NUK DUHET TE KETË ASOCIACION PA NJOHJE TE KOSOVËS NGA SERBIA

0
Marrëveshja për asosacionin

Nga: Binak MAXHARRAJ

Mirë është të mos ketë asociation fare!

/Asociacioni nuk u duhet serbeve për një jetë me të mirë, por për mundsinë e ndarjes se veriut/
/Nuk ka Asociacion pa njohjën e Kosovës, te tjerat te qojnë në tredheti kombetare. Nese kjo ndodhë me presionin e ndërkombetarve ata bëhën pjesëemarres i tradhetisë se Kosoves./
/Asoiacioni Ifundit i BE është një maskë e kamufluar me shumë vrima, është thikë pas shpine në sovranitetin e shtetit te Kosovës, është goditje e drejtpërdrejtë kundër Kosoves që ka për qellim bllokimin e ardhmerisë se Kosovës/

Qe dy vitet e kendej prej ardhjes se qeverisë Kurti kjo çështja e formimit te Asociacionit të komunave me shumicë serbe u be shumë aktuale vazhdimisht po ka edhe presion nga ndërkombetaret(BE/SHBA). U përmenden mbi 30 modele te Asociacioneve nga mbarë Evdopa, ai i ekipit menagjues i përber kryesisht nga serbet e Kosoves qe ishte me kompetenca egzekutive por qe u hodhë poshtë nga qevëria e Kosovse, ai i Kroacisë i cili edhe ishte i pelqyer nga Kurti,por ne këtë punë u përzi pa te drejtë edhe santrapi i Shqiperisë Edi Rama me draft-statusin e vetë te cilin Kosova e injoroi bile as qe e lexoi.U bënë presione nga te gjitha anët qe draft-statusin te shkruaj vetë qeveria e Kosovës çfarë ishte edhe detyrë e sajë. Këtë e kishte kërkuar edhe vetë kryeministri i Kosovës ne Oher, por çuditerisht u rafuzua nga ekipi proserb Borell, Escobar dhe Lajçak.

Kështu ne skenë dolen tre kreret e shteteve me te fuqishme të Evropes Koncelari i Gjermanisë Olat Scholz, Presidënti i Frances Emmanuel Marcon dhe Kryeminisrja e Italisë Gerogia Melon moren përsiper hartimin e një marevshje midis Kosovës dhe Serbisë duke e hartuar ate ne bazë te Planit Franko-German se pari ne Bruksel më 27 shkurt 2023 me një document bazë dhe me 4 shkurt 23 ne Ohër me një shtojcë për implementimi e kesaj marevshje. Kjo marevshje sipas asaj qe shkruhet ne te nuk e ka njohjën de jure te Kosovës, ky nuk ishte gabim i Kurtit sepse te medhënjet vendosen kështu, por kjo marevshje e Brukselit dhe e Ohrit sikur e ka mbrenda njefarë njohje de fakto ku shihet perms pranimite te dokumenteve, simboleve e shumë çka tjetër.

Këtë marevshje ne parim e kanë pranuar,njohur edhe Kosova dhe Serbia,por derisa kreministri i Kosovës insistonte qe kjo marevshje për te qenë valide edhe nderkombetarishtë insistoi edhe te neshkruhet nga te dyja palet,por këtë e refuzoi presidenti i Serbisë Vuçiq,i cili me pastaj edhe deklaroi haptas se këtë marevshje nuk e ka nenshkruar dhe se për Serbinë ajo është inegzistente(e pa qenë),çfare edhe e rfuzoi ate për qellimet e tij sespe gjithëmon ai insistonte ne refuzimin e njohjes se Kosoves ne çafërdo forme qe të vjen ajo.

