NGA KALOSH ÇELIKU
(UNIVERSITETI “SHËN QIRILI DHE METODI” FAKULTETI I FILOLOGJISË “BLLAZHE KONESKI”, SHKUP. Republika e Maqedonisë së Veriut, KATEDRA E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPTARE organizioi nje TRIBUNË SHKENCORE: VEPRIMTARIA LETRARE E MEHMADALI HOXHES.
Trbunë shkencore të cilën e hapën: prof – dr. Vlladimir Martinovski (dekan i Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski”, prof. -dr. Ismet Osmani, udhëheqës i Katedrës në Gjuhën Shqipe dhe letërsi. Dhe, djali prof. Bujar Hoxha, përfaqsues i famljes Mehmedali Hoxha. E, përkujtuan edhe familjarët e tij, miqtë dhe bashkëpunëtorët: Sihana Badivuku – Hoxha me një pikë muzikpre me violinë, Kalosh Çeliku, Avzi Mustafa, Valbona Toska, Mustafa Ibrahimi, Ajten Qamili, Farketa Dibra – Zeqiri, dhe Ejup Ajdini.
Tribunën shkencore e përshëndetën, dhe e pasuruan me kujtime, edhe familja e tij e ngushtë: Vajza e tij Merrushe Hoxha, dhe Teuta Hoxha. Edhe, ne fund: pedagogu Tahir Zajazi, djali i luftëtarit dhe këngëtarit mirënjohur Rezhep Zajazi (Trio Zajazi). Miku i ngushtë , që nga Lufta e Dytë Botërore i poetit Mehmedali Hoxha.)
E kam thënë disa herë nëpër takime letrare në Luftën me Penë: Maqedoni të Veriut, Kosovë, dhe Shqipëri. Edhe nëëpr botë. Manifestime Kulturore Tradcionale Ndërkombëtare: Kosova, siç e kishte pas Luftës Dytë Botërore Esad Mekulin, Maqedonia e ka pasur Mehmedali Hoxhën. Tashti, e them edhe publikisht në mjetet e informacionit: Mehmedali Hoxha ishte Largpamës (vizionar) dhe burrë i besës, fjalës dhe Penës. E gjithë kultura dhe letërsia shqiptare në IRJ të Maqedonisë, pothuajse u zhvillua nën përkujdesjen e tij dhe nëpër duart e këtij burri patriot shqiptar.
Mehmedali Hoxha (1924 – 1991), lindi në fshatin Ladolishtë të Strugës dhe ndërroi jetë në Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Shkup. Në fillim ka punuar mësues, pastaj në redaksinë “Flaka e vëllazërimit” si gazetar dhe radaktor. Nga viti 1953, kur për herë të parë doli ravista për femijë “Fatosi”, Mehmedali Hoxhën e gjejmë kryeredaktor të saj. edhe pas daljes nga burgu derisa u pensionua. Është ndër autorët e parë në IRJ të Maqedonisë, që u paraqit para lexuesve me libërin “Vjersha” për fëmijë, krah për krahu me bashkëluftarin dhe shkrimtarin Lutfi Rusi.
Vetëm hidhni një sy veprimtarisë të tij letrare: libri i parë për fmijë “Vjersha” (1952) së bashku me Lutfi Rusin, kryeradaktor i “Detska Radost”, në Shkup. Themelues dhe baba i “Fatosit” dhe “Gëzimit” (revista për fëmijë). Autor i disa librave për fëmijë: Te kroni (1960), Kur fryn era (1962), Atje mbi kodrinë (1974), Ditët tona (1979), Këngë shkollare (1984) Kur linda (1971), Në sytë e Majit (1973), Vashëzat shkollare (1976), Qepallat e verës (1985) Ma thuaj emrin (1989), (përzgjedhje, “Rilindja” Prishtinë), Një brez livadh (1990) (përzgjedhje, “Naim Frasheri” Tiranë) etj.
Mësues, i shumë krijuesve që sot janë emra të dëshmuar në letërsinë shqipe per femije: Abdylazis Islami, Nuhi Vinca, Vahit Nasufi, Mustafa Spahiu, Kalosh Çeliku, Fadil Bekteshi, Ramadan Zejneli etj.
