaimi tani, se ishte projekt rusio-serb. Ne u themi kujdes, e na sulmojnë duke na sharë.
Këta nuk e kanë inteligjencën e duhur të reagojnë në kohën e duhur, e atë që reagon si Albini, se ka inteligjencë dhe i din punët, e sulmojnë: po na prishë me Perëndimin… E sulmon edhe Rama, Ben Blushi e sa e sa të tjerë, që ose nuk dinë, ose bëjnë lojën e Serbisë e nuk ua ndien fort se humbin teritor.
Ai që do të merret me politikë, duhet t’i plotsojë këto tri kushte:
1. Të ketë mbarurar shkollë politike,
2. Të ketë ndonjë post (pozitë) politike dhe
3. Të merret me dëshirë me politikë
…
Milaimi nuk i posedon asnjë nga këto!