Mareveshjën e Brukselit te shkutrit 2023 dhe te Ohrit te qershorit 2023 me kombngulje e refuzon Seria e jo Kosova e cila edhe insiston te nenshkruhet,bile lidhur me këtë ish-kryeministrja e Serbis Bernabiq edhe e lajmeron Be me një shkresë ku thekson se Marevshja e Brukselit dhe Ohrit nuk është e pranueshme për Serbinë.

Gabimi i madh dhe deshtimi i pafalshem këtu qendron te vetë ndrmjetesusit dhe nderkombetarert si BE/SHBA te cilat e benë te pa falshmen qe nuk u insistua qe këto mareveshje te nenshkruhen sespe marevshjet ndërkombetare te pa nenshkruara ligjet dhe juridiksoni nderkomnëtar nuk i njeh si te vlershme.Nëderkombetarët si nga BE perms Borellit dhe Lajçakut dhe SHBA perms Gabriel Escobarit se bashku edhe me deklaratat e ambasadorve te Amerikes Hovenier në Kosovë dhe Hill ne Serbi e vunë opinionin ne lajthitje se marevshjet nederkombetare edhe te pa nenshkruara janë valide,çfarë nuk është e vertetë.është një mashtrim nga ana e tyre sespe çdo marevshje e panenshkruar nderkombetarisht nuk njifen,janë inegzistente.Këtë e theksojnë edhe shumë opinionist,jurist te shquar nga vendet me te fuqishme te botes si nga BE dhe SHBA.Vlenë te theksohet me këtë rast se këto marevshje e Brukselit dhe Ohrit janë inegzistente te pa pranueshme,te pa qendrueshme qe do te thotë se ligjet dhe juridiksioni nderkombetar nuk I njehë si të tilla dhe çdo gjykat nderkombetare as qe pranon ti shqyrtoi.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe për pasojë erdhi edhe dreft-statusi,jo I Kosovës po ai I BE për te cilin sot te gjithë si opozita dhe nderkombetaret po kërkojnë qe te dergohet në Kushteuese.Draft statusi I BE ka shumë “mish dhije”përmbrenda qe nuk mund te kaperdihet qe sipas mendimit tim është hap I parë I formimit te tenitetit serb qe bie ne kundërshtim me kushtetutën dhe karakterin shumë etnik te Kosovsë.Pastaj ky draft statut është pa autorsi por vjen në emer te BE pa autorsi s’dihet autorsia,a është bie fjalëa I Vuçiqit apo I edi Rames apo I dikujt tjëter por qe I është dergu Kosopvës duke kërkrkuar qe ai te dergohet ne Kushtetuese.

Serbia ishte ajo qe fare nuk ishte e interesuar për dialog e me se paku për përmiresimin e pozites sociale te pakices serbe ne Veri.Kjo nuk ishte qellimi qe Serbia hyri ne dialog,por ishte diçka me shumë,ajo Veriun e kishte dhe e ka interes nacional dhe kombetar.Për këtë interesë nacional te Serbisë,sepse sipas kesaj trojke veriu I praruar ne ar e argjend qe nuk gjendën askund ne botë,nuk na qenka interes”nacional I Kosovës”por I Serbisë.Bile kjo katrahurë rreth ndarjes se Kosoves shkoj shume larg deri ne Shtepin e Bardhë perms “tradhetisë” se ish-ambasadorit Richard Grenell çdo gje ishte gadi qe Serbisë ti jipej veriu.Por,dikush I ra “ziles”,u turbullu qielli,erdhen fortuna dhe stuhi te forta te cilat e detyruan një avion qe te këthehet,most e shkoj ne Shtepin e Bardhë dhe kështu shpetoi Kosova nga ndarja.