Dhe, e dini si përfundoi ky burrë i Penës, kulturës dhe letërsisë shqiptare në IRJ të Maqedonisë në kohën e sistemit komunist, dhe të sotshmin Neokomunist, me heshtje – harresë. Kulturofagët për të nuk e thanë asnjë fjalë nëpër tribuna shkencore dhe tryeza të rrumbullakta që i organizojnë përditë për t’i fotografuar fytyrat e tyre politike të policisë letrare si pasuri të arsimit, kulturës dhe Letërsisë Shqiptare.
E them këtë se, me veprimet e tyre “patriotike” më ka ardhë tek hundët me këto zhurmaxhi të arsimit dhe kulturës shqiptare. Organizimi i tyre me veshje partiake fundekrye, në dëm të arsimit, kulturës dhe letërsisë shqiptare. “Patriotë, që i ngushtojnë radhët e tyre me gjysmanalfabetë, duke organizuar me direktiva partiake aktivitete arsimore, kluturore dhe letrare: Enciklopedi maqedonase, letërsi maqedonase, përurime të librave, tekste shkollore, antologji poetike, akademi përkujtimore… E ngrejnë zërin, protestojnë, reagojnë në mjetet e informacionit se, të tjerët “vëllezërit” na e sakatojnë arsimin, kulturën, dhe Letersine Shqiptare. E në realitet, mu këta kulturofagë janë kasapët më të rrezikshëm me gërshërë dhe thika në duar tinëz pas shpine, që i sulen arsimit, kulturës, dhe Letërsisë Shqiptare edhe Ditën e Sotshme.
Kokën, vetëm ktheni mbrapa, dhe hidhnu një sy “veprave të tyre patriotike”: emrat e kujt qëndrojnë pas Enciklopedisë maqedonase, letërisë maqedonase, planprogarameve shkollore, teksteve shkollore, abetareve, lektyrave shkollore, revistave për fëmijë… Shitjes të diplomave universitare, titujve shkencor, komisioneve arsimor e kulturor, përurimin e librave të tyre trusakatë me direktiva partiake e para të Qeverisë?!
Dhe, dërdëllisin këto “doktorë” shkence nëpër “tribuna shkencore e tryeza të rrumbullakta” të partive politike, fotografohen non – stop para kamerave televizive pa fije turpi, po nuk thonë asgjë për problemet e vërteta që i ka arsimi dhe kultura shqiptare në Republikën e Maqedonisë Veriut. Bërlloku partiak shqiptar te pragu i derës, përgjumshëm na i emëron sipas propozimeve partiake me emëra familjarë, klanorë, miqësor, policor e partiak, edhe emrat e rrugëve, shkollave shqipe, përmendoreve që duhet të rrinë ballëlartë në sheshin e Shkupit historik, rrëzë Kalasë Dardane.
O Imzot! Vërtetë nuk dinë, apo jemi pajtuar me rrufjanët (informatorë me para e pa para) mu si dje, edhe sot të këtyre “personaliteteve” arsimore e kulturore si në kohën e komunizmit me një revole falas në brez, “dhuratë” nga Policia letrare. “Personalitete” partiake, që edhe sot i kanë frikë t’ua përmendin edhe emërat veprimtarëve shqiptar sipas meritave, mos u çohen nga varret dhe me dy – tri shpulla t’i përzënë haramët nga rruga në shtëpi.
Megjithatë, siç duket do të jetë kjo e fundit: Tollymbaxhinjtë dhe bozaxhinjtë, policët letrar, mullinxhinjtë, çobanët, loparët dhe kurvarët me diplomat e blera universitare, janë armiqtë kryesorë të arsimit, kulturës, dhe Letërsisë Shqiptare. Edhe, do të merren me arsim, kulturë, dhe Letërsi Shqiptare, sa herë që Partia e tyre politie të jetë në pushtet.
Po, deri kur do t’i lëmë të shesin “mend”, dhe pordhë politike për zgjidhjen e Çështjes shqiptare këto gjysëmanalfabetë?! E përkujtoj portretin e këtij burri të pushkës e Penës, Mehmedali Hoxha, gjatë takimeve në redaksinë “Flaka e vëllazërimit”. Takimeve letrare. Vizitave miqësore në familje. Edhe, telefonatat e tij poetike, që i bënte nga banesa ime në “Çair”. Që, i kishte blerë edhe banesë përkarshi meje, Mikes tij besnike. Burrit, me tri gra. Një Zot e di edhe sa mike tjera i ka pasur në jete?! Ai burrë, pjesmarrës i Luftës Dytë Botërore, edhe pse ishte pas Lufte me funksione partiake, nuk mori banesë, as shtëpi nga shteti i “prbashet”, por i bleu vetë me pasurinë e Babait.
