12.2 C
Tirana
E dielë, 22 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Heshtja që po na vret

Heshtja që po na vret

0
Skënder Mulliqi

Vështrim

— Mu për ate edhe po pëballemi më kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale. Jemi bërë shoqëri shumë aktive në rrjete sociale, që nuk do të thotë asgjë. Nuk ndryshohet gjendja dhe nuk bëhët jeta më e mirë, duke u shërbyar më statuse në fb. Po presim që dikush tjetër të na i zgjidhë problemet tona, e natyrishtë së diçka e tillë nuk ekziston. Po presim gjithmonë që dikush të marrë ndonjë nismë, që dikush tjetër të kërkojë përgjegjësi, që dikush tjetër të prishë rehatin e vetë. Ky është vetëm një iluzion…

Skënder MULLIQI

Të gjithë e dëshirojmë drejtësinë, të gjithë e dëshirojmë përgjegjësinë, por nese nuk na ndodhë neve-heshtim. Guximi i vonuar për të ndryshuar gjerat për të mirë në shoqëri, po na mungon dhe nuk po këmi mundësi që një të keqe shoqërore të ndalojmë. Është shumë e çuditshme dhe e tmershme se pse nuk po reagojmë në padrejtësi që po na bëhën për vite më radhë, nga ata që po e drejtojnë politikën dhe shtetin. Kur padrejtësitë po ndodhin, nuk po kemi përgjigje, kjo po ndodhë individualisht. Dhe, po vazhdojmë të jetojmë sikur asgjë nuk po ndodhë. Lehtë është që të kthejmë kokën anash, duke pritur që dikush tjetër të reagon. Dhe, para syve tanë po na ndodhin gjera të pamira, të cilat lidhen më jetën tonë, më të ardhmën tonë. Po mllefosemi, po kërkojmë fajtor. Shteti është fajtor, institucionet janë fajtore, qeveria është fajtore .E shtrohet pyetja ku jemi ne?

Të gjithë e kemi të ditur së ku qendron problemi në shoqëri, por që nuk kemi inciativa. Ku ishim që nuk e ngritem zërin kurrë për padrejtësitë e mëdha e të vogla, që na u bën dhe të cilat ndikuan që jetën mos ta kemi në nivel të duhur? Duke mos u përballur më problemet ato nuk kan mundësi zgjidhjeje. Sa herë kemi pa dhe ndegjuar së diçka nuk vyen dhe kemi rrudhë ma krahë, thua së nuk ka të bëjë fare më neve. Kjo heshtje na ka kushtuar dhe po na kushton. Sigurisht se na ka munguar guximi dhe njerëzit përgjegjës në krye të institucioneve e kan shfrytëzuar këtë gjë për interesa të veta. Jemi dëshmitarë së korrupcioni dhe krimi i organizuar lulëzuan para syve tanë, e ne bëmë sehir. Këto fenomene nuk linden rastësisht, ato ishin produkut i të gjithë atyre të cilët u pasuruan.  Kurrë nuk e luftuan korrupcionin se korrupcioni i bëri pasanik pa asnjë mund.

Mos reagimi dhe mos ndijesia e duhur, bëri që të mbeten në pushtet njerëzit e njejtë, njerëzit të cilët nuk paten përgjegjësi morale. Çka është edhe më keq, ata kurrë nuk dhanë përgjegjësi ligjore për hajnitë që i bënë shtetit të Kosovës!Heshtja jonë karshi atyre të cilët keqpërdorën pozitën shoqërore dhe politike, është duke na kushtuar shumë në të gjitha sferat e jetës dhe të punës. Mu për ate edhe po pëballemi më kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale. Jemi bërë shoqëri shumë active në rrjete sociale, që nuk do të thotë ama bash asgjë. Nuk ndryshohet gjendja dhe nuk bëhët jeta më e mirë, duke u shërbyar më statuse në fb.Po presim që dikush tjetër të na i zgjidhë problemet tona, e natyrishtë së diqka e tillë nuk ekziston.

Po presim gjithmonë që dikush të marrë ndonjë nismë, që dikush tjetër të kërkojë përgjegjësi, që dikush tjetër të prishë rehatin e vetë.Kjo është vetëm një iluzion. Duhet të ngrisim zërin të gjithë kur bëhët fjalë për interesin e përgjithshem dhe interesin e të ardhmës tonë. Po kërkojmë drejtësi më të madhe, pa e ngritur zërin. Reagimet më shumë po ndodhin kur një problem na troket në dyert tona.Komoditeti edhe kur nuk e kemi se kemi shumë detyra para veti, është problemi më madhorë i shoqërisë sonë. Të gjithë duhet të jemi activist, të gjithë duhet të jemi luftetarë për të drejtat legjitime. Heshtja ju hynë në funksion njerëzve të politikës, të vazhdojnë më avazet e hajnive dhe keqpërdorimeve të tjera. Të kuptohemi kur jemi këtu. Përgjegjësia e institucioneve për gjendjen jo të mirë politike dhe ekonomike-sociale, nuk mund të relativizohet, duke ua hudhur fajin qytetarëve.

Por gjendjes së jo të mirë shoqërore dhe politike për shumë vite, po i kontribuojmë edhe në të gjithë terthorazi duke mos marrë inciativa për ndryshim. Nuk mund të liriohemi as në nga përgjëgjesia që na takon. Po lejojmë që të normalizohet e pa drejta, që të normalizohet e keqja. Heshtja gjithmonë nuk është neutrale. Është miratim. Është frikë. Na duhen njerëz të cilët kan guxim të thonë se është bërë mjaftë, para së më u bërë vonë. Nese pyesim rregullisht dhe kërkojmë fajtorin, duhet të pyesim vetën së çka bëmë ne kur ende kishte kohë? Askush nuk lufton për neve. Nuk bëhën ndryshimet pozitive në shoqëri vetëvetiu. Një shoqëri nuk zhbëhët vetëm nga ata që sjellin pa drejtësi, por edhe nga ata të cilët preferojnë heshtjen. Kur të gjithë heshtin e pa drejta bëhët përditshmëri. Heshtja nuk i mbron interesat tona.Ajo është shumë e kushtueshme për një shoqër. Kjo temë sigurishtë së kërkon debat…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.