Në Tiranë unë linda, u rrita mes zhurmës e dritave me e pa fund, aty hodha hapat e parë të jetës, aty u shkollova, u dashurova, u rrëzova e prapë u ngrita. Mbi Tiranë bie hëna e na ndriçon netëve të gjata, ylli i vonë mbi pallate heshtur shkëlqen, e dielli ditën zgjon rrugët, kafenetë, njerëzit, ëndrrat që s’flenë. Tirana e mbretërisë, e diktaturës dhe pseudo-demokracisë, Tirana metropol, tribunë e të mençurve dhe e të fortëve, e fisnikëve e hallexhinjve, e biznesit, e rrëmujës, e budallenjve e pasanikëve. e ikanakëve e ardhacukëve e intelegjentëve e…
Këtu punova e jetova, këtu ngrita emrin e djersën time, se Tirana të lodh, të përplas, por prapë të mban si nënë në gjirin e saj. Në çdo cep të saj ka histori, një dashuri të humbur, një shpresë të ndezur, një njeri që vrapon pas jetës e një tjetër që endet me zemër të thyer. O Tiranë, ti nuk je vetëm qytet — je plagë dhe krenari, je zhurmë dhe mall, je vendi ku njeriu humbet, por edhe gjen veten prapë.
Tiranë 09/07/2026











