Pas restaurimit të shtëpisë, duhet të vijë rehabilitimi i figurës së Xhaferr Devës! Kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë. Ai është modeli më i keq i një bashkëpunëtori të vënë në shërbim të nazizmit dhe që bashkëpunoi ngushtë me ta. Madje natën e 3 shkurtit duke u gdhirë 4 shkurti ai ua kaloi edhe atyre duke organizuar masakrën në Tiranë. Për masakrën që planifikoi dhe organizoi ai ka mbetur në memorjen e shqiptarëve si një qeveritar i urryer prej tyre… Për masakrën e 4 shkurtit 1944 ka shumë dokumenta që vërtetojnë katërcipërisht tradhëtinë suitës ballisto-zogiste dhe të Devës si Ministër i Brendshëm. Për këtë masakër ka shumë dokumenta, një pjesë të të cilëve edhe i kemi lexuar. Dokumentat më të besuara janë ato gjermane…
Sipas këtyre dokumentave edhe gjermanët nuk ishin për masakrimin e njerëzve të pafajshëm si; gra, pleq dhe fëmijë… Ky u tregua dhe më i “zellshëm” se gjermanët me masakrimin e tyre… Si antikomunist që ishte mund të “justifikohen” masakrat e tij ndaj komunistëve, bazave të tyre, ish guerilasve, nacionalçlirimtarëve, simpatizanëve të tyre. Po me njerëzit e pafajshën të vrarë në të gjitha rrugët dhe sheshet e Tiranës çfarë pati ky? Nuk qenë pak por 84 të vrarë. Për shifrën ka të dhëna kontradiktore, mund të jenë edhe më pak apo edhe më shumë. Por një gjë është e sigurtë, që masakra e 4 shkurtit u bë nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij…
Motoja famëkeqe e tij qe: “Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalçlirimtarëve, terror kundër simpatizanëve të saj“. Nga kjo del qartë se Deva qe një:
▪︎ Kolaboracionist i rangut të lartë.
▪︎ Bashkëpunëtor i zellshëm i pushtuesit.
▪︎ Njeri i vënë krejtësisht në anën e tij.
▪︎ Nga njerëzit më të urryer të kohës, për masakrën që kreu më 4 shkurt 1944 në Tiranë.
Në këtë masakër të bërë prej batalionit të tij dhe forcave të vëna në shërbim të armikut atë natë, Tirana u gdhi e terrorizuar, e vrarë dhe e gjakosur prej qeverisë së kohës… Historia dhe historianët, me anë të dokumentave, kanë folur për këtë masakër dhe objektivat e saj…
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është përshkrimi i masakrës së 4 shkurtit të bërë nga famëkeqi Deva e suita e tij por një thirrje modeste nga ana ime për kryeministrin Kurti në lidhje me rehabilitimin e Devës prej tij… Restaurimi i shtëpisë së Devës në Mitrovicë me fondet Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, dhe të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës është një pararehabilitim i figurës së Xhaferr Devës. Kjo nuk duhet të ndodhë prej Qeverisë Kurti dhe aq më tepër prej tij si kryeministër. Ai në mendimin tim dallon nga suita e tij e mëparshme e qeveritarëve të Kosovës ndaj duhet:
▪︎ Të jetë absolutisht kundër rehabilitimit të figurave kolaboracioniste, siç është edhe Xhaferr Deva.
▪︎ Do jetë dinjitoze dhe shumë atdhetare për Të, rehabilitimi i Kompleksit të Adem Jasharit.
Ky është dhe do të mbetet patrioti dhe figura më legjendare në historinë e Kosovës! Për këtë duhet të kujtohen Organizata Ndërkombëtare në fjalë, Ministria e Kurtit dhe vetë Kurti…
▪︎ Ta rrafshojë ish shtëpinë e Devës në mitrovicë pasi simbolizon ngrehinë e një kolaboracionisti si ai.
▪︎ Meqenëse kjo shtëpi është pronë publike në vend të saj të ndërtojë një shtëpi të re funksionale në shërbim të qytetarëve, me ato funksione që mendonte Ministria në fjalë.
