Kur Heshtja Flet
Në një botë që flet si stuhi pa pushim,
ne u deshëm në heshtje, pa asnjë shpjegim.
Pa fjalë të mëdha, pa premtime në erë,
vetëm dy shpirtra që u gjetën në një herë.
Heshtja jonë s’ishte bosh, por gjuhë e fshehtë,
ku zemrat flisnin më qartë se çdo e vërtetë.
Dhe kur bota rreth nesh u bë zhurmë e ftohtë,
ne mbetëm dritë që s’u shua dot.
Sepse dashuritë më të forta s’kanë nevojë për zë,
ato jetojnë aty… ku heshtja flet vetë.
–DEO
Kush je kur je vetëm?
Kush je ti kur bie drita e skenës,
dhe s’ka më sy që të ndjekin si hije e qenës?
Kur bota të heq çdo rol e çdo emër,
dhe mbetesh vetëm me zërin në zemër?
A je ai që ndërton fasada çdo ditë,
apo shpirti që qan kur askush s’të sheh në dritë?
Sepse njeriu s’është ajo që tregon në publik,
por ajo që mbetet kur gjithçka bëhet frikë.
Dhe kur hesht qyteti, dhe fiket çdo zë,
ti nuk je më maska… je vetëm ti vetë.
–DEO











