
Arben Çokaj
Aristidh P. Kola ishte një studiues dhe një patriot shqiptar, arvanit, i lindur në fshatin Kaskaveli të Thivës, qarku i Tebës në Greqi. Ai e la profesionin e tij të avokatit, për t’u marrë me organizimin e arvanitëve në Greqi, që janë një komunitet jo i vogël arbëresh atje, por i shtypur dhe i denigruar e që po asimilohet përditë. Si kryetar i shoqatës së arvanitëve, Aristdh Kola u kthye në një studiues të mirëfilltë, për të dhënë mesazhe të forta kundër politikës së deri atëhershme shtetërore dhe të kishës greke, që e kishin margjinalizuar komunitetin arvanit dhe ushqenin e ushtronin një politikë agresive e armiqësore me Shqipërinë, Kosovën e shqiptarët në përgjithësi.
Siç do të lexoni në vazhdim, Aristidh Kola sakrifikoi shumë në misionin e tij, dhe si kryetari paraardhës i shoqatës arvanite, ai u sëmur me leuçemi – dyshohet për rrezatim radioaktiv te zyrat e shoqatës nga shërbimet e fshehta greke – por asgjë nuk është e provuar. Ai nuk u trajtua siç duhet as nga spitalet greke, e kjo si duket me qëllim, dhe vdiq tragjikisht e në vetmi, si çdo patriot shqiptar, që punon për këtë komb e që fatkeqësisht nuk vlerësohet si duhet nga shqiptarët e shembur. Por Aristidh Kola la prapa disa libra të fuqishëm e me domethënie për kulturën dhe identitetin tonë, dhe në respekt të mundit, sakrificës dhe të vërtetës që ai shprehu, ne po i bëjmë këto libra në PDF, që lexuesit shqiptarë të kenë mundësi t’i kenë e t’i lexojnë, dhe mesazhi i Arishtidh Kolës dhe e vërteta shqiptare të mbijetojë e të mos humbasë kurrë!
ARVANITËT DHE PREJARDHJA E GREKËVE, 558 faqe
[ Porosit librin ]
Palosje në kopertinën e parë

Aristidh P. Kola lindi në Greqi më 1944, në fshatin Kaskaveli të qytetit të Thivës në rrethin e Tebës. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Athinës (Fakulteti Juridik) dhe punoi për shumë kohë si avokat. Më 1985 u detyrua të linte profesionin e avokatit për t’u marrë me studimin e arvanitëve, ku në të njëjtën kohë iu besua detyra e Kryetarit të Lidhjes së Arvanistëve të Greqisë. Bëri të mundur me përpjekjet e tij personale rizgjimin e lëvizjes kulturore dhe kombëtarë të traditës arvanite. Më 1995 nis botimin e revistës “Besa” dhe të revistës 2 mujore “Arvanon”.
Palosje në kopertinën e fundit
Aristidh Kola ka botuar librin “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, i cili është ribotuar 10 herë në Greqi. “Gjuha e Perëndive”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Fjalori krahasues i gjuhës arvanitase”, “Antonio Belushi dhe magjia e traditave popullore”. “Proklamata e lidhjes arvanitase të vitit 1899”, “Zeusi pellazgjik dhe gabimi indo-evropian” Kishte të përgatitur “Ditari i Kosovës” dhe libra të tjerë.
Aristidh Kola vdiq në Athinë në rrethana të dyshimta e të përfolura, Ai njihet prej opinionit në Shqipëri. Kosovë, Moqedoni dhe kudo ku jetojnë shqiptarë, jo vetëm si studiues i origjinës së tij historike, por edhe si mbrojtës i denjë i emigrantëve të pambrojtur shqiptare në Greqi, të cilët për shumë vite janë bërë objekt i një diskriminimi të egër racial në Greqi. Por mbi të gjitha, ai do të kujtohet gjithmonë prej popullit shqiptar dhe prej miqve kudo në botë, për kurajon e pashembullt prej qytetari, që tregoi në ambientin ultranacionalist për luflën e drejtë, që bëri Aleanca Atlantike kundër gjenocidit serb në Kosovë.
NJË LIBËR QË DUHEJ BOTUAR MË PARË
Aristidh Kola lindi në Greqi më 1944, në fshatin Kaskaveli të qytetit të Thivës në rrethin e Tebës. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Athinës (Fakulteti Juridik) dhe punoi për shumë kohë si avokat. Më 1985 u detyrua të linte profesionin e avokatit për t’u marrë me studimin e arvanitëve, ku në të njëjtën kohë iu besua detyra e Kryetarit të Lidhjes së Arvanistëve të Greqisë. Bëri të mundur me përpjekjet e tij personale ri-zgjimin e lëvizjes kulturore dhe kombëtarë të traditës arvanite. Më 1995 nis botimin e revistës “Besa” dhe të revistës 2 mujore “Arvanon”. Ka botuar librin “Arvanitët dhe origjina e grekëve”, i cili është ribotuar 10 herë në Greqi. “Gjuha e Perëndive”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Fjalori krahasues i gjuhës arvanite”, “Antonio Belushi dhe magjia e traditave popullore”. “Proklamata e lidhjes arvanite të vitit 1899”, “Zeusi pellazgjik dhe gabimi indoevropian” Kishte të përgatitur “Ditari i Kosovës” dhe libra të tjerë.
Aristidh Kola vdiq në Athinë në rrethona të dyshimta e të përfolura, Ai njihet nga opinioni në Shqipëri. Kosovë, Moqedoni dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, jo vetëm si studiues i origjinës së tij historike, por edhe si mbrojtës i denjë i emigrantëve të pambrojtur shqiptare në Greqi, të cilët për shumë vite janë bërë objekt i një diskriminimi të egër racial në Greqi. Por mbi të gjitha, ai do të kujtohet gjithmonë nga populli shqiptar dhe nga miqtë e tij kudo në botë, për kurajon e pashembullt prej qytetari, që tregoi në ambientin ultranacionalist, për luftën e drejtë që bëri Aleanca Atlantike kundër gjenocidit serb në Kosovë.
