29.3 C
Tirana
E premte, 14 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj “COLEGIUM RAGUSINUM” NË DUBROVNIK – DROMCA JETE

“COLEGIUM RAGUSINUM” NË DUBROVNIK – DROMCA JETE

0
Colegium Ragusinum Dubrovnik

(Retrospektivë)

Nga: Isak A H M E T I

I. Colegium Ragusinum

Colegium Ragusinum në Dubrovnik është themeluar në vitin 1658 dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme arsimore të Republikës së Raguzës. Pas tërmetit të madh, të v.1667, kompleksi, kisha e Shën Injacit, sipas projektit të Andrea Pozzo-s, u rindërtua gjatë viteve 1669-1725. Më pas institucioni mori emrin Colegium Rhagusinum. Ky kompleks ndodhet në Qytetin e vjetër të Dubrovnikut pranë Shkallëve të Jezuitëve…

II. Si nxënës i Colegium Ragusinum

Pas përfundimit të Shkollës Tetëvjeçare në Zhegër, me sukses shembullor (1963), kam shkuar në Kolegjin prestigjioz të Jezutëve në Dubrovnik, ku kam studiuar për katër vite.Paralelisht me Kolegjin e Raguzës në Dubrovnik, e kam kryer, me korespodencë me sukses të shkëlqyeshëm, edhe gjimnazin “Zenel Hajdini”në Gjilan, bashkë me shokët e gjenerstës siç janë: Sabri Tahiri.

Në Colegium Ragusinum bashë me mua kanë qenë edhe stubllanët: Ndue Gjergji, Engjëll Kengji, Lush Gjergji dhe Pashk Ballabani.

Fatbardhësisht, në Kolegj, unë kam qenë i dalluar jo vetëm në mësime, por edhe në grupin letrar,në grupin dramatik si dhe në grupin muzikor. Për më tepër, në vitin e katërt si maturant, për shembull, kam qenë i vetmi i privilegjuar nga Rektori i Kolegjit, Josip Kukuljan dhe perfekti I. Striliq që kam gëzuar të drejtën për të dalë në qytet, në Qytetin e vjetër, për çdo ditë, për t’u marrë me hulumtime dhe kontakte, me bashkëpunime dhe bashkëbisedime, në mënyrë të veçantë me At Vinçenc Malajn, atëherë drejtues i Bibliotekës françeskane në Qytetin e vjetër të Dubrovnikut, e më vonë albanolog i njohur jo vetëm në rrafshin kombëtar.

III. Si aktor dhe kompozitor

Gjatë kohës së studimeve në Kolegjin e Jezuitëve, jam marrë edhe me krijime letrare. Kemi pasë aty edhe gazetën e murit: Marijin stjeg, ku kam qenë ndër shqiptarët më aktivë dhe kontribues i dalluar.

Aty jam marrë edhe muzikë dhe me komponime.Aty kam komponuar (muzikën dhe tekstin) e himnit: O Sh’Jozef … që e kemi shfaqë me shumë sukses aty, në Kolegj, para nxënësve dhe një publiku të përzgjedur. Më pas ky himn me dekada është ekzekutuar (kënduar dhe vazhdon të ekzekutohet (këndohet) nëpër kishat famullitare të Kosovë.

Së fundmi është ekzekutuar (kënduar) në Famullinë e Binçës kur edhe janë promovuar disa vepra të rëndësishme të Dom Frok Zefit… Këtu, për kureshtje për lexuesit, po e japim, si info tekstin dhe muzikën e këtij himni:

Vlen të theksohet këtu me këtë rast se, në vitin e katërt, si maturant, unë kam qenë i angazhuar edhe si aktor në rolin kryesor të dramës: ZVIJEZDA NA ISTOKU, që e kemi shfaqur me shumë sukses jo vëtëm brenda COLEGIUM RAGUSANUM por edhe në Qytetin e vjetër të Dubrovnikut dhe jashtë mureve, në Llapad dhe Gruzhë… Kjo dramë pat bërë jehonë të madhe në ato vite…

IV. Në përmbyllje

Në përmbyllje të këtij shkrimi, solla pa pa modesti për ju, lexues të mi të dashur, vetëm disa dromca të jetës sime, të aktivitetit dhe kreativitetit tim, gjatë kohës së studimeve të mia në njërin nga Kolegjet më prestigjioze të Jezutëve në Dubrovnik!…

Stubëll e Epërme,
Gusht 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.