24.5 C
Tirana
E dielë, 16 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi MENDIME QË BËJNË DRITË TËRË JETËN (6)

MENDIME QË BËJNË DRITË TËRË JETËN (6)

0
Ismet M. Hasani

Nga Ismet M. Hasani

U R T I . P O E T I K E (6)

D R E J T Ë S I A

O drejtësi, sa padrejtesi bëhen në emër tënd!
Me urtësi foli
një plak
Suksesi padrejtësi
zgjatë shumë pak!

Njëni drejt,
tjetri shtrëmbër,
paraja e bën
drejtësinë te verbër!

E di mirë,
ç’është drejtësia?
Jep me njënën dorë
të kthehët me të dyja!

Edhe kopsht i Mbretit të jesh’
një therrë brenda do ta kesh’
Edhe ëngjëlli edhe djalli,
gjëndën brenda te i gjalli!
***

HALLET E DYNJASË

Hallet e dynjasë,
nuk janë si ato të fukaras’!
Kjo dynja rrypa-rrypa
herë më hype e herë të hypa! (në Kosovë)

Kjo dynja rrypa-rrypa,
herë të hypa – herë të zhdrypa (në Gjakovë)

Halle e derte n’këtë dynja
s’ka njeri që nuk i ka!
Halle, halle n’këtë dynja
shkojnë i vijnë kurrë pa ia nda
Rahati kurrë nuk ka.
Rahat shpirti nuk asht n’këtë dynja
veç lutje Zotit duhet me i bâ
Kush i lutët Zotit në këtë jetë
do të shpërblehët me “xhenet”.
*

M A T U R I A

Me e shtin kryet ngusht, e nxjerrë fjalë
me e shtij fjalën ngusht – duhet nxjerrë me kry’

Gjuha flet,
zemra e mëson!
Për fjalë t’kqija
shpina pëson!

Mbani në mend,
vajza e djem’
gazi i madh
kthehet në helm

Fol mirë,
fol pak
bëhësh i mirë
për marak!

Më pat thënë njëherë
një plak:
i mençuri di shumë
por flet pak!
***

P Ë R T A C I A – DEMBELIA

Mirë së të gjej
oj hija e madhe!
– Mirë së vjen
o njeri pa halle.

A ke vend
të rri pak
rri sa të duash
që ke “vakt”

Kur të shohësh verës
dikënd ndër hije
s’i ka punët mirë
këtë mirë dije!
***

N’DASH QAJ, N’DASH QESH

Këmba e madhe
ta shqyen këpucën
kafshata e madhe
ta shqyen gushën.

Kush ia di
fijën kësaj pune,
mos ha shumë se
të del përhunde!

Si në vendin tand,
ashtu dhe n’vend t’huaj,
kur nuk di mirë not,
në ujë të thellë- mos luaj!
***

K Ë S H I L L A

Më shumë vlerësohet një këshillë
e mirë, sesa një pasuri e madhe!
Një studente pyeti profesorin: – Sa jeni i pasur, profesor?
– Jam më i pasuri në botë!
Sepse kur të bie me fjetë, pa u bâ 15 sekonda më merr gjumi më njëherë,
se nuk më bren’ ndërgjegja për arsye sënu i kam bërë të padrejtë askujt!

Krejt jetën
merremi me mësime,
në fëmiri mësojmë për vete
kur të rritemi
japim këshillime.

Mos i thuaj vetës:
– unë gjithmonë muj’
se nuk shkon gjithëherë
kungulli mbi ujë.

Pa u mbuluar mirë
shtëpia piket,
Ai që bën mirë,
kurrë nuk koritët!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.