Emrin e studiuesit Aristidh Kola e kam ndeshur për herë të parë në librin “Kombi” para disa vitesh, duke lexuar esenë historike te tij “Diaspora shqiptare nga pikëpamja historike”. Më tërhoqi vëmendjen kultura e lartë e këtij të panjohuri, stili i të shkruarit, aftësia që ai paraqiste në shtrimin e problemeve historike shqiptare, por mbi të gjitha dashamirësia që shprehte për shqiptarët. Më vonë më tërhoqi përsëri vëmendjen, por por tashti jo më thjeshtë si studiues, por si njeri social, me mbrojtjen që ju bëri emigrantëve shqiptarë, që kishin shkuar për të punuar në Greqi, prej diskriminimit të hapur social, që iu bënte politika e shtetit grek, por edhe vetë opinioni grek. Por aftësitë e tij kulturore dhe politike si dhe guximin e tij si qytetar i lirë e ndjeva kur lexova librin e shkruar prej tij “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”.
Nëpërmjet botimit të këtij libri, Aristidh Kola ishte dhe mbeti intelektuali i parë dhe i vetëm në Greqi, që doli publikisht kundra qëndrimit të politikës anakronike sllavo-ortodokse të shretit grek në luftërat e përgjakshme të shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky libër duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në Ballkan në mënyrë realiste dhe me një vizion perspektiv, shprehte alarmin, se ashtu si edhe në disa herë të tjera politika greke ka rënë në kurthin e shovi-nizmit serb, e fajcor për kërë është pikërisht shovinizmi grek.
Më vonë mësova se Aristidhi, që mezi kish pritur të hapej Shqipëria nga vet-izolimi i hekurt dhe i betontë, i krijuar nga regjimi politik komu-nist, kishte ardhur disa herë në Shqipëri, duke shpresuar jo shumë gjëra, por të paktën atë inkurajim moral, që nuk e kishte gjetur në Greqi, ta gjente në vendin e origjinës së tij, të cilit i kishte kushtuar dhe jetën. Por, si duket edhe për shkak të vështirësive të mëdha politike, ekonomike dhe rënies së përgjithshme të njerëzve, njerëzit dhe institucionet kulturore e shkencore, nuk patën qetësinë dhe normalitetin e duhur, që t’i kushtonin vëmendje qëllimeve të mira të udhëtimeve të tij. Herën e parë kam patur rast ta takoj atë në pranverën e vitit 1997, kur Shqipëria pothuajse e gjitha ishte përfshirë në krizën e madhe të anarkisë, që krijuan revoltat popullore të shkaktuara nga rënia e skemave piramidale.
Me shumë dashamirësi, i njohuri im, shkrimtari minoritar, që tashti banon në Athinë, Spiro Xhai, e njëkohësisht mik i tij, më shpuri në zyrën e shkrimtarit në katin e gjashtë të një pallati shumëkatësh, diku pranë ambasadës amerikane në Athinë. Menjëherë sa hapi derën e studios ku punonte, vura re praninë e simboleve tona, të varura në muret e saj, ku në mes të të gjithave dallohej një shqiponjë e argjendtë. Në mikpritjen e tij kishte një cilësi të veçantë. Përveç qetësisë, urtësisë dhe ngrohtësisë, ai shprehte edhe një vëmendje veçantë si bashkëbisedues.
Librat e shumtë e voluminoze që i kish hapur mbi tavolinën e punës, të vendosura njëri mbi tjetrin e të shoqëruar me skeda të mbushura dëshmonin sigurisht për një studiues serioz. Mes mijëra vëllimeve të vendosura në raftet e shumta të bibliotekës, që i përdorte si referenca në punën e tij shkencore të sistemuara në një vend të veçantë, më zunë sytë Asdrenin, Çajupin, Nolin, Kadarenë, Sabri Godon, por ajo që më bëri përshtypje më shumë ishte një libër shumë i vjetër i Kristo Flloqit dhe disa libra të tjerë të rrallë me vlerë albanologjike, që ndoshta mund të mos i gjesh dhe në bibliotekat tona më të ruajtura.
Kur e pyeta se si ishte e mundur kjo gjë, më foli gjatë për arkivin shumë të pasur të bibliotekës së arvanitëve në Greqi, e cila megjithë pakujdesinë e qëllimshme që është orientuar kundra saj nga shteti dhe kisha greke, ka patur duar të kujdesshme, që e kanë grumbulluar dhe ruajtur. Nga prezantimi i parë, që bëra me të, ndieva se ai kishte një dëshirë, që ambicjet për botimin e librave, që kishte publikuar në Greqi, por edhe ato të cilat po vazhdonte të shkruante, donte të bisedonte edhe me mua. Në këtë dëshirë të tij, ai përfshinte qartë gjithçka që kishte shkruar, por librin “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, e quante si një domosdoshmëri. Kjo vepër voluminoze me mbi 500 faqe, botuar 9 herë deri në atë kohë, që biseduam në Greqi, është një epope historike e bashkëkombasve të tij, e arbëreshëve të Greqisë, ose siç u flasin zakonisht në këtë vend, Arvanitëve.
Suksesi i jashtëzakonshëm i librit i kishte sjellë kënaqësinë e madhe të arritjes së një qëllimi të hershëm, për të cilin kishte mbërritur deri atje sa të braktis-te edhe profesionin e vet, që i jepte aq shumë para, duke i sjellë ndërkohë edhe telashe të mëdha në jetën e përditshme. Ai ishte nga ata dijetarë bashkëkohorë të Greqisë nacionaliste, që preferoi që në fatin e tij të zgjidhte atë të të ecurit kundra kësaj rryme. Libri “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” është një vepër që i ka kushtuar përveç shumë problemeve, që i ka hapur me politikën, kishën dhe historiografinë greke, i ka marrë shumë kohë dhe i ka kushtuar mjaft mundime.
