MERZ PRANON GABIMIET, PO EUROPA, PËRSE HESHT NË RAPORT ME KOSOVËN?

1
Friedrich Merz

Gani I. Mehmeti

“Për një kohë shumë të gjatë, ne në Gjermani nuk donim të dëgjonim paralajmërimet e fqinjëve tanë baltikë në lidhje me politikat imperialiste të Rusisë. Ne e kemi pranuar këtë gabim – dhe nuk ka kthim prapa nga ky konstatim”, ka deklaruar Merz. Transmeton gazeta “Kosova Sot Online », më 24 qershor 2025.

Dhe, deri sa Merz pranon gabimin, Europa hesht. Sa herë Kosova ka dhënë sinjalet e saja për Serbinë fashiste e gjenocidale, dhe Europa sërish heshtte !

Madje, Europa, duke kuptuar në Bashkimin Europian, ka shkaur edhe më larg me Kosovën, duke kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo është kërkesa më e dëmshme për shtetin e Kosovës.

E kanë thënë ndërkombëtarët se nuk ka ndonjë rrezik, se nuk është Republikë Serbe e Bosnjes, por asnjëra nuk ka garantuar dhe nuk ka bindur as edhe bariun e Kosovës, se Asociacioni nuk qenka i dëmshëm për Kosovën shtet, se përmes asociacionit, nesër a pasnesër, do ketë referendum, duke qenë të grumbualluar serbët në veri të ksoovës, dhe për synim kanë ndarjen nga Kosova dhe bashkangjitjen me Serbinë. Kjo është e qindpërqindtë. Pikërisht për këtë Vuçiqi e kërkon asociacionin sa sikur edhe kushtëzon zhvillimet e bisedimeve me Kosovën derisa të themelohet asociacioni.

Prandaj, është koha që, edhe BE, të vërë gishtin kokës, të mendojë mirë për këtë asociacion. Në anën tjetër, sikur vërtet të ishin shumicë serbët me kohë në këto komuna, do hahej disi. Mirëpo, shumicë mbetën tek pas përndjekjes së shqiptarëve nga veriu i Kosovës në vitin 2000, ku pati edhe të vrarë edhe të plagosur edhe iu dogjën shtëpitë dhe nuk u lejuan më të kthehen në shtëpitë e tyre deri sot. Vetë komunat nuk ua jipnin lejet të rindërtonin shtëpitë e tyre.

Ata, pas ndarjes së Mitrovicëas në Mitrovicë veriore, nuk lejonin të ktheheshin shqiptarët, me qëllimin se po u kthyen, do bëhen sërish shumicë ose do të barazoheshin dhe nuk do mund të relalizonin qëllimet e tyre të ndarjes nga Kosova.

Prandaj, unë them se, ashtu sikur ka parë gabimin Merz, duhet të kthjellohen edhe të BE-së dhe të anulohet si kërkesë themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sa më heret, aq më mirë.

Në anën tjetër, asociacioni nuk i integron në Republikën e Kosovës serbët, përkundrazi, ata do të mbyllen ne vetvete dhe në vend të integrimit, do të ç’integrohen, dke e dëgjuar Serbinë.

Le ta kuptojnë qëllimin e Vuçiqit. Nuk duam njohje të Republikës së Kosovës nga Serbia pa veriun e Kosovës.

Europë, bëhu e drejtë, prano gabimin, largoje nga kërkesa Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.