10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 5)

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 5)

1
Kadare - Agolli

Ismail Kadare – Donika Agolli – Dritëro Agolli

Lexoni për herë të parë!

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani, Suedi

Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!

A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!

Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!

Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!

*
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
*
Për të mësuar se si funksionoj «makina e shkatërrimit” duhet të njohim një figurë, të panjohur në historinë zyrtare, por që luajti rol vendimtar në këtë “dramë”?!
Emri i tij ishte Petrit Dume. Zv/ministër për kulturë në vitet 80-ta; burrë i vogël, me sy të ftohët, me buzëqeshje që nuk arrinte kurrë të shikimi. Dume nuk ishte shkrimtar, nuk kishte shkruar asnjë libër, por ai kishte diçka më të fuqishme se talenti. Ai kishte akses në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Sipas dëshimive të 3 punonjëve të ministrisë, të mbledhura nga historiani Arben Puto në vitin 2020, Dume kishte krijuar atë që ai e quante ”Seksioni i mbrojtjes se imazhit kombëtar”; një zyrë vogël me vetëm 4 punonjës, por me një mision të qartë: të monitoronte çdo përmendje të shkrimtarëve shqiptarë në mediat Perëndimore dhe të rregjistronte çdo akcion që mund të dëmtonte interesat e shtetit. Por ai, atë që ishte qënjesore, qe ai kurrë nuk e tha publikihst, ishte se monitorimi nuk ishte vetëm kundërshtimi i gënjeshtrave, por krijimi i tyre!

Njëra ndër ish sekretarët e kësaj Ministrie, Lindita Hoxha, ishte urdhëruar nga Dume, që ajo të lexonte dhe të përkthente gazeta Perëndimore – italiane që kishin të bëjmë kritikët ndaj Kadares dhe t’i dërgonte në Stokholm, duke aluduar se ishin analiza të pavarura akademike. Dhe kur ajo e kishte pyetyr PSE?, ai i ishte përgjgjur: ”Sepse, nëse Kadare e fiton Nobelin, ai do të ishte më i fuqishëm se Partija! Dhe né nuk mund ta lejojmë këtë!”
Por, Nuk ishte në shënjestër vetëm Kadare!? Dume kishte vue para veti një fushatë suptile edhe kundër Agollit.

Ai nuk e akuzonte drejtpërdrejtë nga se kjo do të konsiderohej shumë e dukshme, por Dume, në vend të kësaj filloi të përhapte informata për gjendjen shëndetësore të Agollit. Në raportin drejtuar Komitetit Qendror, ai shkruante:
”Shoku Agolli po tregon shenja të paqendrueshmërisë emocionale Ai ka pasë disa shpërthime nervore edhe në takime publike. Mjekët i sugjerojnë pushim të gjatë!”
Këto raporte të Dumes NUK ishin të vërteta: Agolli ishte i lodhur, por nuk ishte i sëmur çmendërisht!

Por në një Sistem ku përceptimi ishte më i rëndësishëm se realiteti, këto raporte ishin mjaft për të krijuar një fije dyshimi.

Dhe, kur në vitin 1986, emri i Agollit serish u përmend në listat e Nobelit, Dume siguroi që NJË KOPJE E RAPORTIT MJEKSOR I FALSIFIKUAR NATYRISHT, të arrinte në Stokholm, bashk me një letër shpjeguese, në të cilën shkruante:
”Akademi i Nderuar! Né besojmë se Ju duhet të jeni mirë të informuar për gjendjen shëndetësore të Agollit! Ju mund të merrni një Vendim që mund t’i turpërojë të dyja palet…!”

Kjo ishte një goditje e përsosur, e pamundur për t’u gjurmuar, e pamundur për t’u mohuar, sepse vet mohimi mund të konsiderohet si simptomë e çmendjes!
*
Në ndërkohë në Paris qëndronte Kadare i rrethuar me botues të librave të tij. Në mënyrë të fshehtë, në një kaféné të vogël pranë Sorbonës, sipas hulumtuesve françezë u zhvillua një bisedë midis Kadaresë dhe një zonje të quajtur Ingrid Mallmstrong. Kjo ishte pranvera e viti 1987. Ingrid Mallmstrong ish-antare e Aakademis suedeze, që ishte tërhequr qysh nga viti 1984, por që ende kishte ndikim të madh në Vendimet e Akademisë suedeze, sipas dëshmisë se kamarierit të kafénesé të dhënë para gazetarit françez Pjerr Dugua në vitin 2008, ”Takimi zgjati më se dy orë.

Kadare bëne me duar i nervozuar, ndersa Ingrid e degjonte me duar të kryqëzuara. Kadare ishte i tensionuar dhe, në fund, ajo i tha ”diçka” që Kadaren e bëri të zbehej, u ngrit doli nga kaféneja pa paguar q’e Kadasresë s’i kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ingrid mbeti e vetmuar dhe duke e pirë kafénë e ftohur, nxori nga çanta një bllok të vogël dhe shënoi diçka?!”

Çfarë i tha ajo Kadares?!

Në Stokholm kishin arritura letra se Kadareja bashkëpuon me Sigurimin e Shtetit Shqipar. Dhe se Akademia (Komiteti) suedeze ishte e shqetësuar.

Zonja Ingrid Mallmstrong i kishte thënë Kadaresë që të tërhiqej për një kohë. Kadarea kishte reaguar (kundërshtuar) duke i thënë se terheqja vullnetarisht kupton pranimin e fajit. Ingrid Mallmstrong i kishte thënë një frazë Suedeze, dhe ato fjalë e përcollën Kadaren terë jetën:
”Z. Kadare! Né në Stokholm nuk shpërblejmë të pafajshmit! Né shpërblejmë ata QË DUKËN TË PAFAJSHËM! Dhe ju, fatkeqësisht NUK DUKENI TË TILLË!”

( V i j o n )

1 KOMENT

  1. z Kryeredaktor!

    Ju jam shumë mirënjohës për publikimin e pjesës 5-të të titullit: “Pse, as Kadare, as Agolli, nuk moren kurrë Nobëlin?!”
    *
    Jam bindur se:
    Qëndrojnë 3 lloj mendimesh:
    1. Mendimi yt,
    2. Mendimi im, dhe
    3. Mendimi i DUHUR.
    Të mençurit zgjedhin të tretin!
    *
    Sa i përket shkrimit tim, mendoj se për lexuesit është i DUHUR, ngase lexojnë shumë të pathëna dhe të panjohura gjer më tani.

    Kam marrë edhe KOMENTE, për mua të mirëseardhura, por për komentuesit vlenë një KËSHILLË: “Keni durim, lexoni edhe pjesët në vijim dhe do mësoni se “Pse, Kadare, as Agolli, nuik moren kurrë Nobelin?!”
    I MIRËPRES KOMENTET!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.