Nga Engjëllushe Sheme Koltraka
Dy mijë e nëntëqind vite
Si sot më parë
Krishti do të lindëte
E ndriçoi botën mbarë.
U perhap Krishterimi
Së pari në Iliri
Ndaj kjo Formulë Pagëzimi
Shkëlqen si flori.
“Në emër të Atit
E të birit
E të Shpirtit
të shenjtë”.
Kjo formulë
Rron përjetë
Në rrënjë ulliri
Në Iliri mijëra vjet.
Pas gjashtëqindës
Lindi Profeti
Ai ishte bindës
Me emrin Muhamedi.
Ndaj lexohet formula
“Elailaheinellah”
Hak muhaber
Esurulla”.
Në të moçmen Iliri
Jetojné të dy fetë
Lura është mrekulli
E harmonisë së vërtetë.
Djalit të parë
I vënë emrin Kristian
Të dytit në radhë
I vënë emrin Muhamedan.
Vendi i shenjtë
Është Kisha
Aty ka rrenjet
Edhe xhamia.
Njelloj të dyja
Njohin një Zot
Lutjet e mia
Drejtohet jetë e mot
E nisa poezinë
Të kujtoj mrekullinë
Vetë Zoti bëri ymër
Krijoi vërë dhe dimer.
Që jeta të ketë larmi
Krijoi kishë dhe xhami
Në tonën Iliri
Jetojnë në harmoni.
Po ashtu poetët
Shkruajnë poezi
Për të shenjtet
Profetet e mi.
U shkruan rubaiere
Me vargje, me rima
U shkruajtën prej dëshirë
Shumë larg nga cmira.
Shkruajtën historianët
Siç qe Herodoti
Për Gadishullin Ilirian
Bekuar prej Zoti.
Para tremijë vjetesh
Kishim mbretëri
Krenar të rritesh
Buzë Drinit të Zi.
Ku Mbreti Kidni
Kishte mbretëri
E rriti Trojvogjli
Plot me lavdi.
Te Kodër Gështenja
Është themeli e rrënja
Në qytetin Emathia
Me histori të lashta.
Shkruajti dhe Volterani
Në kullë tek Gjon Dibrani
Ai shkroi e tha:
Më priti Gjon Emathia.
Tridhjetë e dy fise
I ka ILIRIA
Në dyzet male gjaku i lidhte
Ndaj shquhen nga trimeria.
Për fisin e Sulit
Shkroi dhe Bajroni
I gjeje ballë sulmit
Vallëzonin në maja honi.
Mé parë shkroi Idriz Tiblisi
Aq bukur vargjet ujdisi
Për djemtë petrita ilirianë
Pér vajza ballë-sermaja si hënë.
Po flas me Gavril Darén e Ri
Pér Kenget e Milosaos si stuhi,
Për Bijën e Lalës që kërkonte trimin
Për syshkruarin asaj lotët i rridhnin.
Do të takoj Omet Kajanin
Të rrëkëllej disa kupa
Sytë xixa do t’i nxirrnin
Në Iliri, me allti në brez, rri çupa.
Takova dhe Pablo Nerudën
Që e ka të gdhendur poezinë
Kur i lexon, zemrat shkunden
Nga thirrja poetike për lirinë.
Ketu pranë kam Eliadhën
Jano Ricos bukur e tha fjalën.
Shprehur në vargje të lira
Stuhi rrezatuese plot ngjyra.
Më tej është Servantesi
Me Romanin “Don Kishoti”.
Duke lexuar të zë mengjesi…
Paudhësitë i dënon dhe Zoti.
Tutje është Heminguei
Me Romanin e tij “Etja”
Kur dëgjoj sot bomba të shpërthejë
E pafuqishme më duket vetja.
Në Dardani, Ali Podrimja
Në çdo varg rënkon dhimbja
Dhimbje e rëndë është Presheva
Deri në palcë dhimbjen e ndjeva.