Ky problem duket i vogël dhe si pa rëndësi në një pamje të parë. Dhe kjo është objektive krahasuar me problemet e mëdha që ka qeveria Kurti për Kosovën dhe dialogun me Serbinë… Pavarësisht kësaj, ky problem do të thotë shumë… Unë besoj se kryeministri Kurti do të reagojë dhe do të orientohet drejt si deri më tani në anën e duhur të historisë… Në anën e duhur të historisë, jo thjesht për restaurimin e shtëpisë, por për vlerësimin e protagonistëve të saj.
Ibrahim Kabili
Tiranë më 08.02.2022
Oj Kabilje oj Komuniste,
XHAFER DEVEN askush nuk mundet me e rehabilitue, sepse ai ka bere vetem vepra fantastike, dhe i ka vra komunistet te cilet ishin kolaboracionist dhe Kuisling te Serbise dhe Rusise.
XHAFER DEVA eshte nder patriotet me te medhej Shqiptar sepse i ka eliminue terroristet komunsit.
Por ti o komunist ….turp te qoft qe edhe pas 70 viteve te rezultateve katastrofale te komunizmit prap e lavdon komunizmin…..
Burim!
Epitetet që ke përdorur për mua, nuk më prishin punë. Ky është mendimi yt… Për shkrimin e mësipërm unë kam lexuar shumë, dhe mendimeve të mia nuk i’u heq asnjë presje. Masakra e 4 shkurtit është vepra e tij… Ka edhe të tjerë që mendojnë si Ju, unë ju respektoj por shkrimin e kam bërë në emrin tim… Duke ju falenderuar për leximin e shkrimit, ju përshëndes dhe uroj gjithë të mirat!
Nga Facebooku i nipçes, Kabili.
I nderuari Ibrahim, e lexova shkrimin dhe jo vetëm se e pëlqej, por ai më ngjalli edhe kujtime nga ato që kam dëgjuar nga më të vjetrit nëpër odat tona për shqipfolësin Deva, për çka të falënderohem.
I nderuari Ibrahim, nuk mundem pa e shpreh edhe opinionin tim, në favor të shkrimit Tuaj. Kam bindjen se mjaftohet shpalosja e vetëm pak nga veprimi “patriotik” i Devës.
Kështu, para.
Në vjeshtën e vitit 1941, Deva shkon bë qytetin Nish, ku gostitet dhe marrëveshët me kriminelin vojvodën çetnik, Kosta Peçanac, për bashkëpunim miqësor mes veti dhe me pushtuesit fashist gjerman.
Pas e përfundimit të kësaj ndeje miqësore dy ditore, e shoqëron vojvodën çetnik në relacionin Nish-Podujevë-Pejë. Duhet theksuar, se kësaj tefeje u bashkohet edhe një oficer madhor hitlerian, ish pjesëmarrës i ndejës dhe bisedimeve miqësore Deva-Peçanac.
Se kush ishte Kosta Peçanac, nuk ka nevoje të thuhet shumë, se ai është një emër i njohur në Llap e Gallap, Shalë, Drenicë, Dukagjin dhe Peshterr. Megjithatë, mendoj se është e mjaftueshme t’u përkujtohet lexuesve se ky udhëheqës çetnik serb, tërë jetën ka luftuar kundër shqiptarëve, të udhëhequr nga Azem Bejta, Vëllezërit Bajçinovci, Hys Popova, Ahmat Selaci, Mehmet Gradica… në Shalë, Drenicë, Pazar, Llap dhe Gallap dhe se në këto luftime e ka humbur njërin sy, nga përballja me një bashkëluftëtar të Azem Bejtës.
Sejdi Komunisti,
A e din ti qe komunistet pasi qe e okupuan Kosoven me 9Korrik 1945, i kane vra vetem Kosove 39 000 Shqiptarë? A e din ti o komunisti i nderuar, qe komunistet e Kosoves kane bashkpunuar me komunistet e Serbise?