12 C
Tirana
E shtunë, 17 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Godina historike e Bashkisë Shkodër, krenari e Shkodres – pasuri e rendësishme...

Godina historike e Bashkisë Shkodër, krenari e Shkodres – pasuri e rendësishme arkitekturore kombëtare !

0
Bashkia Shkodër - digjet, 16 tetor 2026

SIMBOLIKA E MARRISË DHE HAJNISË…

Ndërkohë që Bashkia Shkodër ishte përgatitiur të festonte ditëlindjen e Enverit, më 16 tetor 2026, vandalët shkodranë i fusin flakën, duke ia djegur godinën kryetarit të saj milioner, Benet Beci. Krytetari kishte ikur dhe ka shpëtuar pa lëndime… A e dini sa të fortë e mban veten kryetari? Ka lëshuar mjekrën si Rama edhe ai…

Dikush pyeste: Kush po i djegë këto objekte? Ata që kanë vjedbur e duan të zhdukin dokumentacionin. Prokuroria e policia duhet të hetojë, e të mos harxhojë energji me njerëz, që nuk kanë bërë krime kurrë.

Shkruan Musa Kurtulaj – gazetar – proletar gjithë jetën në shërbim të atyre që u majmën duke vjerdhë paratë e shqiptarëve, ndër ta edhe kryuetari i Basshkisë… Tani ose ikën idhulli i Musës, Rama, ose do ketë si duket dëme kolaterale të tilla… Pasi dikush po e ushqen destruktivitetin e kërtij populli, që do të largojë Ramën nga pushteti. Socialisti i vetëm i ndershëm, që mbeti proletar si në kohën e komunizmit, i cili nuk përfitoi asgjë nga pushteti i korruptuar…

Musa Kurtulaj Musa Kurtulaj

– Mbrojtja e saj; obligim i të gjithë qytetarëve të kësaj bashkie –

Pasditen e së premtes, një grup adoleshentësh qëlloi me gurë dhe bombë molotov godinën e Bashkisë Shkodër. Fatmirësisht, nga ky sulm nuk u raportuan dëme në godinë. Megjithatë, një ngjarje e tillë nuk mund të kalojë në heshtje, sepse s’kemi të bëjmë thjesht me një godinë administrative, por me një objekt ndertimor mbishekullor krenarie të Shkodres dhe njëherësh pasuri shumë të çmuar historike, arkitekturore – kulturore të vëndit tonë. Për këte arsye madhore, është e dhimbshme dhe njëkohësisht skandaloze që një ndërtesë e tillë, e cila përfaqëson histori, identitet dhe krenari për e Shkodrën, të bëhet objekt sulmi nga të rinj që, në vend që të kuptojnë vlerën e trashëgimisë që kanë përpara, përdorin dhunën kundër saj.

Sigurisht, përgjegjësia e të rinjve që përfshihen në akte të tilla duhet trajtuar me seriozitet, por, përtej veprimeve të tyre, duhet të ndalemi edhe tek ndikimi i atyre që i nxisin, i manipulojnë dhe i përdorin për qëllime të tilla kriminale këta të rinj ! Adoleshentët kanë nevojë për edukim, orientim dhe përgjegjësi për qytetin e jo për t’u kthyer në mjete të urrejtjes dhe të dhunës. Prindërit, shkolla, shoqëria dhe institucionet kanë të gjithë një rol të rëndësishëm në formimin e brezit të ri. Godina e Bashkisë Shkodër nuk është pronë e një individi apo e një force politike. Ajo është pasuri e jashtëzakonshme e qytetit dhe e të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Për këtë arsye, çdo sulm ndaj saj është një goditje ndaj trashëgimisë sonë të përbashkët dhe ndaj respektit që duhet të kemi për historinë e Shkodrës.

Sipas vlerësimeve për rëndësinë e saj arkitekturore, kjo godinë bën pjesë në një kategori ndërtesash të rralla, të cilat përbëjnë një vlerë shumë të veçantë për qytetin. Në në mbarë botën thuhet se janë 5 godina të tilla, njëren nga këto e ka Shkodra. Ajo u ndertua në vitin 1912 ose 114 vite më parë nën drejtimin e arkitektit të vilajetit të Shkodres; arkitektit francez Agustin Briott. Ndertohej kjo godinë në vitin kur Shkodres i duhej të përballonte rrethimin shtatëmujor serbo-malazez ! Pra merret lehtësisht me mënd se me çfarë pasurie kemi të bëjmë !

Ajo ka qëndruar në këmbë përballë sfidave të kohës, ka përballuar rrethimin shtatmujor serbo – malazez të Shkodres, kaluar dy luftëra botërore, u ka rezistuar disa herë termeteve rrënuese; u ka qëndruar trazirave të viteve 1991- 1992 dhe atyre viteve 1997-1998 duke mbijetuar si dëshmi historie dhe e qëndrueshmërisë së Shkodrës. Në këte kontekst, është paradoksale dhe thellësisht e papranueshme që në vitin 2026, në vend që ta ruajmë e ta vlerësojmë këtë pasuri që sa më shumë kalon koha aq më tepër i rritet vlera, të ketë të rinj që e sulmojnë me gurë dhe molotov !

Dihet, Shkodra është një qytet me histori të lashtë, me kulturë të pasur dhe me një traditë të spikatur vlerash qytetarie. Natyrisht që ka debat, kundërshti dhe protesta paqësore, por kurrsesi dhunë ndaj simboleve dhe pasurive të saj që janë pjesë e historisë sonë kombëtare . Kundërshtitë politike janë pjesë e demokracisë; shkatërrimi dhe rrezikimi i trashëgimisë nuk mund të justifikohen në emër të asnjë kauze.

Godina e Bashkisë Shkodër është krenari për Shkodrën dhe për çdo qytetar të kësaj bashkie e krahinave për rreth saj. Ajo duhet të ruhet, të mirëmbahet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm si një prej dëshmive shumë të rendësishme në kronologjinë e e identitetit të Shkodres. Nuk duhet të lejojmë që papërgjegjshmëria, urrejtja apo interesat e ngushta të vënë në rrezik atë që historia na ka lënë trashëgim.

Duke i marrë në konsideratë të gjitha ato që theksuan deri këtu, në këtë situatë është e domosdoshme që Policia Bashkiake të shtojë vëmendjen dhe praninë pranë godinës, veçanërisht në oraret kur mund të ketë rrezik për incidente të ngjashme. Ruajtja e kësaj pasurie duhet të jetë një detyrë e vazhdueshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe Policinë e Shtetit.

Shkodra nuk ka nevojë për dhunë, por për sa më shumë qytetari, nuk ka nevojë për shkatërrim, por për përgjegjësi, nuk ka nevojë për urrejtje ndaj historisë së saj, por për dashuri, respekt dhe përkushtim ndaj gjithçkaje që e bën këtë qytet të veçantë.

Të mbrojmë godinën e Bashkisë Shkodër do të thotë të mbrojmë deshmi shumë domethenëse arkitekturore historike, deshmi të identitetit dhe dinjitetin të qytetit të Shkodres !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.