Shtepitë, dhe banesat në Shkup, i bleu me trashëgimirinë, duke i shitur arat e Babait tij në Zajaz. Edhe, u binda edhe vetë, gjatë pushimeve që i kaloja në Hotelin “Eurotel” me apartamente, sikur ta kisha marrë me vete edhe Banesën time nga Shukupi në Strugë. Gjatë një bisede me shefin e Hotelit, më thotë, se: e kemi një apartament në emër të Rexhep Zajazit. Nuk, është duke ardhë disa vite me radhë. Ne, me vite e japim me qira, dhe nuk dimë kujt t’ia japim paratë. Buzeqesha. Është, daja im. Dhe, vitet e fundit, ai me miket e tija besnike i kalon në Igallo dhe Bullgari. Vërtetë, ishte i madh si poet edhe miku i tij besnik, Mehmedali Hoxha, parashikues, dhe njeri i fjalës dhe Besës.
Vite më vonë, do të shoh se, unë do të ndiqem këmba – këmbës, edhe shkaku i tij , poetit Mehmedali Hoxha, pas këthimit në Shkup. Që, vetëm e vetëm pse e kisha patur mik dhe mësues të Penës. Takimeve të shpeshta letrare në redaksi. Edhe, pse: me karakter pune. Bisedave letrare në Tavernë. “Shpellën” te Penda. Iku me një dëshirë të paplotësuar në atë jetë, që: edhe pse u përpoq me mish e shpirt, nuk arriti të ma lë trashëgim revistën për fëmijë që e udhëhiqte ai vetë me vite: “Fatosin”. Që, edhe Sotekësajdite do të dilte mesiguri në dritë. Kohë, kur një agjent shqiptar i policisë sekrete, erdhi dhe më gjeti, në banesë në Draçevë, në afërsi të Shkupit. Unë, jam i punëve të brebdshme. Urdhëroni i them, kjo shtëpi ka qenë derëhapur edhe për mikun. Edhe, armikun. Nuk e di çka e ke hallin? Dhe, hyri Brenda në banes.
– Kush të thirrë ty si redaktor i “Fatosit”?
Aty per arty, i thash: Fejzi Bojku. Edhe, pse me mish e shpirt, asaj kohe që të ma lë mua trashëgim revistën për femijë “Fatosi”, ishte Mehmedali Hoxha.
Agjenti policor, duke e ditur realitetin, e kuptoi se ia hodha me mjeshtri, me përgjigjet: A, do ti të bëhesh bashkëpuntor i yni, dhe Ditën e Nesërme të follojsh me punë si redaktor i “ Fatosit”?
Jo, i përgjigjem. Unë mund të vij vetëm si shkrimtar, dhe jo bashkëpuntor. Shkaku, se: ju në atë redaksi, të parin jo, të dytin i keni spiunë. Nëse, vij do vij si shkrimtar dhe jo bshkëpuntor, dhe spiun.
Diten e Neserme takohem me Poetin Mehmedali Hoxha. Edhe, i them: Erdhi një axhent policor, edhe me thotë. Nese, bëhesh bashkëpunror i yni në “Flakën e vëllazërimit”, ditën e nesërme të shkojsh në punë.
– E, ti si iu përgje?
– Jo, i thash: keni mjaftë spiunë në atë redekasi. Uën, nëse vij do të vij si shkrimtar. E, jo si spiunë.
– Mirë ke vepruar, u përgjigjë Mehmedali Hoxha. Se, po ta pranoje, këtu nuk mund ta bëje as një javë punë në redaksi.
Vite, gjate këtyre fushatave parazgjedhore për kryeredator në Gazetën “Flaka e Vëllazërimit”, për të mbetur edhe një mandat si kryeredator, do ta shesë edhe nëj kat të “Flakës së vëllazërimit”. Edhe në kolegjiumin e redaksisë kishte dalë kundër meje që të mos jem redatkor i “Fatosit”. U kishte thënë të pranishmëve në mbëledhjen e radaksisë: Unë jam kundër, po të doni ju vendosni edhe fotografitë e tij nëpër zyra!”