Për veprën është përgatitur dhe e ka shkruar kur Shqipëria jetonte nën diktarurën komuniste dhe vendi ku jetonte ai, Greqia, i kishte ndërprerë marrëdhëniet me të, për shkak të ligjit absurd grek të luftës, por cdhe për arsye të armiqësive ideologjike dhe politike. Aristidh Kola e ushtroi veprimtarinë e tij si studjues dhe historian në kushre specifike për një mendimtar të lirë. Greqia vërtetë, që ishte një vend, që Perëndimi kishte sakrifikuar jo pak për ta mbajtur në kahun e tij, ndryshe nga kampi ku kishte mbetur Shqipëria, ku me një ndryshim prej saj, gjeje liri, ku të shprehje mendimet dhe idetë e tua. Por në rastin konkret, me Greqinë ishte sikur të luaje me zjarrin.
Nuk ishte e lehtë që të bëje beteja të tilla teorike dhe të mbroje ato, që kishin të bënin me një problem etnik dhe shpirtëror, në një kohë kur Greqia me artopalant të tipit Sebastianos “vajtonte” për fatin e mjerë të tokave të saj, që gjoja kishin mbetur përtej kufijve të saj dhe betohej e hakërrehej se do të vinte koha, që t’i përfshinte me forcë në territorin e saj. Në këtë realitet, ai punoi dhe me përpjekje shkencore e guxim heroik u dha frymëmarrje arkivale jetës kulturore-historike të arvanitëve, duke e ringjallur atë.
Edhe pse dora e tij pas gjithë atyre gjërave që kanë ndo-dhur me Arvanitinë në Greqi, është si e akullt, si e padukshme diku në shkëputje e diku në thërrmim, ajo ka me vete forcën e të vërtetës historike, që të rrëmbejë stafetën e brezave paraardhës, stafetën e djemve të Shqipërisë, që i dhanë lirinë Greqisë së re moderne. Me këmbanën e tij, që është e vërteta historike e një populli me vlera të larta liridashëse dhe paqedashëse dhe me kontribut të pazëvendësueshëm në lirinë dhe prosperitetin e Greqisë së re, ai kërkon që të tërheqë vëmendjen e gjeneratave pasardhëse për të vërtetën që ka ndodhur, për masakrën e programuar historike, që është kryer në kurriz të jetës së këtij populli.
Libri që ka për objekt prejardhjen e arvanitëve të Grcqisë dhe origjinën e grekëve të sotëm, është në të vërtetë një histori profesionale, me referenca të shumta dhe me konkluzione korrekte. Sigurisht që në libër, ka edhe përfundime të veçuara për të cilat mund të mos ndash të njëjtin mendim me autorin, të cilat mund të lidhen me subjektivizmin e tij, si pasojë e ndonjë problemi të paverifikuar mirë, por në përgjithësi vepra është një vlerësim për historinë e kombit shqiptar prej nga nis dhe historia e këtyre njerëzve, që ka për objekt ky libër. Në një qiell të veshur me shumë re, në një terren të vështirë politik dhe etnonacionalist, ai bëri publike studimet e tij shu-më vjeçare, duke replikuar jo vetëm me historiografinë greke, që po bën rolin e të paditurit mbi identitetin e arvanitëve, por dhe me politikanë dhe qeveritarë grekë, të cilët nuk kanë guxuar as të belbëzojnë, pale ta pranojnë realitetin historik të pranisë etnike të shqiptarëve në Greqi.
Rëndësia kryesore e librit është se ai ka një karakter shumë dimensional. Problemi më themelor i librit është vërtetë prejardhje e arvanitë-ve, të cilën ai e zë nga rrënjët dhe e çon deri tek trungu i saj i mohuar kriminalisht në fshehtësi nga kisha dhe shteti grek nëpër shekuj. Por këtë absurditet historik, e vë përballë lidhjeve dhe afërsisë, që kanë ekzistuar sa s’mbahet mend ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve. Këtë arsyetim ai nuk hallakatet që ta kërkojë sa andej-këndej, por i rezulton nga faktet historike, i vjen natyrshëm nga historia. Po të hetohen qorrsokaket dhe antitezat e historianëve në lidhje me pellazgët, do të kuptojmë se atje ka një handikap, ku e para gjë që të shkon ndërmend është se atje ka hije politika, e cila historinë, në këtë kapitull të saj, e ka kthyer në pseudo-histori. E njëjta gjë dhe i njëjti keqkuptim shtyhet dhe sofistikohet edhe sot, kur nga njëra anë thuhet se shqiptarët dhe grekërit vijnë nga pellazgët dhe nga ana tjetër bëhet e pamundura për të vënë kufinj të këqinj, duke u çjerrë për shkëputjen e Epirit të Veriut, se është helen. Për pellazgët, që na flisnin ata gjigandët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shekullit të kaluar, s’bëhet më fjalë. Ndërsa historianët neogrekë as duan që t’i pranojne ata, ku sipas tij, herë janë helenë dhe herë parahelenë.
Domethënë, herë të bardhë dhe herë të zinj. Por sipas analizës së autorit, pellazgët nuk janë plangprishës, që t’i nxjerrim nga horizonti dhe gjërat të shkojnë në vendin e vet dhe kështu ne të qetësohemi. Pellazgët nuk janë miza në qumështin tonë, që kanë rënë brenda dhe sipas një arysetimi të keq të historiografisë greke, ne duhet që të nxjerrim mizën dhe të pimë qumështin. Ata gjenden kudo, sipas autorit. Gjenden në gjuhën shqipe dhe në gjuhën greke. Gjenden në peripecitë dhe përpjekjet tona. Gjenden në atë që na vë në lëvizje që të marrim rrugët dhe të bredhim në çdo kënd të botës, të krijojmë atje, por edhe të kthehemi si Odiseja në Itakë. Gjenden në adhurimet midis feve që na imponuan. Gjenden në krenarinë, egoizmin, dinjitetin, gjenialitetin, në aftësinë për të ekzistuar dhe për ta bërë të ndjeshme prezencën tonë, me gjithë kushtet e vështira që jetojmë.
