14.6 C
Tirana
E hënë, 9 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj GJERGJ GJERGJI-GASHI NË OPTIKËN STUDIMORE TË SINAN GASHIT

GJERGJ GJERGJI-GASHI NË OPTIKËN STUDIMORE TË SINAN GASHIT

0
Sinan Gashi - Gjergj Gashi

Nga: Isak A H M E T I

I. Në vend të hyrjes

Kohë më parë, shkrimtari, studiuesi i letërsisë dhe publicisti i njohur shqiptar, Sinan Gashi, nga Arllati i Drenasit, ka nxjerrë në dritë librin e tij më të ri me titull:

GJERGJ GJERGJI-GASHI I PËRKUSHTUARI I DIJES.
SHB”LENA”, Prishtinë, 2026, fq. 164).

Ky libër, të cilin po ju paraqesim këtu, është i pari studim monografik kushtuar Gjergj Gjergjit-Gashit, i cili, krahas detyrave të meshtarisë, është marrë, me shumë përkushtim dhe pasion, edhe me hulumtimin dhe studimin e MARTIRËVE SHQIPTARË TË KARADAKUT GJATË VITEVE 1846-1848.

Për këtë problematikë Gjegj Gashi ka botuar edhe studimin monografik fillimisht në gjuhën kroate me titullin: ALBANSKI MUCENICI U RAZDOBLJU 1846-1848, në Zagreb (1988) dhe më pas edhe në gjuhën shqipe (Drita, Ferizaj 1994).

Botimi shqip me aq vonesë nga botimi kroatisht ka ndodhur për shkak se autori, Gjergj Gjergji-Gashi, librit të tij:

MARTIRËT SHQIPTARË GJATË VITEVE 1846-1948 ia kishte vënë nëntitullin:

NËNË TEREZA dhe
Martirët Shqiptarë gjatë viteve 1846-1848
, gjë që ishte kundërshtuar nga Redaksia e Dritës! Dhe kjo, siç më ka rrëfyer Dom Gjergji, e kishte shqetësuar dhe rebeluar! Prandaj vetëm pas intervenimit tim tek Imzot Nikë Ptela, me të cilin kam bashkëpunuar me dekada, libri është botuar edhe në shqip (Shih Isak Ahmeti: Dom Gjergj Gjergji-Gashi figurë e shquar e dijes, kidhës dhe kombit, te Fjala.info, 26 gusht 2025)…

Dom Gjergji - Martirët

II. Pak biografi për autorin

Sinan GASHI është shkrimtar,studiues i afirmuar i letërsisë dhe publicist.Ka lindur më 1 shtator 1947 në Arllat të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në Arllat dhe Kijevë, ndërsa Normalen në Mitrovicë dhe Prishtinë.

Studimet universitare për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Më pas kreu edhe studimet pasuniversitare duke marrë gradën magjistër i shkencave filologjike me temën “Proza e Nonda Bulkës”.

Për shumë vite ka punuar në Gjimnazin “Skënderbeu” në Gllogoc, është marrë njëkohësisht edhe me gazetari duke bashkëpunuar me gazetën “Bota Sot”.

S. Gashi është marrë intenzivisht me studimin e historisë së letërsisë shqipe, autorëve të njohur dhe më pak të njohur, krijuesve shqiptarë jashtë atdheut dhe figurave të kulturës kombëtare.

Veprat:
1. Veçanti krijuesish,
2. Të panjohurit e letërsisë shqiptare,
3. Rinjohje letrare,
4. Kosova e poetëve të traditës,
5. Traseja e meditimit,
6. Heshtimi i kushtëzuar,
7. Mençuria iliro-shqiptare,
8. Simfonia e Dardanisë,
9. Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë,
10. Mozaiku estetik,
11. Arti letrar si terapi shpirtërore,
12. Bernardin Palaj-sipas vrojtimit tim,
13. Artisti i katër dhuntive-Muharrem Qena.

Sinan Gashi ka botuar edhe studime dhe monografi për personalitete të kulturës shqiptare.

III. GJERGJ GASHI, I PËRKUSHTUARI I DIJES

SHB”LENA”, Prishtinë, 2026, fq.164
Libri në fjalë i studiuesit Sinan Gashi, të cilin po ju paraqesiim këtu, është shkruar me shumë përkushtim dhe dashuri, me elegancë gjuhe dhe stili.

