Jo vetëm politika por edhe opinioni publik po reagon shumë për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky arrestim qe i “paralajmëruar”, e megjithatë trazojë gjithë politikën shqiptare. Si gjithnjë, kjo e fundit është e ndarë në dy qëndrime. Opozia e cila përplas duart pasi mendon të godasë numrin dy të pozitës, i cili vjen pas kryeministrit, Rama për nga “hierarkia” në Partinë Socialiste… Dhe në të vërtetë arrestimi i Veliajt është një “fitore” elektorale e opozitës… Nga ana tjetër kryeministri Rama dhe pozita kanë mbajtur një qëndrim më të matur, duke thënë se për gjykimin në fjalë, fjalën e fundit duhet ta japë drejtësia. Pozita dhe mbështetësit e Veliajt kanë shumë vërejtje lidhur me mënyrat dhe proçedurat e arrestimit. Gjithashtu kryeministri Rama, theksoji se : “Partia Socialiste ka heshtur këto vite për të mbrojtur drejtësinë” dhe tani pas arrestimit të Veliajt, tha ai: “Nuk mund ta kaloj, nuk kam koment”.
Pra pozita pas arrestimit të Veliajt, ka ngritur zërin kundër SPAK-t. Unë mendoj se pozita duhet ta mbrojë me çdo çmim atë. Krijimi i SPAK-ut dhe reforma në drejtësi është arritja më e madhe e PS në këto 30 vite demokraci. Ndaj nuk duhet sulmuar absolutisht SPAK-u. Ai është krijesë e SHBA-së. Pavarësisht ndryshimeve në zgjedhjet e fundit atje dhe ardhjen së Trumpit, si president, SHBA-ja duhet dhe do ta mbështesë patjetër, SPAKU-n… Ndryshe nuk mund të flitet për demokraci dhe shtet të së drejtës… Sido të shkojnë punët, Amerika mbetet Amerikë dhe SPAK-u do ketë mbështetjen e saj dhe të Bashkimit Evropian… Madje, pas ngjarjes me Veliajn, Bashkimi Evropian ka mbajtur një qëndrim të prerë në mbrojtje të SPAK-ut. Përmes një reagimi zyrtar, BE, deklaron se po ndjek hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në deklaratën e delegacionit të BE-së, thuhet: “BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përpuethshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë”. Sido që të shkojë “fati”, i Veliajt, SPAKU duhet të vazhdojë punën dhe të vendosë drejtësinë. Opinioni shoqëror i ka pasur dhe i ka sytë nga SPAK-u, pavarësisht “gërrmërreve” të politikës… Politika dhe një pjesë e mirë e politikanëve, të këtyre 30 viteve, janë përgjegjësit kryesor të gjendjes në Shqipëri. SPAK-un duhet dhe do ta mbrojë PS-ja, si forca politike më serioze në Shqipëri. Nuk mund të presim që SPAK-un, ta mbrojë Berisha me opozitën. Ato për interesat e tyre, “nonstop” po e luftojnë SPAK-un, duke e cilësuar atë, si: “Strukturë e organizuar kriminale”, ” Skapi i PS”, “Dum Dumani”, etj.
Veliaj akuzohet për konsumimin e veprave penale, si: Korrupsion aktiv e pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie. Këto janë akuzat. Qëndrojnë apo nuk qëndrojnë akuzat, për këtë do të flasë drejtësia. Le ta presim drejtësinë derisa të thotë fjalën e fundit. Unë e kam votuar kryetarin e Bashkisë, Erion Velinë. E kam përgëzuar për shumë ndryshime që ka bërë në Tiranë dhe në Njësitë Administrative të saj. Për rastin në fjalë, pres të flasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, së bashku me SPAK-un. Unë dëshiroj të dali i pafajshëm. Në rast të kundërt le të marrë dënimin e merituar…
Po, përtej fatit të Veliajt, dua të bëj disa pyetje për SPAK-un dhe institucionet,si: Çfarë po bëhet me dosjet, e: Gërdecit; 21 Janarit; Shkatërrimit të 500 fabrikave, uzinave dhe kombinateve; Shkatërimit të pronave të ushtrisë, Shitjen e proneve shtetëtore në bregdet dhe gjithë Shqipërinë; E vjedhjes së floririt, etj.?!
Unë kam bindjen e plotë se SPAK-u, do të bashkëpunojë më shumë me institucionet e drejtësisë dhe institucionet e tjera të shtetit. Kontrollit i Lartë i Shtetit së bashku me Shërbimin Infirmativ Kombëtar, mund ta ndihmojnë më shumë SPAK-un në vendosjen e drejtësisë, dhënjen fund NDËSHKUESHMËRISË, konfiskimin e pasurive të vëna nga krimi i organizuar, korrupsioni, vjedhja, prostitucioni etj. Shumica e shqiptarëve, si edhe unë, kemi besim tek SPAK-u dhe institucionet e larta të shtetit. Pas këtyre “tronditjeve të mëdha” duhet të vendoset drejtësia dhe paqja sociale. Në këtë vend të bekuar nga zoti dhe të shkatërruar nga politika duhet të vendoset drejtësi. Drejtësinë nuk mund ta vendosë vetëm SPAK-u! Kjo është thembra e Akilit, dhe jo politika dhe politikanët…
Ibrahim Kabili
Tiranë, 13.02.2025