Se pari,te gjithë pajtohën se çka kërkon qe ne preambulë pos te tjerave te futen pa shkas edhe Rezoluta 1244 e KS te OKB.Sipas kësaj Rezolute 1244 e cila është ende ne fuqi sot e klësaj dite Kosovën e trajton si pjesë e teritorit te ish-RFJ-se qe nenkupton edhe si pjesë e Serbisë.A nuk ëshët ky një non sens idioteskt i hartuesve te këtij draft- statuti qe me këtë Rezolutë done me ja lidhe kambet Kosovës.Pse, këta kopila hartues ne këtë preambulë nuk e fusin edhe Vendimin e GJND te drejtesisë te vitit 2010 ku theksojnë se shpallja e pavaresisë se Kosoves është legjitim ne tërë terirorin e saj,është në përputhje me te gjitha konventar dhe ligjet ndërkombetare.

Se dyti,Ç’kërkon qe në këtë draft-statut te figuron edhe çështja e Arbitrazhit.

Te gjithë analizuesit e këtij draftë-statusi pajtohën se çeshtja e Arbitrazhit nuk ka vend ne këtë draft dhe se është si një qelizë kanceri i cili do te merrë metastaza me vonë.Ky fare arbitrazhi e venë ne pozitë te njejtë Kosoven me Asociacionin si gadi dy shtete I bie sikur Asociacioni po del si pale e jashtme.Pra,Arbitrazhi është antikushtetues i paparapar me asnjë ligjë e as me kushtetutën e Kosovës i cili e cenon drejtë për drejt sovranitetin e Kosovës.Arbitrazhu si i till është antikushtetues të futet nëe këtëe draft-statut I cili Asociacinin e nxjerrë si pale te posaçme karshi shtetit te Kosoves jo vetem qe duhet por sipas te gjithë analisteve nuk guxon te figuroi ne tekstin final te këtij drafti,këtë duhet ta heq edhe Kushtetusja kur drafti ti kalon asaj.

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin Përendimor dhe profesor ne Universitetin amerikan Johns Hopkins,Daniel Server i cili qendron gjithehrë ne ballë te analizave për Kosovën,edhe kesaj here lidhur me draft-statutin për Asoiacionin qe Kosoves ia shkruan te tjerët,sikur I kundrvehet ambasadorit amerikan ne Kosovë Jeffey Hovenier i cili pat theksuar se Asociacioni nuk do te ketë”kompetenca ekzekutive dhe i njejti do te jetë ne përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”,sipas Serverit nuk po delë ashtu.Po,pse,sespe Server nuk bazohet ne deshirat e polikanve nderkombetar te cilët”deshirojnë “lavdishëm” ta kryejn punën e tyre dhe te fryhen si quranat,e për pasojat ata me pastaj nuk lodhën fare.Daniel Server si një njohes I thellë I çështjeve dhe problemeve me te cilat ballafaqohet Ballkani përendimor e ne veçanti Kosova ne këto vitet e fundit i beri një analizë te thuket këtij draft-statuti i cili privatisht u publikuar kohet e fundit ne shqip dhe anglisht.Server ka pohuar se përmbajtja e draft-statusit ëashtë forte i ndërlikuar dhe se ekziston”mundesia e pranimit te kompetencave ekzekutive ne fushat e përgjegjesive komunale tashme ekzistuese për serbet e Kosoves”.

Pastaj Server vazhdon se ai e ka parë shumë problematike,(pos arbitrazhit dhe Rezolutes 1244 te KS te OKB)edhe aspektin e mbeshtetjlës finaciare nga Qeveria e Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe pa u”s’çaruar fare se ai financim duhet te rrjedhë perms qeverisë se Kosovës, e jo drejtppërdrejte nga qeveria e Serbnisë siç theksohet ne draft-statut duke theksuar se kjo paraqetë “ ka te bejë me kompetencat ekzekutive qe përfshihën ne këtë mekanizem”.Duke vazhduar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund te miratoi vendime,deklarata,rregullore dhe udhezime .Kjo dispozitë,thekson Server,parasheh qartë kompetenca ekzekutive .Qeveria e Sebisë permës Asociacionit mund te ndihmojë sherbime ne sferen e arsimore,shendetesore,por gjithënjë duhet te kaloi pëmes qeverisë se Kosovës,e jo veçmas e ndarë nga sistemi arsimor,shendetesor te Kosovës,ne te kunderten këto segmente janë jashtë ligjeve te Kosoves me”kompetenca ekzekutive,thekson Server më plotë te drejtë