Një “mik” i imi e propozon një gazetar të redaskisë, të cilin nuk e donte Mehmedali Hoxha. Shkaku, se: ai ishte rrufjan, dhe s’kishte haber nga letërsia për fëmijë.
Edhe, nuk u bëra redaktor i revstës për fëmijë “Fatosi”. Që, me siguri edhe sotekësaj dite do ta shihte dritën, nëpër shollat tona shqiptare. Nuk ka problem. Unë, mbeta shkrimtar për fëmijë. Edhe pse, Sot: nuk jam redatkor i një reviste për fëmijë, por jam mik i tyre nëpër bankat shkollore, shtëpive dhe bibliotekave tek ne dhe nëpër botë.
Agjenti policor asaj kohe i Maqedonisë Lindore, shkaku, se: në Maqedoninë perendimore ishte vendasi im shqiptar, në sistemin komunist. Përçudi, në sistemin komunist jugosllav të sigurimin shteëtror, e udhehiqnin shqiptarët. Që, fatkeqësissht, nuk e udhëheqin edhe Sot. Sigurimin e shtetit të ”përbashkët”, në komunizëm e udhëhiqnin dy shqiptarë kryesor: Njëri nga Kumanova , dhe tjetri nga Kërçova. I kam njohur, që të dy: me njërin jam përshëndetur si vandas rrugëve të Shkupit, por kurrë nyk kam pi as edhe një kafe. Me agjentin e Kumanoves kam pi edhe kafe. Gjatë, një organizimi që bënte ai në Shkup, kur ishte edhe i inkudruar si pensonist, ma bënë edhe një ftesë poetike. I përgjigjem: nuk do të mundem, përshkak të angazhimeve.
Matanë telit, më thotë: Cilët ti i propozon të marrin pjesë?
I përgjigjem me dy emra policor shkrimtare shqiptarë si rrufjanë, që i kishin ato në organizatën policore antrishqiptare, me “bagazh letrar”.
Vonë, shumë vonë, do ta kuptoj edhe sesa, i “rrezikshëm” kishte qenë për pushtetin e atëhershëm komunist, dhe Shtetin e “përbashkët” jugosllav Mehmedali Hoxha. E kishin rrasë edhe në burg si kryeredaktor i “Detska radost” se, pas Luftës nuk mund të pajtoheshin maqedonasit që Shtëpinë më të madhe botuese maqedonase për femijë “Detska radost” t’ua udhëheqi një shqiptar, edhe atë: “nacionalist”, dhe “irredentist” Mehmedali Hoxha. Akuza, gjoja se: duke pi konjak “Skënderbeu” e shikuar nëpër dritare në prezencë të disa shkrimtarëve shqiptar e maqedonasë, kishte thënë: do të vij koha, kur ju maqedonasët një ditë do t’i fshini rrugët e Tiranës.
Dhe, vallë, ende nuk e shihni parashikimin e atij poeti, se: erdhi ajo kohë. Maqedonasët, sot i kalojnë pushimet në Shqipëri. Heqin valle, dhe këndojnë lirshëm pa frikë në gjuhën e tyre maqedonase. Një numër i madh kërkojnë edhe vende pune. Përpiqen ta mësojnë gjuhën shqipe. Sot, blejnë edhe shtëpi dhe banesa në Shqipëri. Ndonjëri si shqiptar ortodoks, këthehet edhe te rrënja e baballarëve. Zërin e ngre për shpalljen e Kishës Ortodokse Shqiptare, në Shkup. Shumica marrin nuse shqiptare nga Shqipëria. Çka presin kulturofagët, rrufjanët (informatorët) e djeshëm komunistë, dhe të soçëm neokomunistë “demokratë t Polucisë letrare?! Nuk është çudi, Nesër të regjistrohen edhe si shqiptarë, të këthehen tek Rrënja.
Rëndësinë e këtij parashikuesi (vizionari), dhe burri të penës do ta kujtoj më vonë me mallëngjim: kur, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar, në vitin 1998 organizoi një Akademi përkujtimore për këtë poet për fëmij në vendlindje (Strugë). Asaj kohe një numër special të revistës letrare “STILI 97” ia përkushtuam poetit Mehmedali Hoxha. E dini se, përderisa u organizua ajo Akademi përkujtimore, kemi hequr siç thotë populli të zitë e ullirit. E sabotonin nga të gjitha anët, edhe vetë shqiptarët, na venin ndërkëmbësa, që të mos mbahet kurrësesi Akademia përkujtimore për Mehmedali Hoxhën. Dhe, në fund e dini si përfunduam ne miqtë e poetit, që kishim ardhë në Strugë nga të gjitha anët e Atdheut, na helmuan të gjithëve me ushqim në restorant si mysafirë të Poetit vizionar. Saqë, edhe vetë shkrimtari për fëmijë Rifat Kukaj, tha: po me ne mysafirët nga Kosova dhe Shqipëria çka patën, që na helmuan me ushqim?!
