KOOPERATIVËS dhe NËPËR UDHËT E JETËS

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

KOOPERATIVËS

Poezi – nga Rexhep Çullhaj

Ish-kooperativistët e asaj kohe,
jetonin mes shpresës e mes mundimit.
Shpesh dukeshin njerëz pa kokë, pa zë,
pa forcë të ndryshonin epokën.
Drejtuesit e tyre, pa vizion e pa tru,
prisnin dikë t’u binte si rrufe në stuhi.
Drejtonin njerëz të pambrojtur,
në rrugë të vështira, mes fateve të humbura.
Specialistë të aftë, me dije e talent,
nuk gjenin vend në atë sistem të rëndë.
Demokracia kooperativiste, veç një slogan,
ndërsa kryetari sillej si luan.
Të përpinte, po të mos kishe mendjen, të aftëve ua mbyllnin fjalën e vëmendjen. Një ditë u mblodhën ca ustallarë, me shpresën se do të vinte një agim i mbarë. Ah, sa të lodhur, sa të heshtur, pa guxuar të thoshin të vërtetën hapur. Vendosën të bënin ndryshime, të mos përsërisnin më të njëjtat gabime. Do të ishte kjo pasojë, që këtë rrjedhë të ndryshonte një ditë. Por koha nuk pyet për dëshira, as për ëndrrat që mbeten të ngrira. Mbetën të gjithë pa u shprehur, edhe pse të gjithë ishin të etur. Erdhi një çast, erdhi fundi, dhe kujtdo iu mbeti në shpirt një brengë. Ai kishte hyrë aq thellë, si mishi që piqet në hell. Të gjithëve u hapi kujtesën, por çdo gjë mbeti veç në heshtje. Dikush kërkoi të bënin llogarinë, për të ndarë mes tyre pasurinë. Njëri tha një fjalë, tjetri një tjetër, dhe fjala u kthye në përplasje të vjetër. Jo vetëm pasuria, por edhe njeriu, u copëtua mes tyre, u shua besimi. U shkatërruan të tjerat dhe plasën gjetiu, ku dikur jetonte mundi i njeriut. U nda gjithçka që kishte ngeli, aq sa u ngop dhe harabeli. Vendosën ata që humbën, u mblodhën burrat nga katundet. Të ndajnë atë që kishte mbetur, shpejt e shpejt, pa e ndier lezetin. E, pavarësisht vështirësive, kurrë nuk iu ndanë shpresat e jetës. Punonjësit, dikur të gëzuar, morën atë që u kishte mbetur prej vitesh. U kishin munguar të ardhurat, por mendimet i kishin për të ardhmen. 10/03/1991

NËPËR UDHËT E JETËS

Poezi – nga Rexhep Çullhaj

Nëpër vite jeta të mësoi, Me vështirësi rrugën ta ndërtoi. Asnjëherë nuk u ndale në udhëtim, Se dija ishte synimi yt pa mbarim. Në shkollë hyre me ëndrra në gji, Me dëshirën për dije e dituri. Pyete veten: çfarë kam fituar? Por kishe ende shumë për të mësuar. Asgjë e madhe nuk vjen menjëherë, Çdo arritje kërkon mund e vlerë. Nuk ka kufi kur kërkon dituri, Sa më shumë mëson, aq më shumë ke uri. Kur të tjerët ndanin rrugët bashkë, Ti për bujqësinë zgjodhe një shteg të ri. Edhe pse industria të tërhiqte, Një tjetër pasion brenda teje priste. Industria qytetit i jep prodhim, Veglat fshatarit i japin ndihmë. Qyteti prodhon për bujqësinë, Fshati ushqen gjithë qytetarinë. Më pas universiteti të priste, Në degën inxh zoot u regjistrove. Shkencat natyrore zemrën ta pushtuan, Planet e jetës drejt tyre të udhëzuan. Kur fakultetin e përfundove, Nga erdhe përsëri u ktheve. Me dije të fituara në fakultet, U bëre specialist, drejtues me përgjegjësi e vlerë. Në punën racore nise shërbimin, Duke dhënë përvojë e përkushtim. Larg vendeve afër, në çdo drejtim, Kërkoje suksesin në profesionin tënd. Por koha solli ndryshime të reja, Reformat trokitën në dyert e jetës. Kur mendove se rruga mori fund, Një tjetër udhë të doli në horizont. Pse të mbeteshe specialist provizor, Kur jeta kërkonte një tjetër horizont? Duhej të punoje, të gjeje drejtimin, Të provoje përsëri fatin e profesionin. Dhe kështu, nëpër vite e përvoja, Njeriu mëson se nuk mbaron historia. Sa herë që jeta të ndryshon udhëtimin, Dija të jep forcën për vazhdimin. 11.10.1997

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit