13.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi RRËNJË, FIS, PLIS E LIS

RRËNJË, FIS, PLIS E LIS

0
Kumrie Avdyl Shala

Kumrie Avdyl Shala

Këto poezi ua dedikoj trungut,
fisit e plisit, rrënjëve që më mbajtën të fortë.
Më dhanë identitet, kulturë, karakter, guxim,
më mësuan buzëqeshjen e ëmbël, dashurinë e pastër,
të mos mashtroj, të mos tradhtoj,
të jem humane, liridashëse, njerëzore.
E ata ishin prindërit e mi, hijet që qëndruan nën diellin tim,
zemrat e tyre nuk pushojnë kurrë së rrahuri për mua.
Për mua dhanë çdo frymë, çdo thesar të jetës, deri te vdekja,
me dhurimin më të madh që mund të japë njeriu.
Ata që bëjnë diellin të lindë aty ku perëndon,
që shkretëtirën e shndërrojnë në tokë pjellore,
ata që mbjellin dashuri të mëdha,
për të cilat vetëm vdekja mund ti ndajë.
Rrënjët e mia janë gjak, dashuri dhe kujtime,
trungu im është guxim dhe shpirt i paçmuar,
Për plisin që më mbron është çdo buzëqeshje,
çdo sakrificë, çdo gjest që më bëri atë që jam.
Rrënjët, fisi e plisi jon i bardh.

K.A.Shala
Dt/ 04.02.2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.