9.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Alber Kamy – I huaji, një roman psikologjik, me të cilin autori...

Alber Kamy – I huaji, një roman psikologjik, me të cilin autori fitoi Çmimin Nobel në Letërsi më 1957

2
Alber Kamy - I huaji

[ Blej I huaji nga Alber KamyPDF ]

Një roman psikologjik, me të cilin autori, Alber Kamy,
fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1957. 120 faqe.

Përktheu nga anglishtja, Arben Çokaj

Dy fjalë nga përkthyesi !

Libri I huaji i Alber Kamysë është përkthyer më herët në shqip. Unë pata lexuar në PDF një libër të përkthyer në Kosovë, kohë më parë, dhe gjuha e përkthimit ishte disi larg letrares, në Kosiovë mund ta kuptojnë ende, por në Shqipëri nuk besoj se e kuptojnë të gjithë – besoj se ka edhe përkthime të tjera në treg, por unë vendosda megjithatë ta përkthej nga anglishtja, meqenëse libri ka vetëm 120 faqe, e ka punë më pak si përkthim se një libër voluminoz, natyrisht. Përveç kësaj, ishte nder për mua, ta bëj edhe këtë kryevepër në shqip, dhe e zëvendësova kopjen në shqip, që kisha në librarinë time virtuale.

Merso është personazhi kryesor i librit, ai të krijon idenë se vuan nga Aleksitimia, nuk ka ndjenja, por nuk është krejt i paditur, edhe pse jeta e tij komplikohet në atë mënyrë, sa personazhi vret një arab në plazh, dhe jeta e tij komplikohet tej mase, sa ai arrestohet, burgoset dhe del në gjyq, e dënohet me vdekje… Libri mbyllet në qeli, ku Merso shan priftin, i cili shkon për ta ngushëlluar apo për të dëgjuar rrëfimin e dëshirës së fundit të tij.

Nuk është e qartë, nëse Merso do të ekzekutohet në gijotinë apo jo, pasi ai e apelon dënimin dhe pret për përgjigje. Por në faqet e fundit duket se ai i humbet shpresat e tij dhe nuk e pranon ngushëllimin e shërbëtorit të Ziotit. Merso duket se është një njeri anti-konformist, nuk e prtanon lehtë falsitetin, ai nuk ndjen as për të ëmën, që i vdes sapo fillon libri, por ai nuk qan, nuk mërzitet fare. Ai nuk qan as për fatin e tij të keq, kur burgoset e humbet jetën e tij, të dashurën e bukur Marien, dhe shokët e tij.

Kështu në një shtjellim të bukur me kurthe psikologjike e filozofike, Kamy ka krijuar një personazh absurd, i cili ka filozofinë e tij të jetës, shkon si qeni në rrush, por nuk pendohet, kështu që letërsia e krijuar prej Kamysë futet te rryma filozofike e letërsisë së absurdit, me personazhe absurdë, pa kuptim në jetë, që janë pjesë e jetës…


RRETH LIBRIT nga AI

I Huaji (Frëngjisht: L’Étranger), është një novelë e vitit 1942 nga autori franko-algjerian Albert Camus. Është një nga veprat më me ndikim të letërsisë së shekullit të 20-të dhe luajti një rol të madh në fitimin e Çmimit Nobel në Letërsi nga Kamy në vitin 1957.

Filozofia Thelbësore: Absurditeti
Libri është eksplorimi kryesor fiktiv i filozofisë së Kamysë mbi Absurditetin. Kjo është ideja se njerëzit kanë një shtysë të lindur për të gjetur kuptim në një univers, që është thelbësisht indiferent dhe i mungon çdo kuptim.

Heroi i Absurdit: Protagonisti, Mersoja, shpesh quhet “hero absurd”, sepse refuzon të “luajë lojën” e shoqërisë. Ai nuk gënjen për ndjenjat e tij dhe as nuk pretendon të ndjekë kodet morale shoqërore. Ai në fakt, nga psikologët mund të konsdiderohet si njeri që vuan nga Aleksitimia, një njeri që e ka të dëmtuar sferën e ndjenjave. Por shkrimtari Kamy e konsideron si njeri absurd.