Ekziston në natyrën tonë, kur përpiqemi për të bërë të pamundurën, kur luftojmë atje ku nuk e dimë nëse do t’ia dalim mbanë. Gjendet në guximin dhe marrëzinë tonë, kur shpesh themi, jo kur të tjerët thonë po. Përpjekjet për zhdukjen e komunitetit të madh arbëresh (arvanitëve) të Greqisë janë një krim i shëmtuar i Greqisë së re, e cila ka hedhur baltë për rreth 4-5 shekuj përsipër sistematikisht, me qëllimin e përcaktuar për ta mbuluar. Ai ka marrë përsipër, që me kurajo ta zhvarrosë shkencërisht këtë krim. Dhe filozofia e arsyetimit të tij bëri fajtor për këtë kishën, shtetin dhe jo komunitetin arvanit, që është i rrezikuar seriozisht nga asimilimi, duke u transformuar tragjikisht në një komunitet linguistik. Shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Greqisë nuk kanë qenë kurrë të përfaqësuar në një bashkim të vërtetë shpirtëror.
Edhe në ato momente të historisë kur kufijtë kanë qenë të hapur, këtë përfaqësim e kanë pen-guar herë forcat e një ideologjie të fymëzuar me shpifje, dezinformime, dhe herë forca e ligjit dhe e hakmarrjes shtetërore, për të shuar forcën e racës dhe për të mos thënë qetësisht kush ishe, nga vjen, dhe cilës origjinë i përkisje. Fitime, humbje, lavdi e disfatë, gëzime dhe hidhërime dhe shumë peripeci, mbeten epopeja e largët e një race të gjallë, e cila për t’i shpëtuar ndëshkimit të një pushtuesi ra nën thundrën fatale të një shtypësi tjetër.
Libri në fjalë është një vlerësim i teorisë së helonologut të madh gjerman Falmerajer për kontributin e shqiprarëve, duke u mbështetur në teorinë e Falmerajerit, por dhe duke e mbështetur atë me fakte të tjera. Shqiptarët, përtej të qënit gjithmonë një ishull midis kombeve të tjera, duke përballuar të gjitha llojet e pushtimeve në vitet pas klasike mbetën gjithmonë një popull i pacenuar dhe i paprekur nga çdo ndikim dhe influencë e huaj. Dhe mënyra e ndërtimit të shoqërisë së tyre, sipas fisesh dhe klanesh së bashku me karakterin e ashpër e të panënshtrueshëm të tyre, iu siguroi mbijetesën përtej shekujve, gjë që Falmerajeri e pranon dhe e konfirmon plotësisht.
Duke kuptuar faktin që shqiptarët ishin të detyruar për shekuj me radhë të jetojnë nëpër male me armë në dorë, për të ruajtur parimet e tyre të trashëguara, të lirisë, krenarisë, mosbindjes dhe pastërtisë së racës, deri në ditët e sotme, nënkuptohet edhe konservatorizmi i tyre.
Tuqididi ka thënë se helenët janë shumë të afërt dhe të një gjaku me ilirët. Sigurisht, që historiani i lashtë e ka patur fjalëhn për grekët e lashtë. Por, sidoqoftë në Greqinë e sotme ekzistojnë forca shkencore dhe politike, që s’lënë gjë pa bërë, për t’i shkatërruar ekspozime të tilla. Mbi të gjitha, historianët grekë kanë folur shumë me heshtjen e tyre, ku me anë të së cilës kanë patur gjithmonë si qëllim që ta shmangin shqyrtimin e problemit arvanit. Momente historike, të cilat dikur ishin realitete të gjalla, ku Athina kryeqyteti i Greqisë gëlonte nga komplekset e helenizimit apo shqiptarizmit, pra në ishe grek apo shqiptar, ishin të frikshme për t’u kujtuar, pa lëre më për ta përsëritur në Greqi. Pikërisht kjo hamendje paranojake frymëzoi organizimin e luftës së fshehtë, të heshtur dhe sistematike disa shekullore, kundra gjakut shqiptar në Greqi, i cili më së shumti identifikohet me arvanitët; luftë, që me themelimin e shtetit shqiptar u shoqërua edhe me të ashtuquajturën “megalloide”, e cila sot herë bën sikur fle dhe herë zgjohet, por gjithësesi ujërat e miqësisë midis dy popujve po i trazon dhe po i turbullon për mrekulli.
Libri “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” është një libër për të cilin unë kam menduar se duhej ta kishte parë dritën e botimit që më parë në Shqipëri. Këtu nuk është fjala për të nderuar figurën e respektuar të një personaliteti, i cili i ka mbrojtur publikisht shqiptarët në momente të vështira, duke e identifikuar veten hapur me ta, por edhe vlerat e rëndësishme historike, politike dhe estetike, që ka për ne. Këtë dëshirë, që kishte edhe autori dhe që i ziente përbrenda ma tha që në takimin e parë. Në takimin e dytë, që bëra rreth 3 vjet më vonë, ai m’u drejtua drejt-përdrejt për ta botuar librin e tij në Shqipëri.
E kishte humbur besimin tek një botues tjetër, që e kishte marrë përsipër 4 vjet më parë, dhe ndoshta ishte trembur nga leverdia ekonomike por që çuditërisht refuzimin e kishte shprehur me heshtje e shmangie. Në brendësinë e kësaj periudhe 3 vjeçare kishin kaluar shumë ngjarje. Shqipëria e kishte kapërcyer hendekun e madh të krizës së vitit 1997 dhe NATO kishte sulmuar ushtarakisht Serbinë e Milosheviçit, për të shpëtuar shqiptaret e Kosovës nga genocidi masiv. Pjesëmarrja aktive e Aristidhit në debatet televizive në Greqi rreth ngjarjeve të Kosovës, tregoi qartë shpirtin e shqetësuar të tij, përcolli në opinionin grek të vërteta historike, sikurse ato që përshkruhen në këtë libër, të cilat edhe pse të përbaltura në sipërfaqe, aty thellë në thellësi të historisë së shekujve, ato kanë mbetur të paprekura, prandaj kanë dhe do të kenë përkrahësit e tyre të denjë.