Nga mediat në Kosovë por edhe me gjerë ky draft-statut u bombardua ashpër i cili u lnurë dhe u be lesh nga te gjitha anët, nga të gjithë ata qe marrin vesh në ketë punë.Çështja e parë është se si na piku nga qielli apo nga erdhi,pse erdhi bash nga ata nga te cilët nuk duhej te vinte.Apo aq me keq a mos jemi aq analfabet ne këtu ne Kosovë sa qe nuk po “dijmë”te marojmë një draft-statut dhe u sillem rrotull e çrrotull siç thotë populli rreth”dardhes se ahmatit”sa qe të presim qe këtë draft status te ne e bejnë te tjerët te cilin nuk po e bejnë publik hala për opinionin,por tinzishte ia futen ne strajcë ndërmejtesuesit pro serb Miroslav Lajçak qe te shkoj deri ne Serbi e Kosovë qe draftin te ua kallxon për nuk ua jepë.Në bazë te të gjitha këtyre marifeteve mediat dhe portalet analist dhe opinionist vershuan me mendimet dhe qendrimet e tyre te duke e lavderuar apo dhe më shumë share këtë draftë-statut.

Dhe për ne fund ky draft-statut ashtu siç e elaboruam ne këtë shkrim është një thikë me dy teha qe po rrinë mbi shpatulla Kosoves qe sa kohë.Sipas leximit tim dhe te shumë analisteve dhe opinonistve dhe vrejtjeve te tjara nga shumë anë, sipas mendimit tim kështu siç është I maruem nga te huajt nga BE/SHBA nuk duhet te pranohet,Kosovën e qonë një një qorrsokak,në nje te ardhme te zymët pa perspaktivë. Asociacioni i çfarëdo forme të jetë me kompetenca ekzekutive ose edhe pa to perms formave , qoftë vetëqeverisës, menazhues apo autonomi, e ka bishtin e rrezikshëm prapa, që don të thotë fazë përgatitëse për ndarrjen e Veriut të Kosovë.

Përndryshe, me formimin e Asociacionit, pa kaluar shumë kohë, Kosova jo vetëm që do të tradhtohet nga ndërkombëtarët te cilet me shum na kanë rrejte e mashtuar se sa qe ua kemi pa hajrin për gjat këtyre 12 viteve ne dialog shterp, por nuk është miër ten a çojnë edhe neve deri në tradhti kombëtare, e cila do të jetë e pakthyeshme dhe do të qojë përfundimisht në ndarjen e vendit tonë, ku natyrisht, rol në ndarjen e saj, do të luajnë edhe ndërkombëtarët. Prandej te ia ndrrosh fytyrën Kosovës për hater te nderkombetare,për hater te interesave te tyre gjeostrategjika është edhe me keq,kjo konsiderohet edhe tradheti ndërkomëtare

Por,tani shtrohet edhe një pyetje tjetër a ka garanci ky Asociacion nga ndoklush se nuk e prishë ne te ardhmën sovranitetit e Kosovës.Unë më plotë gojën dhëmë se nuk ka garanci nga askush pos fjaleve boshe qe i merr era siç ndodhi ne Bosnje,kur ne Konferencen e Dejtonit me 1995 me insistimin e Millosheviqi Bosnja u nda ne baza kombetare,nacionale etnike,Edhe atje pati fjalë qe garantojnë për funksionimin e Bosnjes te ndarë etnikisht ne tri republika.Po ku është sot Bosnja është berë një shtet moçal ku askush kushin nuk e pyet.

