AJO
Ty t’kam dhimbje jetësore
Që m’përcjellë n’përjetësi
Fytyra jote engjullore
N’mua ngjallë fort dashuni
Asnjiherë nuk t’largoi
Prej mendimeve t’mia t’gjata
Por çdo herë ty t’afroi
Nëpër andrra e shtrëngata
Pritjet e mia shekullore
Që trazojnë çdo gja jet’sore
Edhe n’momentet ma hyjnore
Ty t’mbaj unë n’zemër prore
Ty t’kam melodi shpirtërore
Që vjen ngadalë n’ndjenja t’mia
Aq ma shumë je ti diellore
Që udhëton n’kujtime t’mia
Ari Ukimeri
Dhjetor 2022, Prizren