Por herën e dytë që unë u takova me të, ai m’u drejtua personalisht për ta bërë të mundur botimin e tij. Gjendja ime finaciare si botues nuk e ofronte këtë mundësi për të botuar një libër voluminoz më format të madh dhe me mbi 500 faqe. Botues matrapazë, që librin e kanë vetëm si koperturë për t’i rrëmbyer shtetit tenderat, të lidhur me pushtetarë, duke na i grabitur pothuaj shumicën e ndihmës që japin fondacionet para shtetërore siç është fondacioni “Fan Noli” dhe mundësi të tjera, që të jep shteti, na e kanë bërë më të vështirë periudhën e tranzicionit. Për këtë arsye, i shpreha dëshirën time për të bërë diçka, por nuk ia mora përsipër. Në këtë udhëtim në Greqi, unë isha pjesëmarrës në një Panair Ndër-kombëtar Libri në Athinë dhe mendova, se do shiheshim përsëri në Stendën e Shtëpisë Botuese “Phoenix”, të cilën e drejtoj unë, ose në promo-vimin e librit të bërë prej tij, që ia kushtonte Antonio Belushit, aktivitet ky që ishte planifikuar për t’u bërë në një nga ditë e këtij panairi.
Por, ndërsa unë e prisja me kënaqësi, që të vizitonte për herë të parë librin shqip, një ditë më vjen miku i të dyve, shkrimtari Spiro Xhai dhe më thonë se Aristidhi ishte shtruar papritur në spital dhe gjendja e tij ishte e rëndë. I shkoj pikërisht atë mbrëmje në spitalin shtetëror “Vangjelizmo” në qendër të Athinës dhe krevatin e tij e gjej në gjendje të mjerë, në një nga koridoret e katit të gjashtë, pranë një pike telefonike, ku flisnin të sëmurët. Nuk m’u duk e rastësishme, që nuk u gjend një dhomë për të në atë zheg të nxehtë të asaj vere, për një njeri, që kishte bërë revolucion në mendimet e shumë njerëzve, me një libër të tillë në Greqi. U takuam dhe biseduam, ja aty pranë krevatit të tij. Biseda në gjuhën shqipe po tërhiqte vëmendjen e mjekëve që kalonin nga dhoma në dhomë. Megjithatë, ne vazhduam bisedën në shqip.
“Mik i dashur Ndriçim” – më tha gjatë bisedës. “Në qoftë se unë do të bëhem sërish mirë, ne do të bëjmë gjëra të mira bashkë”, dhe më kujtoi sërish librin.
Kuptova se diçka serioze kishte ndjerë për shëndetin e tij dhe në fund të bisedës i thashë se nuk ishte keq të kisha librin e tij në dorë. Mbas dy ditësh ai del nga spitali “Vangjelizmo”, i sëmurë dhe në gjendje jo të përshtatshme për të lëvizur, dhe shkon në zyrën e tij, merr atë pjesë të librit të përshtatur në shqip dhe ma dorëzon mua. E mora librin, duke menduar shumë kohë për botimin e tij. Autori mbas dy-tre muajsh vdiq tragjikisht nëpër korridoret e spitaleve të Athinës, si një njeri i braktisur, në një moshë që ishte përgatitur për të shkruajtur. Kërkova por nuk arrita të siguroj një ndihmë të thjeshtë financiare për botimin e këtij libri. Shteti i sotëm injorant shqiptar, ia ka mbyllë portën fare publikimit të lerërsisë klasike dhe të mendimit shqiptar.
Thonë se aktualisht burrokracia jonë shtetërore po përgatitet ta nderojë me një dekoratë këtë per-sonalitet të shquar shqiptaro-grek, i cili megjithëse në rrethana dhe në një terren tjetër, më kujton klasikun De Rada. Sigurisht, që nga halli, edhe këtë mund ta quanim një gjë të mirë. Por mendoj se përpara këtij nderimi, duhej të ishte bërë një projekt për botimin e librave të tij, të cilat i bëjnë shërbime Shqipërisë dhe kombit shqiptar ose t’i ishte vënë emrin e tij një shkolle, ose ndonjë rruge në Tiranë, apo në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Ndriçim KULLA
GJUHA E PERËNDIVE, 325 faqe [ Porosit librin ]
HYRJE
Të dymbëdhjetë perënditë e Olimpit dhe kultet shumë të lashtë pellzgjikë, përbëjnë jo vetëm sistemin më të bukur të adhurimit, por cdhe të vetmin që mbështetet në logjikën e pastër, në-kundërshtim me fetë e njohura tek ne, që mbësh-teten tek besimi.
Bukuria që me aq art ka mbështjellë logjikën, e ka pu-shtuar vëmendjen tonë pothuajse përjashtimisht, duke bërë që logjikës së pastër t’i shpëtojë elementi mrekullisht i urtë i kësaj feje të stërlashtë. Sigurisht, që në këtë udhë-ndërrim ndihmoi edhe fakti se Greqia qysh prej vitit 1822 nuk është më ajo e Zeusit dhe e Apollonit, por një “Greqi e grekëve të krishterë, që nuk njohin historinë e vërtetë”.[1]
Sipas mendimeve të shkrimtarëve të vjetër, krijuesit e këtij sistemi të mrekullueshëm adhurimi janë Pellazgët, për të cilët janë formuluar mendime nga më të ndryshmet, si nga shkrimurët e vjetër ashtu dhe ata më të rinjtë, që thonë se ata nuk janë një popull fantastik – ose i supozuar në mënyrë konvencionale ashtu siç janë të ashtuquajturit “indoevropi-anë” – por një popull real, me identitet kultural e personalitet konkret. Grekët e vjetër kishin bindje të thellë se ishin pasardhës të këtyre Pellazgëve, por megjithatë, Herodoti që shkroi i pari për historinë dhe që na transmetoi këtë bindje,[2] ishte përsëri i pari që e vuri në dyshim atë, duke e trans-mentuar kështu këtë dyshim edhe tek historianët që erdhën pas tij, deri më sot.
Herodoti ekspozon bindjet e popullit grek e të priftëri-njëve të ditur, rreth origjinës së tyre por ai vetë dyshon duke u bazuar në bindjen e vet, se Pellazgët ishin një komb barbar, jo për ndonjë arsye tjetër, por ngaqë flisnin një gjuhë të ndry-shme nga ajo e grekëve të kohës së tij,[3] ashtu siç ai arriti të konstatonte vetë në tre qytete, që flisnin ende gjuhën pellazgjike. E në këtë përfundim Herodoti arriti duke u nisur nga bindja e tij e thellë – por që rezulton aq e gabuar – se gjuh-ët e popujve mbeten të pandryshuara e nuk zhvillohen (“Ko-mbi Grek – thotë ai – siç më duket mua, përdor gjithnjë po atë gjuhë”).
