
Shumë shekuj ka pritur Kosova dardane
që Adem Jashari fatin e atdheut të tij ta
vështroj, përmes grykës së pushkës dhe
nevojës për ribashkimin me Shqipërinë.
Por, para s’e fitorja jonë të jetë e plotë
secili të japë atë që i duhet Kosovës,
Kosovë e pushkës dhe e kryengritjeve
liria jonë sot ka emrin, Republikë, andaj
qetësohuni. Ç’farë na duhet në këtë çast,
për t´iu prirë dardanëve të zemëruar nga
shtypja dhe poshtërimi serb e pushtimi.
Kohë e së vërtetë për lirinë tonë jemi ne,
u fliste trimave të UÇK-së Adem Jashari,
i fliste pushkës së tij me sy qiellor, fama
do të ecë sa ne do të kemi fuqi dhe gjak,
që Kosova të jetë zonjë e fatit të vendit.
Atdheu ynë i copëtuar nga fqinjët tanë
i ndarë në katër molla të gjakut: në gegë,
toskë, çamë dhe albanë është kauza jonë
kauza për një gjuhë dhe flamur shqiptar!
Atdhe Geci











