Arben Çokaj
Ish-prokurori i Krimeve të rënda, Eugen Beci, një mik i imi i kohës studentore, tregon për Të Paekspozuarit, se sipas akuzave të Prokurorisë së Posaçme, Ilir Meta mund të kërkohet të dënohet nga SPAK me 7-15 vjet burg.
Ky është një dënim i merituar, pasi abuzimet e z. Meta janë sigurisht më të mëdha, por pas një karriere të gjatë në politikën shqiptare, me poste të larta si kryeministër e president, ky shtangist, po e merr dënimin e tij, pasi ky popull me drejtësinë e tij të brishtë, po ia kthen në një farë mënyre edhe reston këtij zuzari, megjithëse dënimi i tij realisht, për krimet e abuzimet që ka bërë, mund të ishte sigurísht edhe më i rëndë.
Uroj që Meta ta tërheqë këmbën zvarrë, që këta spurdhjakë, politikanë të poshtër shqiptarë, që kanë abuzuar me paratë e këtij populli, të vijnë graduialisht, një nga një drejt fundit të tyre të turpshëm, ku ju merret edhe një pjesë e lirisë dhe pasurisë që kanë krijuar në mënyrë të pandershme! Ndryshe nuk zënë mend këta hajna e abuzues në masë!
Unë nuk kam mëshirë për asnjë abuzues, qoftë edhe vëllai im, nëse abuzon, pasi këta horra na kanë dëmtuar rëndë dhe na kanë paraqitur si shtret lindor e afrikan, e jo si shtet europian, dhe vazhdojnë ende ta bëjnë!
Pa pikë dyshimi në Shqipëri dhe Kosovë, çdoherë ka lulëzuar korrupsioni dhe zhvatja e parasë së popullit. Derisa kësaj dukurie të shëmtuar nuk i janë shkulur me kohë rrënjët secila Qeveri,paraprake apo pasuese ka vazhduar me abuzime e vjedhje nga më të rëndat..
Me një rrogë prej 1500 euro apo edhe 2000 euro, është e pamundur të jesh milioner dhe pronarë vilash e tokash që nga Shqipëria e deri në Dubai. Kjo është arseja që pozitat e tyre qoftë si President apo Kryeministër në Shqipëri, asnjëherë s’janë liruar pa gjakderdhje. Pa e çrrënjosur këtë të keqe kurrë nuk mund të presim ditë të bardha.
Zhurmën e plaçkitësve dhe sekserëve të tyre mund ta ndalim vetëm ne, duke fuqizuar dhe përkrahur Prokurori e Gjykata.