Ata që nuk e pranojnë prejardhjen e grekëve nga Pella-zgët, hedhin poshtë bindjet e përhapura të Grekëve të vjetër dhe bazohen në përfundimin e Herodotit. Por ky përfundim mbështetet në një logjikë të gabuar, meqë gjuha zhvillohet, madje me kalirnin e kohës edhe ndryshon.
Po cila ish-te gjuha e Pellazgëve? Dimë se ishte një pop-ull shumë i madh në numër, që u përhap në gjithë Greqinë që asokohe quhej bile Pellazgjia, në Azinë e Vogël, në Itali, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. Dimë gjitha-shtu se Pellazgët krijuan sistemin fetar të grekëve, u dhanë emrat perëndive dhe caktuan rregullat e adhurimit. Dimë se ishin një popull që lëvizte nga vendi në vend, kërkues dhe i përngjasuar me lejlekët, sepse edhe këta shpendë pas largi-mit të tyre ktheheshin përsëri në atdheun e vet. Dimë akoma disa fjalë për toponimet e tyre.
Shumë shkencëtarë të mëvonshëm i kanë identifikuar Pellazgët me Arvanitët e sotshëm, të tjerë e kanë hedhur po-shtë këtë variant, duke thënë se ndërsa njohim shumë gjëra për Arvanitët e – sigurisht edhe gjuhën e -tyre – ne nuk e njohim aspak gjuhën pellazge dhe si rrjedhim nuk mund të kemi një element krahasues të sigurtë.
Por është për t’u çuditur sesi ekspozohen me kaq serio-zitet hollësira të shumta rreth një farë race indoevropiane dhe nuk konsiderohen të mjaftueshme elementët që dispono-hen për Pellazgët. Kur ke një sistem të plotë e të njohur mirë fetar, ideologjik dhe shoqëror (individual) nga Pellazgët, kur ke referimet e panumurta nga të vjetrit, kur e ke të dhënë bindjen e popullit e të priftërinjve të ditur se paraardhësit e grekëve janë Pellazgët, kur ke fjalë e toponomi, madje dhe emrat e perëndive (domethënë elementë gjuhësorë), kur ke elementë gjeografikë dhe mjaft karakteristika të veçanta dhe nuk nxjerr këtë konkluzion, atëherë duhet të të ndodhin dy gjëra: ose ke pamjaftueshmëri arsyetimi ose je në zotërim të një qëllimi të lejueshëm, ose më mirë të palejueshëm.
Sigurisht sot shqiptarët me gojën e të madhit Eqerem Çabej deklarojnë: “Nuk do të mundnim të kënaqnim kurrë ata që edhe sot besojnë plotësisht se gjuha jonë ka prejardh-jen e saj nga gjuha Pellazge”.[4]
Historianët shqiptarë si S. Pollo dhe A. Puto në “Histo-rinë e Shqipërisë”, i kalojnë anash problemit pellazgjik me këtë arsyetim të mjaftueshëm.[5] “Nuk ekzistojnë elementë ide-ntifikimi të pellazgëve me shqiptarët”. Përpjekja kërkuese e shqiptarëve përqendrohet te Ilirët, edhe pse elementët kra-hasues me Pellazgët janë akoma më të shumtë edhe më bin-dës nga ata të Ilirëve.
Rrjedhimisht, do të thoshte dikush, dy gjëra mund të ndodhin: Ose të jenë grekërit pasardhës të Pellazgëve, siç besonin të vjetrit, ose të jenë shqiptarët pas-ardhës të tyre, ashtu siç tregon krahasimi gjuhësor i gjuhës shqipe dhe i fja-lëve pellazgjikë që ekzistojnë sot. Sipas mendimit tim, që e kam ekspozuar më analitikisht në veprën “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, dilema është vendosur mbi një bazë të gabuar. Paraardhës të përbashkët edhe të Grekëve, edhe të Ilirëve, edhe të Arvanitasve të sotshëm janë Pellazgët. Ata që deri më sot ruajnë trungun themelor të gjuhës pellazge dhe parimet e tyre bazë qytetëruese, janë Arvanitët. Në mën-yrë epigramatike do të thosha se Arvanitët janë sot përfaqë-suesit më të pastër të racës së madhe Pellazgjike.
Intelektuali Arvanit, nga Italia e poshtme, Dhimitrios Kamardas ishte i pari që i entuziazmuar nga afrimi i fjalëve arvanite me ato homerike dhe parahomerike tha se: “Gjuha Arvanite është gjuha e Perëndive”, është pikërisht ajo gjuhë që përmend Homeri, dhe si të tillë, ai nënkuptonte gjuhën shumë të vjetër pellazgjike, gjuhën e atyre njerëzve, që u dhanë emra perëndive dhe mënyrave të adhurimit. Ky kons-tatim i Kamardës, i dha titullin këtij libri. Pellazgët nuk u dhanë vetën grekëve, por edhe egjiptianëve[6], edhe fenikasve, edhe babilonasve, edhe popujve të tjerë elementë të qytetë-rimit të tyre.
Sa i lashtë, pra, është ky qytetërim? Dhe nëse janë me të vërtetë paraardhës të grekëve, sa thellë shkon në-për shekuj historia greke? Kishte të drejtë prifti egjiptian që i thoshte Platonit, se grekët harrojnë gjithnjë historinë e ty-re, që është 1000 vjet më e vjetër se ajo e egjiptianëve? Si duket po, edhe pse nuk do t’ishte as hera e parë e as e fundit, që grekët humbasin gjurmët e historisë së tyre, megjithë adhurimin që kanë ndaj paraardhësve. Kjo kontradiktë do të mund të quhej “sindromi grek” dhe për saktësi “sindromi Pellazgjik”.