IV. Strukturimi i librit

Librin e tij monografik kushtuar figurës së shquar të dijes, Kishës dhe Kombit, Gjergj Gashit, studiuesi i mirënjohur, Sinan Gashi, e ka strukturuar në katër pjesë:
1. Pjesa e parë
Jeta dhe krijimtaria,
2. Pjesa e dytë
Veprat,
3. Pjesa e tretë
Intervistë,
4. Pjesa e katërt
Recensione.
Librit i paraprin Parathënia shumë përmbajtësore dhe me peshë e studiuesit(fq.7).
Më pas (fq.8-9) vjen

H Y R J E,

ku autori, duke iu referuar Isak Ahmetit, ndër të tjera shkruan, citojmë:”
Kleri katolik shqiptar në aspektin kombëtar ka dëshmuar vlera të mëdha historike të hershme,në veçanti edhe duke vënë gurthemele të letërsisë sonë Nuk është e panjohur :

Formula e Pagëzimit, si dokumenti i parë i shqipes nga një ptift, Pal Engjëlli, mandej vepra e parë në shqip:

M E SH A R I, i Gjon Buzukut

Pastaj a nuk janë veprat e para në poezi e prozë nga Pal Hasi,Pjetër Budi,Frang Bardhi, Gjon Nikollë Kazazi e një dyzinë të tjerësh,pastaj krijimi i alfabetit të gjuhës shqipe me shkronja latine, po nga një shoqatë kultutore, ku prijatar ishte po një prift, atdhetar e shkrimtari i pashoq Gjergj Fishta; pastaj pjesëmarrja e tyre në ngjarjet pikante historike, si rasti i Nikollë Kaçorrit e tjerë,veprimet e të cilëve ndritën përgjithmonë historinë, artin e kulturën shqiptare, përkatësisht e bënë atë të gjallë përjetësisht” (fq.8). Ndër trashëgimtarët e tillë,shkruan studiuesi në fjalë, është edhe Dom Gjergj Gjergji-Gashi i cili, krahas dëtyrave të meshtarisë, u rropat përherë duke gjurmuar të vërtetat e fatit shqiptar,në arkiva të Evropës, duke i lënë pastaj ato dëshmi të përjetshme brezave”(fq.8-9).

Te pjesa e parë e këtij libri,autori shkruan për jetën dhe krijimtarinë shkencore të Dom Gjergjit. Duke folë për jetën e tij, autor i librit thekson se jeta e Gjergj Gashit ishte degëzuar në tri rrafshe:

1. punë meshtarie,
2. aktivitete humane dhe
3. punë intelektuale (fq.13-18). Shënimet biografike për Dom Gjergjin, autori i ka shoqëruar me disa foto shumë me vlerë si:
1. Nëna Tereze me Dom Gjergj Gashin,
2. Pikturat e frymëzusra nga vepra “Martirët e Karadakut” e Dom Gjergjit dhe
3. Busti i Dom Gjergjit në oborrin e Kishës Shën Nëna Tereze në Dugajevë.

Krijimtaria shkencore (fq. 20-24).
Studiuesi i monografisë, Sinan Gashi, krijimtarinë shkencore e ka ndarë në tri pjesë:
1. botime shkrimesh në periodik,
2. botime të veprave të plota dhe
3. dorëshkrimet e Dr. Gjergjit që presin dorën e profesionistit për radhitje e botim.

Te pjesa e dytë e librit (fq. 17-60), autori na ka dhënë titujt e shumtë të veprave të Dom Gjergjit.
Te pjesa e tretë e kemi Intervistën e plotë të Dom Gjergjit për “Flak e vëllazërimit” – Shkup 21-22.III.1998, fq.16-17.
Te pjesa e katërt ndërkaq, i kemi recensionet e autorëve të shumtë që janë shkruar për jetën dhe veprat e Dom Gjergjit, e ata janë: Ahmet Selmani, Vllasova Musta, Pal Doda, Kujtim Bevapi, Sarë Gjergji, Engjëll Sedaj, Sinan Gashi, Shpëtim Doda, Teuta Toska, Prend Buzhala, Isak Ahmeti, Don Lush Gjergji. Disa nga këta autorë të recensioneve janë përfaqësuar me nga dy – tre e më tepër recensione si p.sh. Sinan Gashi, Isak Ahmeti,etj.

Krejt në fund e kemi shkrimin:
1. Në përmbyllje (fq. 164)
2. Burimet dhe literatura (fq. 165-167), dhe
3. Treguesin e lëndës (fq. 168-170).

V. Krejt në fund

Vepra: GJERGJ GASHI I PËRKUSHTUARI I DIJES, është, sipas modestisë së autorit (fq.164) vetëm një vepër nismëtare për ta paraqitur opusin krijues e studimor të këtij të përkushtuari të dijes.
Përgëzime nga zemra, miku im, Sinan Gashi!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.