Edhe sot, dalin revista për fëmijë. Përçudi, mbi dhjetë revista për fëmijë. Edhe atë: vetëm në një qytet. Mos shkruajmë këtu për revistat për fëmijë që e shohin dritën nëpër qytetet e Atdheut. Vetëm, fatkeqësisht hidhnu nji sy, janë nën nivelin artistik të revistave për f?mijë: “Fatosi”dhe “Gëzimi” që i udhëhiqte ky burrë i penës në atë kohë të cenzurës komuniste e cila u rrinte nateditë me gërshërë mbi kokë.
Patjetër, jam i detyruar në këtë shkrim publicistk përkujtimor për Mehmedali Hoxhën në këtë tryezë shkencore ta përmendi edhe një rast: kur, posa isha kthyer nga Prishtina në Shkup, dhe isha i caktuar nga Shoqata e Shkrimtëarve të Maqedonisë bashkë me një shkrimtar maqedonas, që të marr pjesë në Mitingun e Poezisë, në Gjakovë. Ende ishin vitet e para nëntëdhjetës, kohës komunizmit pas demonstratave te studentëve të Prishtiëns (1981). Kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës ishte Ibrahim Rugova. Gjatë gjithë manifestimit kulturor të poezisë, maqedonasi nuk mu nda nga shoqërimi hap pas hapi.
E më pyeste herë pas here se, a është larg nga këtu kufiri me Shqipërinë?! E, unë si student i Prishtinës, që kisha qenë dhe kisha studjuar e punuar rreth dhjetë vite me gjithë studime në Prishtinë, pothuajse, i njihja gati të gjithë shkrimtarët e Kosovës. Edhe kryetarin e Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Në një rast, kryetari Rugova na siguroi edhe makinë zyrtare të Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës për “mikun” dhe mua që të shkojmë në Deçan për fli. “Miku” u befasua me gjestin dhe sjelljen e Rugovës në mikpritje. Herë pas here, më thoshte: si është e mundur, kur kishte dëgjuar e lexuar përmes mjetev te informacionit shumë reagime të ashpra të Rugovës në atë kohë me shkrimtarët serbë, në mes të Beogradit?!
Ditë më vonë, pasi u kthyem në Shkup, unë do të mësoj nga vetë poeti Mehmedali Hoxha një të vërtetë të hidhur: në Mitingun e Poezisë në Gjakovë. Unë, kisha marrë pjesë me nëj poet maqedonas, që kishte qenë në gjyq dëshmitar i Mehmedali Hoxhës. E tmerrshme, deri ku arrinte ai aparat burokratik policor! Edhe sot, po i njëjti aparat burokratik policor vepron dhe informon si dikur në kohën e komunizmit me këlyshët me zgjebe që na ndërsehen pas shpine.
Lufta vazhdon me penë. Edhe vitin me dt. 26 dhjetor 2014, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup e përcolli një vit të mbrapsht me një Akademi përkujtimore për Mehmedali Hoxhën (nëntëdhjetëvjetorin e lindjes) duke pritur një vit të mbarë (2015) për shqiptarët. Akademia përkujtimore u hap me këngën kërçovare: Në bahçe na ka ra bryma të mikut të tij të pushkës dhe artit, Rexhep Zajazi. Vlerësime për veprimptarinë e Mehmedali Hoxhës para të pranishmëve sollën kritikët letrar: prof. Dr. Nebih Dervishi, Fadil Curri dhe Kalosh Çeliku. Ora simbolike letrare u pasurua me poezitë e lexuara të Mehmedali Hoxhës: Shtatë ditët e mia.
