25.2 C
Tirana
E shtunë, 18 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Visari i Kosovës

Visari i Kosovës

0
Visar Thaqi

(Këto vargje i kushtohen dëshmorit Visar Sabit Thaqi, i cili, duke braktisur jetën e sigurt në Zvicër, u rreshtua vullnetarisht në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e atdheut. Rënia e tij heroike më 18 korrik 1998, në kufirin shqiptaro-shqiptar, përfaqëson një akt sublim të sakrificës kombëtare dhe të idealit për liri.)

Me atdhedashuri dhe humanizëm
u brumos nga babai i tij,
Sabit Thaqi,
mësues i popullit.

Ishte i shëndetshëm e ambicioz,
trupgjatë
e me shpatulla luani,
i kthjellët
e me shikim skifteri.

Vetulla e qepalla
i kishte
porsi krah dallëndysheje.

Kur ia thoshte këngës
me zërin e ëmbël
dhe melodik,
i kënaqte
jo vetëm njerëzit,
por edhe zogjtë e malit.

U këndonte trimave
dhe fushave të Llapit,
Pollogut
dhe Myzeqesë.

Me ison e tij të këndshme
interpretonte
edhe këngët e Labërisë.

E donte punën,
sepse qysh si fëmijë
ishte mësuar të jetonte
nga djersa e tij.

Ishte sportist i vërtetë;
goditjet
i kishte të forta
si prej katapulte,
qitjen nga arma
të saktë
si të dajë Ali Ajetit.

Edhe pse vetëm 21 vjeç,
la Zvicrën
duke thënë:

“Jeta s’ka për mua kuptim
kur shoh që armiku
na vret
e çnderon
në konakun tonë.

S’dua as vend për varr,
nëse sot Kosovës
zot nuk i dal.

Betohem
se do të fluturoj
porsi kolibri,
drejt Llapit tim.

Do t’i marr
babë, nënë,
vëllezër e motër
në përqafim,
pastaj
do t’u bashkohem shokëve
në istikame,
do të luftoj
e rezistoj,
që pushtuesi
të mos na thyejë
e nënshtrojë.”

“Nëse vritem
në beteja për liri,
mos qani ju, prindër,
e as ju, vëllezër,
e as ti,
e dashura motër,
por ndihuni krenarë,
se jetën e dhamë
që zëri i shqiptarit
të dëgjohet
e përfillet,
si në Tiranë,
ashtu edhe në Prishtinë,
Shkup, Preshevë,
Medvegjë, Bujanoc, Ulqin,
Treg të Ri, Himarë e Çamëri.

Pastaj
të gjithë së bashku
këndoni
e hidhni valle,
se ne s’kemi vdekur,
por jemi rilindë,
që Kosova, Ilirida
dhe Shqipëria,
në shekullin e ri
ta gëzojnë lirinë
e të shohin dritë!”

Arif Ejupi
Gjenevë, 15 maj 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.