Kur të lexosh Gjergj Fishtën…
E bashkon kombin “Lahuta e Malesisë”,
E ndriçon natën porsi ditën
Për t’u turrur drejt lirisë.
Shumë i sosur ky Migjeni
Mushkërinë ia bloi veremi
Shkroi Poemen e Mjerimit
Që është vula e robërimit.
Se kur robërohet Kombi
Ai shkon drejt vdekjes
Nuk ka më fuqi robi
Të shpëtoj prej hekjes.
Nga majë malet e Kolonjës
Erdhi Fan Stilian Noli
I pendës e i shkronjës
Ai është brilanti, mendjeholli.
Poezia e tij ka ritrëm luftarak
E zemrat tona i ngre peshë
Nuk kapi pushkën të bëj gjak…
Si Ai mëmëdhetarë të jeshë…
Po Hasan Zyko Kamberi
Ndrin me bejtet e tija
Kur trëndafili petalet çeli
Trëndafil i çelur edhe poezia.
O Hasan, zjarrin e ndeze
Në Gji Kotorri e Gji Preveze
Don Atdheun me dyzet male
Lidh me besë e lidh për fjale.
Iliria ka tridhjetë e dy fise
Si gjerdan në irrnek qëndisme
Çdo fis kishte Mbretin e vet
Me fusha, male e me det.
Mblidhen shekujt në kuvend
Dhe poetët më me mend
Si do thuret poezia?!
Që të mposhtet tragjedia!
Shumë e çmuar është liria…
Ku ka liri lulëzon dashuria,
Ku ka dashuri lulëzon mirësia
Ku ka mirësi lulëzon harmonia…
Trishtohen shekujt dhe poetët
Kur midis popujve gjaku derdhet
Vetëm gjakësorët hedhin bomba
Në gjak fëmijësh mbytet bota.
Se shkencëtarët mendojnë më shumë
Si të prodhojnë bomba me uranium
Të shuajnë fshatra dhe qytete
Si i shuajnë mijëra tërmete.
O Zot! Ky shekull është harbuar!
Ndaj poetët janë mjeruar…
U drithërohet fjala në vargje poezie
Kur shohin lot në sy fëmije.
Popuj kërkjojnë ndihmë nga Zoti
Të frenojë këtë ligësi ciklopi
Që nuk ngopet me gjak njeriu
…Shpëtona o Zot! Lutet fatziu.
Mbi dheun e nën dhe rri ligësia
Ndaj drithërohet dhe poezia
Drithërohen popujt kur u humb liria
Një shekull drithëruar trojet e mia.
Presin të ngjallet një Kastriot
Nish-Pervezë të jemi sot
Në katër vilajete të valojë flamuri
Shekullit dhe poetëve t’u buzëqesh nuri.
Kështu vendosën në të madhin Kuvend
Në Trojvogjël ku është origjina
Aty kanë lindur burra me mend
Për Atdhe nënat lindin trima.
Shumë e rëndë plaga shqiptare
Shumë rënkon nën të zezën ndarje
Liburni, Iliriadë, Çamëri, Dardani
Bashkohuni rreth flamurit kuq e zi!
Se gjuhë frymëzuese ka Kadareja
Flakadan për kohët e reja…
Kur e lexon kthjellohet mendimi
Dhe shqipes i lehtësohet fluturimi.
Në gjithë botën fjala mori dhenë
Poet, shqipja ka Kadarenë…
Ky kollos i letërsisë
I lartësoi krenarinë shqiptarisë.
Po i përmend poetët me radhë
Në këtë kuvend shekullor
Për lirinë thanë shumë fjalë
Për fjalë të lirë ranë shumë dëshmorë.
U ekzekutuan për fjalën në liri
Sa me plumb, sa në litar
Vdekjen e pritën plot krenari
Ndaj të pavdekshëm janë në altar.
Për të mbrojtur të vërtetën
Me dëshirë do ta fal jetën…
Të mbetem më vargjet e poezisë
Si luftëtare e paepur e Lirisë.
Tiranë, më 02/04/2026
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar











