16.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Rama-Basha – një dashuri e natyrshme në mes dy fluturakëve, si ajo...

Rama-Basha – një dashuri e natyrshme në mes dy fluturakëve, si ajo e Kreshnikut për Ramën modernist…

0
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Kokrrosha pa bereqet

Kur Basha ishte ministër i jashtëm në kohën e Saliut, fluturonte nga 2-3 herë në javë me avion, për punët e tij, ngjashëm si Rama dhe e mbulonte këtë me idenë se po fluturon si Rama për Shqipërinë…

Por rezultatet tregojnë se asnjëri prej tyre nuk bëri asgjë për shtetin e popullin shqiptar, sado që fluturuan e rritën kontot e tyre bankare. Por populli i varfër e hallexhi, kujton e beson, se ata u shqepën duke u interesuar e punuar për ta, e disa prej tyre janë gati të hidhen në fyt, po u kritikove liderin… Prandaj kjo pjesë e popullit të paditur rri e varfër, se nuk di ndryshe, po u preve hundën, ata hanë edhe bar.

Lul Bashës i patën vënë emrin “hollandezi fluturues” ngaqë kishte qenë me studime në Hollandë e kishte disa lidhje me të shoqen atje. Ndërsa Rama edhe pse ka ecur goxha në moshë, sa në pamje të duket si plak 70 vjeç, nga hallet e mëdha që i ka krijuar (hunda) drejtimi i vendit, ai po ndërron avionët për të udhëtuar më shpejt, se u shqep duke punuar për ta zhvilluar vendin drejt fundosjes…

Edhe Kreshnik Spahiu e do Ramën shumë. I duket tironc, modernist, pordhac. Pavarësisht se ai e Bamir Topi morën poste të larta në kohën e Berishës prej tij, ata sot e urrejnë Berishën aq shumë sa janë gati ta lënë Ramën në pushtett gjithë jetën si Enverin, vetëm Berisha të mos u kthehet më në pushtet.

Në psikologji përdoret termi synim “drejt dukjes“, apo “drejt qëllimit“? Kjo ka të bëjë me mënyrën se si orientohen disa njerëz në punët e tyre, a fokusohen ata për të arritur qëllimin, për të cilin janë ngarkuar e paguhen, apo tresin si vaji në lakra dhe kamuflohen si kaposha, pra, synojnë dukjen?! Te politikanët kjo e fundit duhet shumë, se janë njerëz publikë, që performojnë para popullit dhe duan ta justifikojnë votën që marrin prej tyre.

Nëse shohim punën e të dy sipër-përmenduerve, e sidomos të Ramës, e vëmë re me lehtësi, se Rama ka synim kryesisht drejt dukjes, si të shesë pordhë para popullit të varfër shqiptar, se ai është një kalli pa kokrra, bosh, por që e shet veten shtrenjtë, autoritar, i gjithëdijshëm, si lider global, sikur fati i botës, e nënkupto këtu edhe i Shqipërisë, varet nga ai. Aq sa edhe Mero Baze shkroi në një moment, kur SPAK kërkoi imunitetin e Belindës: “qoftë larg, po u arrestua Rama, ku shkon vendi?!” Mbesim pa bukë fare…

Por në fakt, çfarë arritjesh ka bërë Rama për Shqipërinë?! Realisht shumë pak, zgjuarsia e vetme e tij ka qenë se ai ia futi Saliut, dhe tani e ka kapur pushtetin dhe e ka kthyer shtetin komplet në shërbim të zgjedhjeve, si e si ai të fitojë sa herë që bëhen zgjedhje. Dhe nuk lë metodë pa përdorur për të fituar, duke shantazhuar, blerë e vjedhë votat.

Kjo ka shkuar në kurriz të zhvillimit evropian të vendit, dhe ne po ngjajmë më shumë me një republikë autokratike bananesh, si Serbia e Turqia, të cilat edhe pse kanë zhvillim ekonomik më të madh se ne, nuk janë në gjendje të integrohen në BE, pikërisht se nuk lejojnë demokraci e rotacion pushteti në vendet e tyre. Nuk i arrijnë standardet për të hyrë në BE.

Rama ka dalë për këtë arsye me një ide, se BE don të na marrë si Shqipëri – pra, hyrje me mik në BE, dhe ne do i plotësojmë standardet deri më 2027. Rrena në beze, po të jetë për standarde, Shqipëria nuk i plotëson kurrë, në këtë mënyrë se si po qeveriset vendi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.