Koment
— Shumë njerëz të politikës nuk i kuptojnë zgjedhjet, ose i kuptojnë si diçka që duhet t’i përbushin objektivat e tyre individuale, duke “harruar” se ata janë në shërbim të qytetarëve. Nuk e kuptojnë së cila është e arsyeshme dhe cila është e pa arsyeshme, sikur që nuk kuptojnë rëndësinë që kanë zgjedhjet për një shtet. Mediat po mbajnë disa aktorë politikë në fokus dhe të tjerët po i shëndrrojnë si të parëndësishem..!
Skënder MULLIQI
Nuk mund të thëmi së shumica e zgjedhjeve në Kosovë nacionale dhe locale nuk ishin demokratike dhe te lira, kështu u cilësuan edhe nga vëzhguesit e jashtëm që monitoruan zgjedhjet nga afër. Por çka në fakt na sollën ato pasi përfunduan? Qytetarët dalin në zgjedhje, për faktin së njerëzit besojnë se vota e tyre mund ntë vendosë. Po shihet se zgjedhjet humbasin peshë politike? Pas secilën palë të zgjedhjeve mendohet së do të ndodhë diçka më e mirë, se më shumë do të realizohen kërkesat legjitime të qyetarëve. Në Kosovë premitimet e partive politike ishin gjatë fushtave elektorale megallomane pa mbulesë, dhe premtime manipulative. U shfrytëzua keq vota e lirë, nga krerët e partive politike, të cilët duket së paraprakishtë kishin planifikluar gjithqka çka do të ndodhë pas tyre.
Mashtrimi më i madh i njeriut modern nuk është se ai beson se është i lirë, por se ai nuk e vëren më kur liria shndërrohet në një procedurë. Të bësh lojëra politike më fatin e popullit dhe të vendit, është poshtërsia më madhe dhe më dëmshme politike. Manipulimet dhe rrenat për fat të keq janë kthyer në normalitet. Këta njerëz të politikbërjës po shihet se nuk kan vizione për të ecur më kohën bashkëkohore. Temperatura politike ndryshon, por jo struktura që përcakton se sa larg mund të shkojë çdo vendim. Dhe, këtu fillon ajo për të cilën rrallë flitet me zë të lartë. Zgjedhja nuk është vetëm midis opcioneve të ofruara, zgjedhja është edhe në atë se si praktikishtë zbatohen opcionet në radhë të parë. Shumë njerëz të politikës nuk i kuptojnë zgjedhjet, ose i kuptojnë si diqka që duhet t’i përbushin objektivat e tyre individuale, duke “harruar” se ata janë servis i qytetarëve.
Nuk e kuptojnë së cila është e arsyeshme dhe cila është e pa arsyeshme, sikur që nuk kuptojnë rëndësinë që kanë zgjedhjet për një shtet. Mediat po mbajnë disa aktorë politikë në fokus dhe të tjetrët po i shëndrrojnë si të parëndësishem! Disa tema që po i përsërisin vazhdimishtë, e temat qenësore për mirëqenje, dhe zhvillim po lihen në periferi. Kjo nuk i ndihmon proceset shoqërore dhe politike, por i kthen në një mënyrë apo tjetër mbrapa. Ne parim, ajo që nuk shihet mjaftueshem dhe preket gjatë pushoni së qeni reale.Kjo natyrisht së po bëhët për arritjën e qëllimeve të caktuara politike. Pushteti po shihet si vend që sjellë përfitime të mëdha dhe pasurime mbrenda nate. Këtu fshihet edhe ajo kur fuqia ekonomike nuk shkon në votime, por përcakton rregullat e lojës. Kjo zatën shumë është duke i kontrubuar krizave të cilat po duken pa rrugëdalje.
Pa ligjshmëritë janë duke i kushtuar Kosovës në secilin plan të jetës dhe të punës, por në mos funksionimin e shtetit ligjor dhe demokracisë liberale. Dhe, kështu arrijmë në një rend në të cilin qytetari ftohet rregullisht të marrë pjesë, por i lejohet gjithnjë e më pak të ndikojë vërtetë. Njerëzit janë të lodhur nga pjesëmarrja që nuk ndryshon drejtim. Ata janë të lodhur nga cikli në të cilin shpresa përsëritet, dhe rezultatet mbeten dukshëm të njëjta, në atë që dhemb më shumë, siç është ndjenja e të jetuarit. Shoqëria nuk hynë në krizë siç jemi katandisur ne që shumë kohë kur hiqen procedurat e saj, por kur procedurat mbeten dhe njerëzit pushojnë së besuari se ata vërtetë mund ta formësojnë jetën e tyre përmes tyre. Po mbahen shpesh zgjedhje të shpeshta e të kushtueshme, të cilat në thelb nuk po sjellin ndryshimet e pritura.Dëmet po bëhën gjithnjë e më shumë të pariparueshme…