Që të demonstrosh se Arvanitët e sotshëm dhe grekëit e vjetër janë pasardhësit e Pellazgëve, sigurisht nuk duhet të kufizohesh vetëm në krahasimin gjuhësor, por duke vënë në fushën e kërkimit të gjitha elementet krahasuese që ekzi-stojnë, t’i analizosh e t’i kryqëzosh ato, në mënyrë që njëri element krahasues të vërtetojë të tjerët. Gjerësia e elemen-teve krahasues varet jo vetëm nga faktorët objektivë, por edhe nga zgjuarësia e nga larg-pamësia e kërkuesit. Sidoqof-të, deri në këtë çast, lidhja e Arvanitëve dhe Pellazgëve është kërkuar vetëm në terrenin e gjuhës. Kërkimi që po bëjmë tani përbën vetëm një pjesë të studimit mbi lidhjen e gjuhës së Pellazgëve dhe të Arvanitëve, gjersa ka si objekt një fjalor që kufizohet në emrat e perëndive e të ceremonive fetare.
Por paralelisht preken – jo sigurisht me sistem – edhe elementë të tjerë krahasues: feja ose më mirë të themi pikëpamjet fetare, paragjykimet dhe supersticionet, karakteri shoqëror-individual i të dy popujve e shumë gjëra të tjera. Kështu, bie fjala, pikëpamja themelore pellazgjike e kultit të Diellit-At (Diaw-Zeus) dhe e Tokës-Nënë (Demetrë) ruhet nëpërmjet shekujve dhe feve të njëpasnjëshme tek Arvanitët, që nga Gegëria deri te Moreja, përderisa betimi në Diell e në Tokë vazhdon deri në ditët tona (“Për këtë Dhe”, ose “për këtë Dian-Diell”). E •këto së bashku me paragjykimet e me super-sticionet për Zanat, Fatet, Zeres etj., nuk mund të nënvleftë-sohen ose të mos përforcojnë përpjekjen tonë demonstruese.
Paralelisht, ky kërkim synon të theksojë urtësinë dhe të vërtetat e mëdha të kësaj feje pellazgjike, që ashtu siç tha-më, bazohet në vërejtjen e botës së jashtme e të brendshme, të cilën sigurisht e shkatërroi dhe e zhduku fanatizmi orien-tal, duke patur si armë teorike krishtërimin dhe si organ ekzekutiv të ashtuquajturin Bizant.
Kam përshtypjen se ndonëse janë shkruar kaq shumë për fenë e gekëve të vjetër, tema në fjalë nuk është e plotë-suar ose më mirë të them, për këtë fe nuk është thënë kurrë fjala thelbësore favorizuese. Të diturit e shekullit të kaluar, nën ndikimin e pikëpamjeve kristiane panë vetëm bukurinë e saj. Na lanë me bindjen se ajo, përsa i përket të tjerave, ishte një paganizëm naiv, që zotëronte në vetvete joshjen e përrallave të bukura dhe disa herë didaktike. Të diturit më të rinj – ndonëse nië të shumtit – pa ndikim të krishterë ose nën influencën e ideologjisë marksiste, i japin kësaj feje pak rëndësi ose një rëndësi të kufizuar. Pra, cakëzohen të shohin se ç’qëllinaeve politike ose ekonomike ajo u shërbente. Unë them përfundimisht e shkurtimisht se ky sistem kulti përm-blidhte urtësinë e bukurisë dhe bukurinë e urtësisë.
Feja, në fjalë, gjatë kalimit të shekujve pësoi ndryshi-me fiziologjike dhe përpjekja ime synon të prekë fillimet e saj, të zbuloj sistemin origjinal të kultit, kështu siç e kanë përcaktuar fillimisht vetë pellazgët. Në këte përpjekje, do të më duhet të bëj një analizë e një shpjegim të emrave të perën-dive e të ceremonive fetare. Mirëpo këta emra nuk mund të shpjegohen me anë të gjuhës greke – ose të paktën nuk shpje-gohen të gjitha – ndaj mbi këtë pamundësi nxorrën krye shumë mendime të ndryshme për prejardhjen e emrave, por edhe të vetë perëndive, me një tendencë sunduese të konsi-derimit të perëndive si të importuara në Greqi prej Orientit.
Për këtë arsye, u përpoqa të shpjegoj emrat e perëndive me ndihmën e gjuhës arvanite, duke e plotësuar këtë shpje-gim jo vetëm thjesht nga ana gjuhësore, por edhe nga ajo se-mantike dhe alegorike. Madje, në shumë raste paraqes edhe elementë kulti ose elementë të tjerë të kësaj feje, që Arva-nitët i kanë ruajtur deri në ditët tona. Kështu që ky punim, ndonëse i referohet shkencës së gjuhësisë, nuk është e nuk mund të ishte vetëm një studim gjuhësor. Dua të shtoj gjitha-shtu, se nuk janë vetëm emrat e perëndive që shpjegohen fare mirë me anë të gjuhës arvanite. Një shumicë fjalësh fillestare, duke u krahasuar me të ashtuquajturat gjuhë indo-evropiane, tregon fare mirë lashtësinë e kësaj gjuhe karshi gjuhëve të tjera, por arsyetimi im për perënditë e të parëve tanë do të ishte ky:
“Nëse Pellazgët e krijuan këtë fe dhe u dhanë emra perëndive, ashtu si thonë shkrimtarët e vjetër, atëherë kam në dispozicionin tim një fjalor interesant Pellazgjik, sepse nënkuptohet se Pellazgët i pagëzuan në gjuhën e tyre perënditë. Nëse janë të vërteta ato që thonë grekët e vjetër mbi prejardhjen e tyre nga Pellazgët dhe nëse është e vërtetë hipoteza se Arvanitët janë sot pasardhësit më të pas-tër të Pellazgëve, duke ruajtur trupin themelor te gjuhës së tyre, atëhere me anë të gjuhës arvanite, emrat e perëndive do të duhet të interpretohen direkt dhe tërthorazi me greqi-shten e me gjuhët e të ashtuquajturës bashkë-gjuhësi “indo-evropiane”. Në këtë pikë do të më duhet të jap një sqarim, meqë jam në kundërshtim – ndoshta absolut – me mendimin sundues lidhur me indoevropianët.