Përkujtime interesante para të pranishmëve sollën kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij nga Redaksia “Flaka”: Fejzi Bojku, Halil Zendeli, Xhabir Ahmeti dhe Agim Poloska. Poashtu, poetin e përkujtuan në këtë Akademi përkujtimore edhe vendasit e tij: Liri Lena dhe Ibrahim Zhuta. Emocionale ishte paraqitja para të pranishmëve e mbesës së poetit: Teuta Hoxha. Vajzës së tij Merrushe Hoxha, dhe djalit Bujar Hoxha.
Akademia përkujtimore përfundoi me shkundjen e kulturofagëve të partive politike nga gjumi dimëror i Arushës me dajre, e cila ende rri strukur nëpër institucione shtetërore. Koha është, të pushojnë më me shpalljen e “dëshmorëve” nëpër katunde dhe ngritjen e përmendoreve të familjarëve të tyre, miqëve dhe klaneve partiake. Zhurmat e tyre arsimore dhe kulturore të partizanëve partiak si “personalitete” arsimore e kulturore. Përbaltin me heshtje persomalitetet e dëshmuar nëpër vite të arsimit dhe kulturës shqiptare. Pse jo, nesër një shkollë fillore, Institucion kulturor, rrugë qyteti, klub i Shkrimtarëve, ose çmim letrar të mos mbajë emrin e Mehmedali Hoxhës?!
Ne, si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, për çdo vit gjatë Takimeve nën Rrap, e ndajmë edhe Çmimin Letrar për fëmijë: “Mehmedali Hoxha”. Përmëtepër, pse jo: edhe një çmim të nivelit shtetëror nga Ministria e Kulturës, kur hë për hë “krijuesit” e politizuar partiak shqiptar u kënaqën duke i rrëmbyer këto çmime disa vite me radhë institucionale të “vëllazërim – bashkimit” pa asnjë meritë para kamerave televizive, Gjoja, se: nuk kanë më shkrimtarë shqiptar për ndarjen e Çmime shtetërore, Sot: kur i kemi ende gjallë në jetën e përditshme shkrmtarët e dëshmuar shqiptarë…
Dhe, ne fund
QAFË PËR QAFE ME DIELLIN
(“Fatosit” dhe “Gëzimit”
Duke ua uruar dyzetvjetorin)
Hapat e parë i bëra në fletore
Rrugës ju më mbajtët për dore.
Pengesave jam rrëzuar në tokë
Dorën ma keni shtri si shokë.
Vitet gurgulluan si një gurrë
Dhiareve eci vetë, më bëtë burrë.
Dita – ditës u rrita nëpër faqe
Shokët s’plaken, unë me mustaqe.
Margaritarë u vodha guacave nga deti
Përvjetorit tuaj t’i dhuroj lule poeti…
( “FATOSIT” )
Vëllai i vogël s’lidhet në djep
Xhaxhit flokëbardh iu rritsh si plep!
Dimri biro, mos të erdhtë te dera
Trimave ti u dhurofsh pranvera!
Luleve të ecish si xixëllonjë
Ujkut kurrë mos i rafsh në gojë.
Zogjtë ti i zgjofsh nga gjumi
Zemra yte këndoftë si lumi.
Gur më gur të ecish fushës
Pushkën krahut i dalsh arushës.
Shtëpi më shtëpi u bëfsh fener magjik
Dhelpëra ty mos t’u shtift si mik.
Fushës, malit paçsh shumë shokë
Gju më gju e kokë më kokë.
Yll u bëfsh ta gëzojsh qiellin
Qafë për qafe fjetsh me diellit!…
( “GËZIMIT” )
Ujku, e di si e hëngër kaun?
Dora-dorës ecëni me vëllain!
Hap pas hapi vazhdoni rrugën
Arë më arë ta korrim bukën:
Dielli dorën t’ia shtri barit
Lulet vrik t’i rriten livadhit.
Zogu në pemë t’i prij çetës
Vjollca derën t’ia hap bletës.
Gurra e pastër të zbres malit
Mollëkuqja nuse t’i gjej djalit.
Lisat dimrit t’luftojnë me erën
Bilbili t’thërras pranverën.
Ujku e di si e hëngër kaun?
Dora-dorës ecëni me vëllain!…
SHTËPIA E POETIT
( Vehbi Kikajt )
Lisat me shokë verës bëjnë hije
Dielli i troket te porta çdo shtëpie.
Pemëve kush ua thy gishtin e dorën
Poetëve herët ua shkundë mollën.
Zogjtë kur ia thonë këngës rehat
Diellin e zbresin për shtatë kat.
