shkruan Fahri Xharra
“Arumunët janë një grup etnik dhe komb autokton (?) me vendbanim në të gjitha shtetet e Ballkanit. Arumunët flasin gjuhen arumune, një gjuhë latine e përafërt me gjuhën rumune dhe atë italiane. Arumunët gjenden ne shtete si Shqipëria, Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia.
Shumica e Arumunëve të Shqiperisë kanë banuar ne qytetin e atëhershëm Voskopojë, e cila u dogj nga Ali Pasha dhe ku “Arumunët u detyruan ta braktisin qytetin e tyre duke u shpërngulur nëpër zona të tjera, si dhe në shtete si Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe Serbia.” (?)
Vllehtë në territorin shqiptar ndodhen të përqëndruar në pjesën jug-lindore, në atë të mesme dhe jug-perëndimore të Shqipërisë. Po ashtu ata shtrihen edhe në shtetet e tjera të Ballkanit si, në Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi,… Besimi fetar i vllehve është ai ortodoks. Bizanti bëri të gjitha përpjekjet të konvertonte popujt në Helenë, ata që Roma i kishte kthyer dikur në Romakë. Po ashtu dhe latinishten e gjuhët e tjera vendase, i zëvëndësuan me gjuhën Greke. Helenizimi mori autorsinë dhe të krishterimit, ku çdo i krishterë quhej grek. Profesionet e vllehëve kanë qenë kryesisht: blegtorë, zejtarë, tregtarë, mirëmbajtës kanalesh, ujësjellsave, ndërtues banesash urbane e kishtare, si dhe ndërtues urash. (shkruan APOSTOL EDMOND PETRAJ )
Popullsia shqiptaro-vllahe ka bashkëjetuar në harmoni të plotë, si në përpjekjet për zhvillimin shoqërorë të tyre dhe në atë politikë.
Mbretëria iliro -thrakase e Prespës ka qenë një nga bashkëjetesat e suksesshme në luftrat e tyre të përbashkëta për egzistencë, nën drejtimin e Kontit Samuel në vitet 976-1017, duke patur si kryeqendra Ohrin dhe Durrësin.
Pra vllehët ose vllahët janë një popull që banon kryesisht në Evropën Juglindore. Quhen ndryshe edhe arumunë. Janë pasardhës të popujve vendas të Ballkanit të romanizuar, vijnë nga ilirët dhe thrakët e romanizuar, dhe nga kolonizatorët romakë.
Mbas shembjes se Perandorise Romake ata u kthyen ne një popullsi thjesht blegtorale qe shtegtonte gjate veres nga qendrat fushore ne pika malore. Kështu jetuan gjate shekujve. Ata nuk u bene bujq dhe as profesione nuk mesuan. Duke qene se jetuan ne pika te vogla të shpërndare pa shume lidhje territoriale ndërvedi, shumë prej tyre janë asimiluar, prandaj popullsia prej 150.000 nuk u shtua shume gjatë shekujve.
Gjate shek XIX kur ne Ballkan u përjetua rilindja e kombeve arumunet nuk munden te krijonin një levizje të vertetë rilindëse, sepse u mungonte bashkësia e territorit, dhe sidomos u mungonte ekzistenca e qyteteve, ku mund te krijohej një elitë intelektuale e cila mund të perpunonte ideologjia e rilindjes kombëtare. Vllehtë ishin një popull i shperndarë dhe mik më të mirë e njihnin popullin shqiptar, pasardhesin e lirirëve, me të cilin kishin jetuar pa u ngacmuar ne shekuj.
Vllehët banojnë kryesisht në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Rumani. Më parë vllehët banonin dhe në Kosovë e Shqipërinë e Veriut, por sot shumica janë asimiluar ose kanë emigruar. Edit Durham në librin e saj “High Albania”, përshkruan se në Prizren kishte 180 shtëpi vllahe në 1909-ën. Në librin e saj ajo tregon se vllehët në Kosovë jetonin dhe në Prishtinë e Mitrovicë.
Edit në veprën e saj, tregon se në atë vit, çereku i 2500 shtëpive në Prishtinë ishin ortodokse, dhe shumica e ortodoksëve ishin vllehë. Ajo shton se vllehët dhe shqiptaret takoheshin si vëllezër, dhe Marko, udhërrëfyesi i saj shqiptar, ishte i kënaqur të ishte në shtëpinë e një vllehu. Ajo dëgjon pohime si: “Vllehët, kanë gjak të ëmbël”-thoshte Marko; “Jo si sllavët”. “Vllehët janë si ne”–;i thotë një shqiptar tjetër Edit Durhamit, “nje shqiptar e jep vajzën te një vllah, por jo te një sllav”.
