Aventurat e Pit Bullit

0
Pit Bull - like a man

Arben Çokaj

fragment nga një tregim enigmatik i veprimeve të pavetëdijshme

Pasi Piti i hapi kasafortën Lludës, dhe i mori kopjen e tretë të çelësit të shtëpisë, që e kishte aty, i tha se do të dilte në fund të dhjetorit nga apartamenti. Kur Lluda e Turi erdhën në janar në apartament, e gjetën derën e apartamentit të pakyçur dhe çelësin e derës së oborrit e të apartamentit në dysheme, në korridor, ku i kishte hedhur Piti, e pastaj e kishte tërhequr derën. Dera mund të hapej nga brenda duke ulur dorezën, por nga jashtë nuk mund të hapej, pa çelës. ‘Po pse e ka marrë çelësin e shtëpisë?’ – pyetën veten ata.

Lluda e vuri re se dikush ia kishte hapur kasafortën, nuk është se kishte gjëra të rëndësishme brenda, por pak nga pak erdhi duke e kuptuar, se Piti kishte marrë çelësin e tretë të apartamentit, që të hynte aty sa herë që të donte. Shtëpia kishte tre çelësa, çelësin e derës së oborrit, shtëpisë dhe apartamentit. Derën e oborrit Piti mendonte se në fillim do e hapte duke i rënë ziles së banorëve të tjerë, pastaj do i thonte Bastit, t’ia bënte një çelës se e kishte humbur, e kështu që kishte me vete çelësin e shtëpisë dhe të apartamentit, që i duheshin për të hyrë në apartament klandestin… 

* * *

Turi po shihte dje në kamera një madhosh me mjekër e me një çantë të madhe të zezë, që po i afrohej derës së oborrit. Ngaqë çelësin e derës së oborrit na e kishte dhanë ne, madhoshi me mjekër i ra ziles së Bastit, ish-pronarit, e ai ia hapi.

– Po ky, tha Turi, a thanë se është në Zvicer?

Çelësin e shtëpisë e kishte mbajtë, ne pyetëm pse? Ja pse. Hapi derën e shtëpisë dhe me energji të paparë po ngjiste shkallët për te dera e apartamentit…

– Çfarë po bën? – tha Turi. Ky a na e kishte hedhur çelësin e derës e kishte ikur?! Ku po shkon tani? A ka bërë ndonjë çelës fals, a si?

– Nuk e di, i thashë unë.

Piti nxorri çelësin e provoi ta fuste në derën e apartamentit. Por çelësi nuk po i hynte. Ku është problemi?!

A i kishte bërë ai llogaritë gabim? Ku i dihet? Kurrë nuk i dihet…

Piti nxorri telefonin, çantën e rëndë e uli në tokë, ku kishte në fund 10 palë atlete të shtrenjta e mbi ta rrobat, e provoi edhe një herë të hapte derën, por më kot! Çelësi nuk po i punonte. Si ka mundësi, çelësi nuk po punon?! Çfarë ka ndodhur? A ka ngatërruar çelës, a si? Ku i dihet? Kurrë nuk i dihet…

Turi qeshi me të madhe kur pa Pitin të fuste çelësin te dera e apartamentit, e nuk po i hynte! 😛

Piti i shkroi menjëherë mesazh zyrës së ankesave, të ëmës në Shqipëri, që e kishte llastuar dhe i justifikonte çdo krim:

– Mam, ma kanë mbyllë derën. Nuk po më punon çelësi…

– Ah ai Turi i mutit i ka fajet, ai i bën të gjitha sherret, – i thotë e ëma – se Lludës ia hedhim kollaj… 😛

– Shkruaj Lludës, – i tha e ëma, PhD në shkencat psikologjike, – dhe premtoi se ia paguan të gjitha, edhe rrymën, se aty e kanë hallin ata… E Lluda i han rrenat kollaj. Është i arsyeshëm budalla, edhe pse bën si i zgjuar… Pastaj kur ta shohësh se Lluda hapë rrugë, megjithëse nuk i ke kthyer përgjigje tash dy javë, përmendja edhe punën e adresës, thuaj se të duhet për tëmarrë letrat e martesës në Zvicër.

E Piti menjëherë i nisë mesazh Lludës, dhe i kërkoi falje që nuk i është përgjigjur, se ka qenë shumë i zënë… po shumë i zënë, i thotë se do i paguajë të gjitha shpenzimet, rrymën e çfarë ka! Kuptohjet se e gjitha bëhej me një qëllim të keq…

Lluda i përgjigjet se ‘shumë mirë që e ke vullnetin të paguash. S’ka rëndësi se kur, kur të jenë llogaritë gati, do t’i nisi…’

– Kam problem me adresën e tha Piti, se pres letrat e martesës me Afronën, si t’ia bëj.

– Për nder – ia kthen Lluda me naivitet, – nuk kam çfarë bëj, se adresën ta kanë anuluar ata të Zyrës Civile në Frankfurt, por ti lajmërohu më mirë te motra Pitije. Se te ne, nuk mund të hysh, as për të parë letrat nëse të vijnë.

– Kam një javë që i shkruaj Pitijes – tha Piti, – por nuk po më përgjigjet…

E kur motra ta mbyllë derën, çfarë pret nga tjetër kush?!

(vijon)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.