Shkolla natën e bënë ditë
Yjet nuk bëjnë njësoj dritë.
Trim kët ta them në besë ty
Se, e di një shtëpi që ka sy.
Zogjtë kur ia thonë këngës rehat
Diellin e zbresin për shtatë kat…
( LUMIT IU KTHYE LEJLEKU )
Kokëulur ecim unë dhe një mik
Poetin ta vizitojmë në spital.
Spitali na u bë mal.
Miku im poet ka harruar dhomën
Fluturat e spitalit – ndihmë vrik.
Vehbiun e keni mik?
Po, shtoj unë – mësues të vargut
Vjershat e tia na bënë burra.
Ujë pimë te gurra…
( FRIKË NGA LOTI )
Dhoma me shtretër dhe një dritare
Poeti sa na pa u ngritë nga shtrati
Kreshnikun. Tha s’e le n’baltë ati.
Kokë më kokë biseduam për vjershat
Librat, revistat, shokët dhe motin
Frikë kisha mos ma sheh lotin.
Mikun si ta shihja duke humbur lojën
Motra, thash e di si, na kufizoi kohën.
Librave përsëri do t’u kthehesh një ditë
Fëmijët mbi qytet do t’lëshojnë një xhitë.
Terri ngadalë u lëshuam mbi Prishtinë
Rrugë e gjatë, m’thotë të pret me borë
Miqëve të fala, jepu për mua dorë!…
( LOTON NJË LULEBORË )
Dielli nxe, lehtë fryn një erë
Lumit iu kthye lejleku n’pranverë.
Mehmedali Hoxha na prin si burrat
Lupçit të Poshtëm sot i qajnë gurrat.
Nxënësit ecin para me lule – kurorë
Miqt, fshatarët – loton një luleborë.
Kodra me grurë e mori n’gji për emër
Lumi për këngë, fshati ta ruaj n’zemër.
Vjershat: Kush do na shkruaj si Vehbiu
Zogu: si do të cicërroj kur fryn veriu?…
Shkup, 1986
VALLES I PRINTE ME SHAMI
( Mikut t’im, Mehmedali Hoxhës )
Libër më libër, u rrok fytas me ujkun
Zemër mes arave i dha bujkut:
Farë me hebe në krah të hedh ugareve
Bukë të ketë për shkollarët arave.
Revistave për fëmijë e thirrte diellin
Xixë drite ishte lartë për qiellin.
Shkollarëve u hynte te këndimi
Vëlla të vogël e kishte xha Naimi.
Krah për krahu në Dardani
Valles i printe me shami…
Kalosh Çeliku gjatë Tribunës shkencore për poetin Mehmedali Hoxha.
Hapja e Tribunës shkencore për poetin Mehmedali Hoxha.
Pjesmarrësit e Tribunës shkencore pas përfundimit (2024)…
I nderuemi Kalosh Çeliku!
Këtu në portalin FJALA E LIRË lexova shkrimin e juaj kushtuar mikut të juaj Mehmedali Hoxha. Më bëri përshtypje të thella shkrimi i juaj (sa një roman), ndaj vendosa të jap koment.
Nga shkrimi juaj veçova, po citoj:
VALLES I PRINTE ME SHAMI
( Mikut t’im, Mehmedali Hoxhës )
Libër më libër, u rrok fytas me ujkun
Zemër mes arave i dha bujkut:
Farë me hebe në krah të hedh ugareve
Bukë të ketë për shkollarët arave.
Revistave për fëmijë e thirrte diellin
Xixë drite ishte lartë për qiellin.
Shkollarëve u hynte te këndimi
Vëlla të vogël e kishte xha Naimi.
Krah për krahu në Dardani
Valles i printe me shami…
*
Ju lumt mendja dhe ju lumt pena!
Mendjet e ndritura me kujdes dhe profesionalizëm i trajtojnë çështjet.
I lum ai njeri që vdes në qetësi e pas veti lën vepra të mira.
Është madhështore kur nga gjiri i një populli të vogël, dalin njerëz që me veprat e tyre bëhen të mëdhenj e të njohur dhe vendin dhe populliin e vet i bëjnë të mëdhenj e të njohur.
Në kujtesën e një populli mbetet gjatë vetëm ai njeri i cili atij populli i ka bërë të mira.
me respekt
Ismet M. Hasani, Suedi