Shqiptarët i quajtën vëllam.
(Their vernacular, Aromanian, is an Eastern Romance language very similar to Romanian, which has many slightly varying dialects of its own.[20] It descends from the Vulgar Latin spoken by the Paleo-Balkan peoples (Romanized Thracians and the related Dacians for example) subsequent to their Romanization. The Aromanian language shares many common features with Albanian, Bulgarian and Greek; however, although it has many loanwords from Greek, Slavic, and Turkish, its lexicon remains majority Romance in origin (James Minahan (1 January 2002). Encyclopedia of the Stateless Nations: A-C. Greenwood Publishing Group. p. 175. ISBN 978-0-313-32109-2. )
Feja tek rumunët dhe arumunët .Linja Jireček është një vijë imagjinare që tregon se ku takohen ndikimet latine dhe greke në Ballkan, sipas të dhënave arkeologjike epigrafike.
Ekzistojnë disa teori në lidhje me origjinën e krishterimit në Rumani. Ata që mendojnë se rumunët e kanë prejardhjen nga banorët e “Dacia Traiana” sugjerojnë se përhapja e krishterimit përkoi me formimin e kombit rumun. Romanizimi dhe kristianizimi i paraardhësve të tyre, rezultat i drejtpërdrejtë i kontaktit midis dakëve vendas dhe kolonistëve romakë, zgjati për disa shekuj.
Rumania ishte e krishter latine deri në shek 10-të, E njëjta gjë vlen edhe për emërtimet e krishtera të festave kryesore të krishtera: Crăciun (“Krishtlindjet”) (nga latinishtja: calatio(ne) ose më mirë nga latinishtja: lacreatio(ne)) dhe Paste (“Pashkët”) (nga latinishtja: Paschae ); Disa emra shenjtorë arkaikë ose të njohur, të gjetur ndonjëherë si elementë në emrat e vendeve, gjithashtu duket se rrjedhin nga latinishtja: Sâmpietru, Sângiordz, Sânicoară, Sânmedru, Sântilie, Sântioan, Sântoader, Sântămărie dhe Sânvăsii.
Ky ishte pra fillimi i shtetit të parë bullgar –ortodoks në Thrakinë e lashtë. Edhe një herë sllavët në këtë kohë ishin të pa dukshëm. Serbët aq egzistonin si etni, të cilët s` i njeh e vërteta historike.
Sipas historianit Ioan-Aurel Pop, rumunët ishin të parët që adoptuan krishterimin ortodoks midis popujve që tani banojnë në territoret në kufi me Rumaninë. Ata miratuan liturgjinë sllave kur ajo u prezantua në Perandorinë e Parë Bullgare fqinje dhe Rusinë e Kievit në shekujt 9 dhe 10.
Gjuha rumune përvetësoi gjithashtu shumë terma fetarë sllavo-bullgar. Për shembull, fjalë si duh (“shpirt, shpirt”), iad (“ferr”), rai (“parajsë”), grijanie (“Kushimi i Shenjtë”), popă (“prift”), sluzhbă (“shërbimi i kishës”) dhe taină (“mister, sakrament”) janë me origjinë sllave të sllavishtes së vjetër ( Bullgarishtja e shek. 10 )
Studime gjenetike
Në 2006 Bosch et al. u përpoq të përcaktonte nëse arumunët janë pasardhës të dakëve, ilirëve, trakëve të latinizuar apo një kombinim i tyre, por u tregua se ata gjenetikisht nuk dallohen nga popullsitë e tjera ballkanike. Dallimet gjuhësore dhe kulturore midis grupeve ballkanike u konsideruan shumë të dobëta për të parandaluar rrjedhën e gjeneve midis grupeve.
Vëllamet u shpërndan nëpër territore ilire, thrako- ilire, pas futjes së ortodoksisë në tokat rumune. ( shek.11-12 – të ) Pjesa që mbeti ata e pranuan Krishterimin Ortodoks.
Referencat i mbanë autori.
Fahri Xharra, 05.03.22
Gjakovë