Indiferenca e Butë: Në fund të romanit, Mersoja gjen paqe jo përmes fesë apo shpresës, por duke pranuar “indiferencën dashamirëse të universit”, duke kuptuar se jeta dhe vdekja e tij janë statistikisht të parëndësishme.

Përmbledhje e Ngjarjeve
Historia është e ndarë në dy pjesë të dallueshme:

Pjesa e Parë: Hapet me frazën e famshme, “Mamaja vdiq sot. Apo ndoshta dje, nuk e di.” Merso merr pjesë në funeralin e nënës së tij në Algjer, por nuk tregon asnjë pikëllim. Pak më vonë, ai fillon një lidhje me një grua të quajtur Marie dhe miqësohet me një fqinj, Rajmondin. Gjatë një udhëtimi në plazh, Merso qëllon dhe vret një burrë “arab” të paidentifikuar, pasi thika e tij shkëlqen në diell, duke përmendur “nxehtësinë shtypëse” dhe diellin verbues si motivimin e tij kryesor.

Pjesa e Dytë: Përqendrohet në gjyqin dhe ekzekutimin e Merssë. Paradoksalisht, prokuroria përqendrohet më pak në vrasjen dhe më shumë në karakterin e Mersosë – nuk ka një vlerësim psikologjik, pasi në atë kohë, sëmundja e Aleksitimisë ndoshta nuk njihej – konkretisht Merso nuk qau në funeralin e nënës së tij dhe kjo u mor për të madhe. Merso dënohet me vdekje, sepse mungesa e konformitetit emocional e bën atë një “të huaj”, “të çuditshëm” për shoqërinë.

Karakteristikat Kryesore

Stili Minimalist: Kamy përdor një rrëfim të thatë, të shkëputur dhe të drejtpërdrejtë në vetën e parë, që pasqyron mungesën e thellësisë emocionale të vetë Mersosë.

Konteksti Kolonial: I vendosur në Algjerinë Franceze, romani është kritikuar dhe analizuar për përshkrimin e viktimës “arabe”, e cila nuk përmendet kurrë – një pasqyrim i tensioneve koloniale të epokës.

Përkthimi i Titullit: Fjala franceze L’Étranger mund të nënkuptojë “i çuditshmi”, “i huaji” ose “i jashtmi”. Çdo përkthim ofron një nuancë të ndryshme në marrëdhënien e Mersosë me ​​botën.

Përditësime dhe Përshtatje të vitit 2025
Përshtatje e Re e Filmit: Është bërë një film, me skenar nga romani. Një trailer për një adaptim të ri filmik të drejtuar nga François Ozon u publikua në gusht 2025. Filmi do të ketë premierën në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Hetimi i Mersosë: Për një perspektivë moderne, shumë lexues e shoqërojnë romanin “I Huaji” me romanin e vitit 2013 të Kamel Daoud, i cili e ritregon historinë nga perspektiva e vëllait të të vrarit.

2 KOMENTE

  1. I respektuari Arben!

    Është kënaqësi e veçantë (për mua personalisht) kur hapi portalin “Fjala e Lirë” dhe lexoj që Ju keni përkthyer ndonjë libër. Para pak ditësh lexova që keni përkthyer nga Frojdi e tash nga Alber Kamy. Ua kam lakmi për durimin që keni, e mbi të gjitha zgjuarsinë… jeni njeri i lexuar, dispononi diapazon të gjërë të njohurive të thella e të fshehëta të artit, shkencës, letërsisë dhe NJOHJEN e disa gjuhëve të huaja. “Sa gjuhë njeh, aq njerëz vlen!”
    *
    Nuk po e zgjas më shumë me KOMENTIN, po e përfundoj me këtë mendim personal:
    Mendoj se tri gjëra NUK kanë kthim prapa, e ato janë:
    1. Fjala e folur,
    2. Plumbi (fisheku) i zbrazur nga gryka e armës, dhe
    3. KOHA e kaluar (humbur).

    prsh,
    Ismeti

    Shënim: Faleminderit Ismet! Unë them se është më mirë me punua falë, se me ndejtë falë! Dhe kështu shikoj me ba ndonjë punë të mirë. 🙂 /AÇ

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.