1- Dëshmi, legjenda, fjalë, monumente për Pellazgët kemi që nga gadishulli Iberik deri në Indi, kurse jo për Indo-evropianët.
2- Teoria indoevropiane është pjellë e fantazisë shken-core, që u mbështet në bashkësinë e rrënjëve gjuhësore, që nga Evropa e deri në Indi. Ndërkohë që kjo bashkësi shpje-gohet fare mirë me teorinë pellazgjike. Pse atëherë kjo nuk u quajt “bashkëgjuhësi pellazgjike”, por Indoevropiane ose In-dogjermane; Nuk besoj së ka ndihmuar për këtë shkenca, më shumë se sa synime të tjera të ndryshme prej saj…
3- Djepi i indoevropianëve përcaktohej me bindje të plotë në brigjet e lumenjve Gang dhe Indhos gjatë shekullit të kaluar. Më vonë u transferua në Kaukaz, në Pamir dhe ta-ni së fundi ndërroi vend në Evropë, gjithnjë me po të njëjtën bindje fanatike…
4- Përmenden fakte për spostimet e Indoevropianëve me pretendimin që ata të pranoheshin nga historia, përmen-den hollësira etj., domethënë vogëlsira hipotetike dhe fantas-tike – bile dhe data – me bindjen se ishte fjala për dokumenta historike të pa-kundërshtueshme, që shkencëtarët e kate-drave riprodhojnë me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikë-risht ashtu siç mbjellin në mendjen e fëmijëve tanë mësuesit, se mitologjia hebraike është frymëzuar nga perëndia dhe është e pakundërshtueshme, kurse mitologjia greke është diçka si përrallat arabe. Në një kohë kur duhet thënë se gjithë përmbajtja dhe substanca e botës së Greqisë së vjetër fshihet në mitologjinë greke!
5- Gjuhëtarët ´- të parët bile që mbrojtën këtë teori – përmendin fjalorë të plotë rrënjësh indoevropiane, që ndërsa në fillim me të drejtë u konsiderua si hipotetike, tani ekzisto-jnë tendenca të konsiderohen si të pakundërshtueshme. Veç kësaj, nuk janë pak “ligjet” gjuhësore, që janë nisur mbi bazë të kësaj hipoteze.
Fig 1. Rrugët më të rëndësishme të epokës së shpërnguljeve pellazgjike
Për këto arësye, dhe për pikëpamjen që kam formuar për Pellazgët, e konsideroj si krejt të gabuar nxjerrjen e konkluzioneve nga hipotezat indoevropiane. Fakti që, nga Evropa e deri në Indi, ndoshta edhe më gjërë, ekziston një bashkësi elementësh gjuhësorë, shpjegohet se ato kishin për djep Ballkanin veri-perëndimor, ku ekzistonin edhe qendra shumë të lashta të kulturës Pellazgjike e të kultit të Dodo-nës. E Dodonët dhe mali Tomor përmenden që nga Epiri e deri në Shqipëri qëndrore. Ndërkohë që një degë Pellazgjike (iliriane), Dardanët, kanë lënë gjurmë të forta të kalimit të tyre, që nga Ballkani veri-perëndimor deri në Indi e në Tibet.
Gjithësesi, të gjitha këto do t’i analizojmë në studimin tonë për Pellazgët. Aq më tepër që të njëjtën rrugë do të ndjekë pas shumë shekujsh edhe Aleksandri i Madh, kur në Indi priftërinjtë do t’i kallëzojnë atij për fushata të mëparëshme të bashkëatdhetarëve të tij n’atë vend. Historianët do t’i vënë në dyshim këto[7], por tashmë përkrahësit e teorive Indoevro-piane duket se janë gati të bindur se populli hipotetik indo-evropian nuk erdhi nga India në Evropë, por vajti nga Evro-pa në Indi. Kështu filloi “çorientimi” i hipotezës Indoevro-piane, alegorikisht, metaforikisht dhe realisht.
Në këtë hapësirë pra, në hapësirën malore të banuar të Ballkanit veri-perëndimor e të Arkadisë, lindën (autoktonë nga Toka dhe jo nga perënditë) Pellazgët dhe që këtu, ata mbërritën deri në të katër anët e botës, aq sa mund t’i quajmë edhe “popull i zgjedhur i racës njerëzore”, që krijoi qytetërim këtu e 10.000 vjet më parë. Nëse para mbarimit të periudhës parahistorike ekzistonin popuj të tjerë të qytetëruar ose jo, nëse diçka tjetër ka ndodhur në historinë e njerëzimit para Pellazgëve, këtë asnjeri, veç Denikenit, nuk e di dhe personalisht kjo nuk më preokupon.
Kësisoj, një punim më i dokumentuar për identifikimin e gjuhës pellazgjike me gjuhën arvanite, do të përbënte një faktor të rëndësishëm ndalimi për teoritë e pabazuara – por sbumë të përhapura – të identifikimit të Pellazgëve, para-ardhës të grekëve me popujt e Lindjes.
[1] Përveç referimit të përgjithshëm të Herodotit, kemi referime të veça-nta për çdo perëndi. Kështu Homeri e quan Zeusin “Pellazgjikos (Iliada f. 234), Demetra quhet “Pellazgjis (Pausania 11, 22, 1-2), Hera quhet gjith-ashtu “Pellazgjis”.
[2] Herodoti “Historia” A.58
[3] Herodoti “Historia” A.57-58
[4] Eqerem Çabej: “Elementet e gjuhësisë e të literaturës shqipe”, Tiranë 1936, f.3.
[5] S. Pollo – A. Puto, Historia e Shqipërisë, përkthyer nga B. Aktsoglu, Selanik, faqe 10.
[6] “… them ato që thonë Egjiptianët, dhe Egjiptianve emrat e perëndive, që thonë se nuk i njohin, besoj se ua dhanë Pellazgët, përveç atij të Poseidonit”.
[7] Supozojnë disa se priftërinjtë kërkonin t’i bënin lajka Aleksandrit, por nëse kanë dashur një gjë të tillë, do t’i thoshin se ishte i pari dhe i vetmi, që pushtoi Indinë dhe jo… i treti.