E erdhi rebelimi i Miloraf Dodikut me lidhje te forta me Serbnoin dhe Rusin dhe e bënë kaos Bosnjen dhe Hercegovine,janë shkeput raportet midis këtyre tri republikave interne.Republika Srpsa e Bosnjes tani është si një jo republic por si një shtet I cili me ndihmën e Serbisë dhe Rusisë po e luan lojën e dreqit ne Ballkan ,po tenton te ndahëtë.E,pra ku janë,ku mbeten garancit e marra ne Dejton.Askud kanë humb.Bile kreatori i atehershëm i Konferences se Dejtonit Richard Holbrooke deklaroi se”rregullimi i tillë i narjës se BH ne baza etnike ishte gabimi me i madh I Amerikës”garancit e se ciles i mori era.

Prandaj çdo marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë me presion ndërkombëtarë, por edhe krijimi i Asociacionit pa e respektuar sovranitetin dhe integritetin shtetror dhe njohjen e Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë kurrëfar kompromisi. Kosova nuk guxon të luaj me sovranitetin e saj, e cila është arritë me gjakun e bijave dhe bijve tanë, me viktima të mëdha dhe gjenocid të Serbisë në Kosovë.

Për mua personalisht është me shumë rreziqe, formimi i asociacionit paraqet më shumë pengesa sesa dobi, pasi asociacioni e shkatërron qenien e shtetit të Kosovës,e zhdukë miltietnitetin e Kosovës Asociacioni mund të arrihet vetëm pasi Serbia edhe de fakto dhe de juro zyrtarisht e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo është e pamundur tani për tani, përderisa në pushtet është elita profashiste e Millosheviqit me lidhje të forta me Rusinë, një egërsi ekstreme nacionaliste të urrejtjes ndaj popullit shqiptar.

Se kendejmi Asociacioni një etnik serb është punë e përfunduar edhe përkundër presionite te ndërkombetarve ai nuk duhte te ndodhë sepse çfardro forme qe te këtë me kompetenca ekzekutive apo pa to ai nuk duhet te refuzohet sepse është kancer pëe Kosovën.Duke I ra shkurtë dhe troç siç e thotë edhe Dniel Server Asociacioni e pranuam apo jo,është një “Repubëlika Srpska”ne zemer te Kosovsë.

Draft statute I derguar nga BE pa autorsi është një pastqyrë se kah do te shkojë Veriu I Kosovës dhe si I teill nuk duhet te pranohet e aq me pakë te dergohet ne Kushtetuese,sespe nuk dergohet ne Kushtetuese diçka çfar nuk e ke bërë vetë,kurse te tjeret ta marojnë kulaqin sipas deshires se tyre dhe te Serbis.Nuk e është e vertetë se Kryeministri I Kosovës e ka pranuar Aciciacionin e BE. Albin Kurti asgjë deri me tani nuk ka paranuar rreth anipse opozita e sulmon se ai veç e ka pranuar dhe kjo është e qartë kundërshtimi I tij për ta quar ate ne Kushtetuese,sespe nuk qohet ne Kushtetuese diçka çfarë nuk është I yti nuk e ke maruar vetë.Kjo është e qartë dhe e njohur se kryeministri I Kosovës nuk pranon kurrfarë Asociacion as me kompetenca egzekutive e as pa to sespe për politikën fashiste ne Serbi kjo është e njejtë,ajo do ta bënë problem kudro qe I nevojitet.

Çeshtjen e Asociacionit një etnik serb e hudhi poshtë edhe kryeparlamentarui Glauf Konjufca duke e goditur forte BE se ajo nuk ka kompetenca për te bërë ndonjë Asocoacion për Kosovës çafre do qoftë ai,sepse Asocoacioni është çeshtje e mbrendshe e Kosovës dhe se BE nuk ka të drejtë te përzihet ne punet e mbrendashme te Kosovës bile këtë tetntim te BE e quan diskriminuse për Kosovën.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.